Home Aktualitet Video/Tronditen mediat e huaja për supergrabitjen në Rinas…

Video/Tronditen mediat e huaja për supergrabitjen në Rinas…

188
0
SHARE

Grabitja e 10 milion eurove në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjeti jehonë të shpejtë në mediat e huaja. BBC, The Guardian, New York Post, AP, Mirror, Daily Mail, media austriake dhe ato italiane. “Grabitësi i armatosur vritet në dalje të aeroportit”, ky është titulli i BBC. Edhe Reuters kanë pasur në vëmendje ngjarjen e rëndë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërise. Lajmi për grabitjen e një avioni të Austrian Airlines, ishte më i rëndësishmi në Austri. Gazeta ‘Heute’ shkruan se kjo nuk është grabitja e parë e këtij niveli në Shqipëri. Kurse “OE24” shkruan se skenat e regjistruara në Tiranë i ngjajnë një filmi të Hollivudit. Në raportim thuhet se një nga grabitësit është vrarë. Më tej, thuhet se kjo nuk është hera e parë që sulmohen avionët, pasi kjo ka ndodhur edhe në vitin 2015, 2016 dhe 2017. “Kleine Zeitung” shkruan se personat kanë qenë të armatosur rëndë, madje me granata dhe eksploziv. Gazeta thekson se bankat shqiptare dërgojnë vazhdimisht paratë e tyre përmes ajrit drejt Vjenës. Lajmi për grabitjen ka gjetur pasqyrim edhe në mediat italiane. E përditshmja “Corriere della Sera” shkruan se grabitësit hipën në një avion të linjës Austrian Airlines duke kryer një grabitje spektakolare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here