Home Bota Turqia forca e dytë në NATO, por Erdogan befason: Tregon planet për...

Turqia forca e dytë në NATO, por Erdogan befason: Tregon planet për armatim të përbashkët me Rusinë

84
0
SHARE

Synimi i ardhshëm i Turqisë, pas blerjes së sistemit raketor S-400, është një prodhim i përbashkët i sistemeve të mbrojtjes ajrore me Rusinë, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan

Forcat e armatosura turke renditen kolektivisht si forca e dytë më e madhe ushtarake në NATO, pas Forcave të Armatosura të SHBA, me një forcë të vlerësuar në vitin 2015 nga 639,551 ushtarakë, civilë dhe personel paraushtarak.

Gjatë ditës së djeshme Turqia bleu sistemin raketor S-400 nga Rusia, ndërsa pas kësaj, po planifikon prodhimin e armëve të përbashkëta me këtë vend.

Image result for S-400

Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur vet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se synimi i ardhshëm i Turqisë është prodhimi i përbashkët i sistemit raketor S-400. Pikërisht diçka e ngjajshme me partneritetin  në programin F-35 të NATO’s, ku Turqia do të kishte qasje të madhe në atë program. Disa fabrika në Turqi do ishin të përcaktuar për mirëmbajtjen e aeroplanëve luftarak F-35 dhe prodhimin e tyre.

“Disa thanë se nuk do të jemi në gjendje të marrim S-400 dhe ne nuk do të mund t’i vendosim ato në territorin tonë, por ata filluan të vijnë. Disa thonë se është e gabuar. Por qëllimi ynë i ardhshëm është prodhimi i përbashkët me Rusinë”, tha Erdogan  me rastin e trevjetorit të përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here