Home Bota Të suksesshëm dhe pa shkollë/ Njihuni me figurat që zotërojnë një pasuri...

Të suksesshëm dhe pa shkollë/ Njihuni me figurat që zotërojnë një pasuri marramendëse, por nuk i përfunduan dot studimet

286
0
SHARE

Edhe pse shumë persona nuk kanë përfunduar studimet, kjo nuk i ndali për as edhe një moment që ata të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe sot konsiderohen si gjenitë e teknologjisë informative dhe të arkëtojnë miliona dollarë në vit.

Dëshmi se mund të arrihet edhe pa diplomë universitare janë Mark Zuckerberg nga Facebook dhe Bill Gates i Microsoft. Mirëpo ata nuk janë të vetmit që sot konsiderohen si “mbretër” të teknologjisë informative, dhe që kanë krijuar pasuri marramendëse, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim 22 personat që janë në krye të kompanive të suksesshme dhe që asnjëherë nuk kanë arritur t’i përfundojnë studimet.

Mark Zuckerberg — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Facebook

Zuckerberg ndiqte studimet në psikologji dhe shkencat kompjuterike, megjithatë asnjëherë nuk arriti t’i përfundojë ato. Ai braktisi studimet nga Universiteti i Harvardit, për të hapur kompaninë e tij me të cilën pati sukses të madh.

Matt Mullenweg — themelues i WordPress

Mullenweg ka arritur ta zhvillojë softuerin WordPress qysh kur ishte 19-vjeçar dhe student i Universitetit të Houston, ku studionte për filozofi dhe shkenca politike. Me të dalë në vitin e dytë, ai i braktisi studimet për të filluar punën në CNET në San Franciso.

James Park — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Fitbit

Sikurse shumë gjigantë të suksesshëm të teknologjisë informative, Park braktisi studimet në Universitetin e Harvardit. Sot është drejtor i përgjithshëm i Fitbit.

John dhe Patrick Collison — bashkëthemelues të Stripe

Vëllezërit Collision u rritën në Irlandë dhe që të dy filluan studimet në Boston, Patrick në MIT, kurse John në Harvard. Por, gjatë studimeve atyre u erdhi në kokë një ide për të filluar një biznes shumë fitimprurës, që sot konsiderohet si gjigant në San Francisco. Në vitin 2008 ata arritën ta shesin kompaninë Auctomatic për pesë miliardë dollarë.

Jack Dorsey — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Twitter dhe Square

Dorsey kishte braktisur studimet në dy universitete. Ai fillimisht ishte regjistruar në universitetin Missouri-Rolla, por dy vite më vonë u transferua në universitetin e Nju Jorkut. Atij i kishte ardhur në mendje ideja për themelimin e Twitter derisa ishte student në Nju Jork, ku edhe braktisi studimet për të vazhduar me kompaninë e tij në Bregun Perëndimor.

Daniel Ek — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Spotify

Ek është rritur në Suedi, kurse në vitin 2002 u regjistruar në universitetin mbretëror të teknologjisë për inxhinieri. Por, studimet e tij zgjatën vetëm tetë javë, pasi i braktisi për biznes.

Larry Ellison — bashkëthemelues i Oracle

Si fëmijë jetoi në Chicago, kurse Ellison planifikonte të ndiqte studimet në mjekësi në USC, të martohet dhe të ketë fëmijë dhe më pas të vendoset në Los Angeles, ku do të punonte si mjek. Megjithatë një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi. Edhe përkundër faktit që tentoi dy herë t’i përfundojë studimet në universitetin e Illinois në Urbana-Champaing dhe në Chicago, ai mbeti pa diplomë, por jo edhe pa biznesin e tij që i sillte miliona dollarë.

Sean Parker — bashkëthemelues i Napster dhe ish-presidenti i kompanisë Facebook

Si nxënës i shkollës së mesme, Parker fitonte 80 mijë dollarë në vit duke u marrë me projekte të ndryshme në fushën e programimit dhe të kodimit. Ishin para të mjaftueshme për të bindur prindërit e tij që të heq dorë nga universitetit dhe t’i bashkohet Shan Fanning, për të lansuar ueb-faqen për muzikë në vitin 1999 e njohur si Napster.

Evan Williams — bashkëthemelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Twitter

Williams është rritur në një qytet të vogël të Nebraskas, ku kishte regjistruar studimet në universitetin Nebraska-Lincoln. Megjithatë, edhe ai sikurse shumë kolegë të tij braktisi studimet për të vazhduar karrierën në fushën e teknologjisë informative.

Steve Jobs — bashkëthemelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Apple

Jobs ndoqi studimet në Reed të Portland, Oregon, një universitet privat. Por, dukej se nuk po i ecte siç kishte menduar, pasi vazhdimisht i braktiste studimet ose ndiqte ligjëratat vetëm në ato fusha që ai i cilësonte interesante. Por, kush do ta kishte menduar se ky njeri një ditë do ta sillte në treg kompjuterin Mac, që konsiderohet që bëri reformë të thellë në fushën e teknologjisë informative.

Jan Koum — bashkëthemelues i WhatsApp

Koum ishte student i universitetit San Jose derisa të njëjtën kohë punon si roje në Ernst & Young. Por, një ditë i erdhi shansi që të kontribuoj në Yahoo, ku u takua me punëdhënësin Brian Acton që më vonë do të ishte bashkëthemelues i aplikacionit WhatsApp.

Dustin Moskovitz — bashkëthemelues i Facebook dhe Asana

Moskovitz studio shkencat politike në Harvard dhe banonte në një dhomë me Mark Zuckerberg. Ai vazhdimisht e ndihmonte në mënyrë vullnetare Zuckerbergun në krijimin e ueb-faqes së re dhe mësoi gjuhën e kodimit për “pak ditë”. Kështu së bashku me Zuckerberg braktisën studimet në Harvard që të vazhdojnë të punojnë në Facebook në Palo Alto.

Travis Kalanick — bashkëthemelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Uber

Kalanick u rrit në Kaliforni dhe filloi studimet në UCLA në fushën e shkencave kompjuterike. Aty u takua me MichaelTodd dhe Vince Busam, me të cilët filloi të punojë në projekte të ndryshme. Pas një kohe ndërpreu studimet për t’u fokusuar në projektin Scour.

Arash Ferdowsi — bashkëthemelues i Dropbox

Ferdowsi mendoi se do të përfundojë studimet në MIT, por jo gjithçka shkoi siç e kishte menduar dhe kështu në vitin 2007 i la anash studimet për t’u fokusuar në zhvillimin e projekt Dropbox.

Richard Branson — themelues i Virgin Group

U rrit në Londër ku Branson vazhdimisht pranoi haptazi se shkollimi nuk i kishte shkuar edhe aq shumë për dore. Dhe është interesant se si menaxhmenti i shkollës ku ai kishte vijuar mësimet vazhdimisht kishte potencuar, se si ai një ditë ose do të përfundojë prapa grilave ose do të bëhet milioner. Si 15-vjeçar, Branson nxori në shitje revistën e quajtur “Student” dhe kështu hoqi dorë nga shkolla për të vazhduar jetën me projekte të ndryshme. Por, edhe pse kjo revistë nuk pati jetë të gjatë, ai korri sukses në porositë online dhe kështu themeloi më vonë kompaninë Virgin Records.

Bob Pittman — drejtor i përgjithshëm i iHeartMedia

Pittman u rrit në Mississippi, ku punonte në një radio lokale. Pasi mbushi 18 vjet arriti në pozitën e drejtorit të programit në një radio tjetër në Pittburgh. Sot konsiderohet si një njeri shumë i suksesshëm dhe ka miliona dollarë pasuri.

David Karp — themelues i Tumblr

Për dallim nga shumë kolegë tjerë, Karp nuk arriti që as shkollën e mesme ta përfundojë në qytetin e Nju Jorkut. E duke parë që kishte shumë talent, vendosi t’i futet botës së teknologjisë informative dhe shpejt u bë drejtor i përgjithshëm i UrbanBabay, që në vitin 2006 kaloi në pronësi të CNET.

Michael Dell — themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Dell

Dell filloi studimet në universitetin e Teksasit në vitin 1983, por qysh në vitin e parë vendosi të largohet dhe kështu për pak vite fitonte 180 mijë dollarë me kompjuterë, që ishte një punë mjaft fitimprurëse për të bindur prindërit që të mos i bëjnë presion që të vazhdojë studimet. Sot kompania e tij konsiderohet si njëra nga më të suksesshme në prodhimin e kompjuterëve të markës që mban mbiemrin e tij – Dell.

Kevin Rose — bashkëthemelues i Digg

Derisa ishte student i universitetit të Nevadas në Las Vegas, departamenti i shkencave kompjuterike, ai tashmë punonte si teknik në departamentin e energjisë bërthamore. Një ditë braktisi studimet për të vazhduar si drejtor i përgjithshëm i Bay Area.

Barry Diller — themelues i IAC

Diller u rrit në Beverly Hills dhe ndoqi studimet në UCLA. Por, studimet e tij zgjatën vetëm tri javë për të vazhduar punën me agjencinë e njohur Williams Morris. Karriera e tij e bujshme në industrinë e teknologjisë informative, vazhdon të jetë kryelajm i mediave botërore

Paul Allen — bashkëthemelues i Microsoft

Në vitin 1974, Allen braktisi studimet nga universiteti i Washingtonit dhe filloi punën si programer në Boston, ku së bashku me shokët e shkollës së mesme siç është Bill Gates, filluan kompanine Microsoft.

Bill Gates — bashkëthemelues i Microsoft

Gates u largua nga universiteti i Harvardit, për të filluar punën në kompaninë Microsoft të cilën e themeloi së bashku me Paul Allen. Sot ai konsiderohet si një nga filantropët më të mëdhenj në botë dhe vazhdimisht figuron në listën e njerëzve më të pasur në botë. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here