Home Aktualitet Surpriza/Dibra vjen sot në Tiranë me një lum njerëzish dhe formë proteste...

Surpriza/Dibra vjen sot në Tiranë me një lum njerëzish dhe formë proteste spektakolare

565
0
SHARE

Dibra ka qenë gjithnjë në ballë të protestave madhështore të Partisë Demokratike për rikthimin e votës së lirë, e cila është themeli i demokracisë. Pjesmarrjes së jashtëzakonshme të protestës sot pritet ti bashkohen masivisht edhe dibranët të drejtuar nga ish-deputeti i Partise Demokratike Xhemal Gjunkshi si dhe krerët e degës së PD. Burime nga dega e PD konfirmojnë që edhe sot do të jenë mbi 4 mijë qytetarë nga Dibra në sheshin “Skëndërbej” të cilët  më pas do t’i bashkohen uraganit popullor që do të derdhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kur PD dhe e gjithë opozita kërkon votën e lirë, kuptohet që dibranët janë ndër të parët që kanë protestuar si dhe janë përballur me dhunuesit e votës së lirë në vitin 2016, atje ku u bë një kasaphanë. Në Dibër u bashkua qeveria e korruptuar, oligarkia dhe mafia për të marr përdhunshëm zgjedhjet lokale përmes një rezultati aspak logjik duke fituar në Dibër me një diferencë votash që askush se beson. Dibra ishte laboratori ku u bë u bë eksperimenti për vjedhjen e zgjedhjeve një vit më vonë në gjithë Shqipërinë. Ndaj sot dibranët veç pjesmarrjes së jashtëzakonshme, entuziazmit do të jenë në protestën kombëtare madhështore të PD dhe me surpriza kuptohet që kanë të bëjnë me lirinë e votës dhe dosjen  e famshme 184 e cila ka xhevahire brenda, por Rama dhe mazhoranca përmes kontrollit në drejtësi po e frenojnë që të hapet dhe t’i dalin petët lakrorit.

Sot dibranët pritet të surprizojnë në protestë. Mbetet të shohim risitë që do të sjellin dhe mesazhet që do të japin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here