Home Aktualitet Stevo Pendarovski betohet si President i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski betohet si President i Maqedonisë së Veriut

105
0
SHARE

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.

Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut. Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

“Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë, e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar, është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim. E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës, pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”, ka deklaruar Pendarovski, duke theksuar edhe përkushtimin e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndëretnike në shtet.

“Raportet ndëretnike dhe baraspesha mes të gjitha mes të gjitha etniteteve gjithmonë ka qenë fryt stabilitetit dhe sigurisë tonë të brendshme. Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike, të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”, është shprehur kreu i ri i shtetit, duke u ndalur më parë në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet kryesor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.

“Raportet e shkëlqyera me të gjitha pesë shtetet fqinje dhe bashkëpunimi i frytshëm rajonal janë parakusht themelor për zhvillimin e një shteti me pozitë specifike gjeografike. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembuj pozitiv dhe paraqesin guxim politik për lënien anash të stereotipeve politike dhe ruajtjen e interesave nacionale dhe në të njëjtën kohë të promovohen interesat strategjike të shtetit”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai në fjalimin e tij ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimin e kushteve për parandalimit e ikjes së të rinjve nga vendit, pa të cilët siç tha shteti nuk mund të ketë të ardhme.

Në postin e presidentit, Stevo Pendarovski zëvendëson kreun e deritanishëm Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate ishte president i Maqedonisë së Veriut. Pendarovski në zgjedhjet presidenciale fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova./REL

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here