Home Aktualitet Sot në kushtetuese kush e mori zyrën? E betuara tek noteri, apo...

Sot në kushtetuese kush e mori zyrën? E betuara tek noteri, apo tek presidenti

302
0
SHARE

Mëngjesin e sotëm, në godinën e Gjykatës Kushtetuese u paraqitën për të nisur punën Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Asnjëra nuk pranoi të flasë për median, ndërkohë që një ditë më parë Vorpsi u betua tek noterja, kurse Xhaferllari në Presidencë.

Por a mund të pranohet kjo mënyrë betimi e Vorpsit? Burime nga mazhoranca i thanë A2 se procedura është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë dhe mbështetet në një rekomandim të Komisionit të Venecias, që i cilëson betimet si akte të thjeshta ceremoniale.

Nga ana tjetër, Fax News raporton se Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese për shkak se ajo ka aty një zyrë si këshilltare ligjore.

Kurse Xhaferllarit i është caktuar një zyrë, makina dhe pritet të nisë përllogaritja e pagës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here