Home Bota Sam Giancana: Kush ishte mafiozi nga Çikago, që e ndihmoi Xhon Kenedin...

Sam Giancana: Kush ishte mafiozi nga Çikago, që e ndihmoi Xhon Kenedin të zgjidhej president, por më pas e vrau atë

101
0
SHARE

Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në e shekullit XX. Por ndikimi i tyre, nuk mbeti i kufizuar vetëm në botën e nëndheshme të krimit. Disa mafiozë, besohet se patën lidhje me nivelet më të larta të qeverisë amerikane, nga Santo Trafikante Xhunior, që ishte pjesë e një komploti për të helmuar Fidel Kastron, tek Laki Luçiano, që ndihmoi zbarkimin e ushtrisë amerikane në Siçili gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur lidhjet e tij me bosët mafiozë të vendlindjes.

Por pak bosë të krimit të organizuar, arritën të kishin lidhje aq shumë konspirative me qeverinë sa italo-amerikani Sem Giancana. Bosi i Çikagos, kaloi nga vendosja e gjobave, tek bashkëpunimi me CIA-n. Por me interesant është fakti, që emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me ngritjen por edhe fundin tragjik të Xhon Kenedit.

Image result for Sam Giancana kennedy

Dihet se Giancana e ndihmoi Kenedin të zgjidhet president. Ata kishin një lidhje aq të ngushtë së bashku, sa të ndanin deri edhe të njëjtat gra, si Xhudit Eksner, Filis Meguajër dhe madje edhe Merilin Monro. Pra, si përfundoi kjo miqësi me vrasjen e përgjakshme të të dyve?

Salvatore Giancana, lindi si Xhilormo Giancananë Ilinois të Çikagos në vitin 1908.  Djali i 2 emigrantëve siçilianë u pagëzua si Momo Salvatore Giancana, dhe u rrit në një shtëpi të vjetër në lagjen e italianëve. Sipas biografëve, Sem dhunohej shpesh nga i ati, Antonio, që e lidhte në një pemë lisi në oborrin e shtëpisë, dhe e rrihte me rripin e pantallonave.

E ëma nuk e mbronte dot pasi kishte vdekur qëkur ai ishte shumë i vogël. Prandaj, nuk është e habitshme pse Giancana pati atë karakter të dhunshëm. Në shkollë ishte shumë problematik, ndaj u dërgua në një institucion riedukimi deri në moshën 10-vjeçare. Babai i tij u martua më pas me një grua tjetër, ndaj shumë shpejt Semi u largua nga shtëpia, për tu bërë pjesë e bandës “42”.

Ajo përbëhej kryesisht nga djem adoleshentë, kryesisht italianë, që dominuan pjesën perëndimore të qytetit gjatë viteve 1920-1930. Banda grabiste gratë e pasura, kryente vrasje, vidhte makina që i shiste për pjesë këmbimi, dhe merrej me kontrabandën e alkoolit gjatë prohibicionit.

Giancana u arrestua herën e parë në moshën 17-vjeçare, dhe derisa sa mbushi 20-vjeç, kishte hyrë disa herë në burg, ndërsa dyshohej se kishte gisht në 3 vrasje (megjithëse nuk u gjykua kurrë për to). Shumë shpejt, Semi u rrit në përgjegjësi në rradhët e bandës.

 

Cilësitë e tij ranë në sy të Al Kapones, që e mori ne grupin e tij, dhe e bëri drejtues të kontrabandës së alkoolit. Giancana i shpëtoi rekrutimit si ushtar në Luftën e Dytë Botërore, kur një psikolog e konsideroi atë një “psikopat”. Në mesin e viteve 1950, Giancanau bë kreu i mafias së Çikagos.

Image result for sam giancana al capone

Al Capone dhe Sam Giancana

Përveç martesës së parë, ai nuk do të rimartohej kurrë, por ndërkohë pati shumë të dashura. Përmes tyre, u njoh me figura të njohura publike si këngëtari Frenk Sinatra dhe politikani Xhon Kenedi. Mafia e Çikagos dhe grupet e tjera kriminale, dyshohet se punuan për të siguruar zgjedhjen president të Kenedit në vitin 1960.

Image result for sam giancana al capone

Sam Giancana dhe Frank Sinatra

Giancana dyshohet se pati një lidhje intime me aktoren e famshme Merilin Monro, e cila vdiq në verën e vitit 1962. “Një natë para se të vdiste, herën e fundit që e pashë, ishte në Liqenin Tahoe me Sam Giancanan, që ishte kreu i mafies”- i tha të birit parukierja personale e Monro, pak pas vdekjes misterioze të divës së Hollivudit.

Image result for sam giancana marilyn

Monro kishte paralajmëruar se do të zbulonte lidhjet okulte të familjes Kenedi me mafian. “Unë mendoj se ajo u vra ga FBI-ja”- deklaroi e bindur parukierja e saj. Në atë kohë, CIA po përpiqej të rrëzonte nga pushteti diktatorin kuban Fidel Kastro. Giancana ishte e interesuar për eleminimin e Kastros, pasi me ngjitjen e tij në pushtet, erdhi edhe shkatërrimi i kazinove në Kubë, shumica e të cilave zotëroheshin nga Giancana dhe mafiozët e tjerë.

Image result for sam giancana marilyn

Dosjet e deklasifikuara kohët e fundit, që i përkasin periudhës gusht 1960- shkurt 1963, zbulojnë se CIA i ofroi Giancanas qindra mijëra dollarë, në këmbim të “shërbimeve” të tij, por ai refuzoi me arsyetimin se po kryente thjesht detyrën e tij atdhetare. Por Giancana shpresonte që në këmbim të vrasjes së Kastros, presidenti i sapozgjedhur Xhon Kenedi të bindte vëllanë e tij – Prokurorin e Përgjithshëm Bobi Kenedi – të pushonte hetimet mbi mafian në SHBA.

Dhe në fakt në vitin 1962, Kenedi pranoi të ndalonte hetimin e vetë Giancanas . Giancana dhe CIA u angazhuan në përpjekje të shumta për të eleminuar Kastron, por nuk ia dolën. Më pas, Giancana u zemërua me përpjekjet e Robert Kennedit për të zhdukur mafian.

Image result for kennedy assassination

Vrasja e Kennedyt ne Dallas 1963

Dëshmitë ndryshojnë, por sugjerohet që ai dhe mafiozët e tjerë e organizuan vrasjen e Xhon Kenedit në vitin 1963, në shenjë hakmarrje për sulmet e të vëllait kryeprokuror kundër tyre.

Image result for kennedy assassination

Ndërkohë nga mesi i viteve 1960, edhe Sam Giancana do të merrte tatëpjetën. Në 1965, ai u burgos për shkak se refuzoi të dëshmojë mbi një krim.

Gjithsesi, mafiozët e tjerë vendosën ta dëbojnë nga grupi në vitin 1967. Pa pushtetin e dikurshëm, dhe i frikësuar se FBI mund ta zhdukte për shkak të pjesëmarrjes së tij në atentatet ndaj Kastros, Giancana u arratis në Meksikë dhe më pas në Argjentinë në një lloj mërgimi të vetë-imponuar.

Related image

Sam Giancana ne senatin amerikan

U rikthye në SHBA vetëm në vitin 1974. Vetëm 1 vit më pas, plasi në publik skandali, sipas të cilit CIA kishte përdorur mafian për të tentuar të vriste Kastron. Senati e thirri në një seancë dëgjimore, por Giancana nuk do të dëshmonte kurrë. Më 19 qershor 1975, ai u qëllua për vdekje në kuzhinën e shtëpisë së tij në Ilinois, teksa ishte duke gatuar.

Image result for sam giancana death

Related image

Giancana ne morg

Mbi autorin e vrasjes ka shumë teori. Historiani i mafias së Çikagos, John Binder, tha se vrasësi ishte pikërisht shoferi i Giancanas, Dominic Blasi. Por nipi i të ndjerit, pretendon se autori ishte në fakt mafiozi Toni Spilotro. Sido të jetë e vërteta, nuk është për t’u habitur që vitin pasardhës, edhe ish-partneri i Giancanas në atentatet ndaj Kastros, Johnny Roselli, pësoi të njëjtin fat.-përshtatur nga CNA.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here