Home Aktualitet “Rri gjithë ditën në hotel me Xhaçkën”/ Kur ish deputeti Gjunkshi denonconte:...

“Rri gjithë ditën në hotel me Xhaçkën”/ Kur ish deputeti Gjunkshi denonconte: Ymer Lala bën ligjin në Dibër

431
0
SHARE
Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi, i ftuar në 5 prill 2019, në studion e televizionit Fax News, tha se Dibrën nuk e ka Rama por Ymer Lala, i cili mbyllet me orë të tëra në hotel me Olta Xhaçkën dhe thërret lart drejtorët një nga një, e ka mbështetjen e kriminelëve. Sipas tij, siguria në vend ka rënë, dhe këtë e tregon edhe shtimi i eskortës së Ramës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka komentuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

I ftuar në studion e televizionit Fax News. në 5 prill 2019, ai u ndal tek situata politiko-sociale në Dibër, ku tha se atje ligjin e bën Ymer Lala i cili mbllet me orë të tëra në hotel me Olta Xhaçkën dhe thërrasin drejtorët një nga një lart, e jo Edi Rama. Sipas tij, kjo ndodh për shkak të mbështetjes ndaj krimit dhe anasjelltas.

“Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i thërrisnin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Për çfarë mund të shkojmë ne në zgjedhje. Këtij kryeministri i duhet thënë stop, sepse është në gjendje të bëjë çdo lloj pazari në interest ë ruajtjes së pushtetit.

Janë bërë ndryshime në Polici, pse nuk u ndryshuan në në këtë qytet. Janë prej 5 vitesh të njëjtën që e mbollën drogën, e shitën atë dhe bëjnë ligjin. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër”, – tha Gjunkshi. .

Më tej duke folur për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në vendin tonë, tha se vendi nuk është i sigurtë e sipas tij këtë e tregon edhe shtimi i eskortës së kryeministrit.

“Thonë që është rritur siguria, por nuk është e vërtetë. Nëse ky vend është kaq i sigurtë, pas shtohet eskorta e tij, numri i makinave dhe truprojave?! Përgjigjia është e thjeshtë, siguria ka rënë ndjeshëm”, – tha Gjunkshi, ndërsa shtoi se ligjin në Shqipëri e bën krimi.

Duke u ndalur tek protestat, Xhemal Gjunkshi, u shpreh se do të vijojnë pasi vetëm protestat qytetare do t’i japin goditjen e merituar kësaj qeverie.

“Ju i keni parë protestat e opozitës. Ato kanë ardhur në rritje. Protesta e 13 Prillit do të jetë akoma më e madhe, pasi zemërimi i qytetarëve ka ardhur duke u rritur. I bëjmë thirrje Edi Ramës, që të reflektojë”, – tha Gjunkshi.

(B.B/ Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here