Home Të tjera Kuriozitete Ronaldo kërkon dhe gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte...

Ronaldo kërkon dhe gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël

214
0
SHARE

Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste se do të donte të gjente punonjësen e një dyqani McDonalds që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe shkonte të kërkonte ushqim.

Ai tha se kur stërviteshin me Sporting Lisbon, ata shkonin te një dyqan McDonalds ngjitur ku kërkonin për të ngrënë. Një grua e quajtur Edna dhe dy vajza të tjera nuk e refuzonin. Ronaldo tha se po t’i gjente, do të kishte dëshirë të darkonte me to në Lisbonë.

Një nga gratë është identifikuar, pas intervistës. Ajo quhet Paula Leka dhe është nënë e dy fëmijëve. Ajo kishte punuar në dyqanin ngjitur me stadiumin në atë kohë dhe thotë se Ronaldo, bashkë me fëmijë të tjerë, vinin shpesh pasi luanin.

FOTO GALERI
1/11

Ronaldo tha se kur kishte qenë i vogël, ai shkonte të kërkonte ushqim te fast-food-i ngjitur me stadiumin, dhe tri vajza që punonin aty nuk ia refuzonin.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here