Home Sport Reali shpenzon deri 450 milionë euro. Madrilenët thyejnë rekordin e merkatos që...

Reali shpenzon deri 450 milionë euro. Madrilenët thyejnë rekordin e merkatos që në… qershor

99
0
SHARE

Këtë verë, pra deri në këtë mes qershori, madrilenët kanë zyrtarizuar plot pesë blerje. Rodrigo, i ardhur shumë më parë, por që llogaritet në këtë verë, është blerë për 45 milionë euro nga nga Santosi, Militao për 50 milionë euro nga Porto, Joviç 60 milionë euro nga Frankfurti, Mendi 48 milionë euro nga Lioni, si dhe 100 milionë për Hazardin, e çojnë në plot 303 milionë euro të shpenzuar këtë merkato, deri në këtë moment, shkruan Panoramasport.

Kjo “verë magjike”, kalon edhe atë të vitit 2009, kur Reali solli yje si Kristiano Ronaldo, Kaka, Benzema apo Ksabi Alonso, dhe që në total ishte në vlerën e 254 milionë eurove.

Por, në “Bernabeu” po punojnë ende për një nga kërkesat e Zidan, Pol Pogba, që nëse llogaritet në një shifër rreth 150 milionë euro, shpenzimet në total do të shkonin në rreth 450 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here