Home Aktualitet Pse Dibrën e quanin, Universitet? Gëzuar 7 Marsin mësues, Respekte për Ju...

Pse Dibrën e quanin, Universitet? Gëzuar 7 Marsin mësues, Respekte për Ju kudo që jeni! Nga: Besnik Alku

298
0
SHARE
Pse Dibrën e quanin, Universitet? Gëzuar 7 Marsin mësues, Respekte për Ju kudo që jeni!
Pse Dibrën e quanin, Universitet? Kanë qenë të huajt, kanë qenë Shqiptarët që e vizitonin, kanë qenë komshijtë që vinin në Dibër, dhe ja kanë vënë këtë “epitet”, jo se në Dibër ka pasur ndonjë Universitet, por sepse në Dibër ka pasur mësues dhe edukatorë të shquar.
U quajt Dibra, Universitet, sepse të gjithë që vinin në Dibër mësonin dicka të re që se gjenin në trevat e tjera, në jetesë, në kulturë, në mikpritje, në komunikim, në ekonomi, në oda, në gëzime dhe hidhërime, në qëndrimin që mbanin ndaj punës dhe mikut, në mënyrën e jetesës. Dhe ky “titull” që ju dha Dibrës ishte falë punës dhe përkushtimit të mësuesve të saj, të qindra brezave që edukuan këtë popullsi me vlerat më të mira të një shoqërie që janë respekti, puna, dhe dija. Mësuesit në Dibër ishin misionarët e edukimit, ku breza të tërë i mësuan me dije për tu bërë individë të denjë kudo që të jenë, në cdo profesionin që do të ndjekin.
Falë këtij misioni human dhe profesionalizmit të këtyre mësuesve, Dibranët krenoheshin se shkëlqenin në shkollat e tjera ku shkonin, dhe sot mbahen si profesionistët më të mirë në cdo fushë, sepse u mbushën më dije nga kjo plejadë e lavdishme mësuesish dhe edukatorësh, që i mësuan të jenë bujqë të mirë, tregtarë të mirë, zanatcij të mirë, inxhinierë të mirë, doktorë të mirë, ekonomistë të mirë, jurist të mirë dhe mbi të gjitha njerëz të mirë.
Mësuesit në Dibër ishin humanistët dhe intelektualët më të shquar, që me të drejtë komuniteti i respektontonte sepse ishin të ditur, ishin euridit, ishin sportistë, ishin artistë, ishin studjues dhe mbledhës të vlerave të trashëgimnisë Dibrane, prandaj shtëpitë e banorëve të Dibrës për cdo mësues ishin shtëpitë e tyre sepse ishin mbartës të vlerave humane dhe intelektuale.
Mësuesit e Dibrës kudo që ikën dhe u shpërndanë, Dibrën e lartësuan dhe vetë mbartën një nivel intelektual konkurues duke u bërë Ministra, politikanë, biznesmenë, shrimtarë, studiues, mësues, qytetarë të një vendi tjetër, por gjithmonë të respektuar dhe të suksesshëm. Mësuesit në Dibër ishin inspirues, këshillues dhe model për nxënësit dhe banorët në përgjithësi.
Mësuesit i kishte hije kollarja dhe kostumi, cigarja dhe gota, tifosllëku dhe spektatori sepse ato inspironin publikun për një shoqëri të rregullt, të pastër, të bukur, të mbushur me vlera artistike e njerëzore.
Prandaj ato ishin të vecantë nga të tjerët, jo se ishin shenjtorë por se ishin edukatorë. Cdo njëri që do lexojë këto rjeshta do ketë shumë për të shtuar, do ketë shumë mësues për të kujtuar sepse Aristoteli i madh thoshte, “nxënësi është si hëna, dhe mësuesi është si dielli”. Kështu në Dibër, dielli dhe hëna kanë ndricuar ndryshe, duke bërë që Dibra të shkëlqente si Universitet edhe kur nuk ka pasur një të tillë. Gëzuar mësues dhe Respekte kudo që jeni! Nga:Besnik Alku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here