Home Histori Peshkopia e vjeter , lagja Treg ( Pazar ) ,ajka e qytetarise...

Peshkopia e vjeter , lagja Treg ( Pazar ) ,ajka e qytetarise dibrane !Nga: Edmond Hasani

655
0
SHARE

Peshkopia e vjeter , lagja Treg ( Pazar ) , ajka e qytetarise dibrane !

Pavaresisht se nuk linda ne kete lagje lidhja ime me te ishte organike,kimike, psiqike ,fizike ,,,,! Kishte dicka misterioze ,dicka bardhezi , arkaike , heroike , joshese cdo shtepi,cdo rrugice , cdo gure,cdo njeri i famshem i saj ! Ishte ura mbi perroin e famshem ,xhamija e vjeter kthyer ne shtepi pionieri, shtepite nje mbi nje , kalldremi karakteristik,cesma e Dublecit, spitali i vjeter,shtepia e Skender,Taxhedin dhe Shyrete Shehut,rrugica e Kuckallareve,shtepia karakteristike e Kodrave, kulla Reka ,  bicikletat me qera Saraci , shtepia Shehu ku u ngrit shkolla e pare ne Peshkopi, shtepia e lashte e Sul Shehut themeluesit modern te qytetit si  kryetar i pare i Peshkopise  ketu lindi  Sheh  Besimi!

Nga kjo lagje lindi floku kaperlon i bukuroshes syshkruar Luljeta Reka dhe talenti skenik e letrar i  Inajet Shehu  nderthurur me sportivitetin e vellezerve Perparim dhe Flamur Bardulla dhe te qiteses Vjollca Bardulla ! Nga kjo lagje ju dhurua Dibres nje Shpetim Toske fenomenal , nje Faje dhe Mentor Melan , nje Njazi Shehu , nje Naxhi Lazimi,nje Visar Bardulla e disa emra te tjere te futbollit dibran ! Me syte e mendjes shikoj hijeshine e nje gruaje si Moza Shehu, nje finese si Elsa Shehu, nje model qytetarie si Neki Shehu, nje simbol korektese te gjithanshme si Ulvi Shehu !

Me syte pas ne kohe kujtoj se Ahmet Zogu bujti nje nate kohesh te keqija ne familjen e nderuar te Shehut ! Kujtoj miken time te ndjere Berta Haxhiu dhe njeriun e kulturuar Sezair Shehu, kujtoj mjeken popullore Bere Reka,kujtoj tregun, kujtoj Emin Lamin, Enver Melanin, te ndjeret Arif dhe Ilir Shehu , familjen Gjapi , Burhan Shehu,Haxhi Gjapi, familjen e dashur te Iljaz Palushit , intelektualet Gjunkshi,familja Zerja ,shahisti Bilbil Bardulla,familja e nderuar e Man Cehanit dhe Kuckallaret,familja dhe fisi Bardulla , Lazimet fisnike , Melanet e mire ,Bardullajt miqesore, Kabajt intelektuale , Vleshat,Haxhinjte,Limket Agajt,Kamberet ,Kucet zogiste ,Haxhiimerajt e urte , Dibra, Saraci , Haka, etj !Ehhh , lagja jone ,thelbi yne qytetaresk te dua shume ! Nga: Edmond Hasani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here