Home Histori Pak histori per Llixhat e Peshkopise:

Pak histori per Llixhat e Peshkopise:

256
0
SHARE
Pak histori per Llixhat e Peshkopise:
Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyrorë kryesorë i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë e tyre kurative dhe i kthyer tashmë në një destinacion për turizmin kurativ. Burimet termale të Llixhave të Peshkopisë shfrytëzohen me kapacitet të plotë. Në këto llixha pushojnë rreth 15,000 pushues në vit, të cilët vijnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosova dhe Maqedonia. Turizmi kurativ është sezonal dhe frekuentohet kryesisht në vjeshtë periudha (shtator-nëntor) dhe në periudhën e pranverës, në sezonin (mars-qershor). Shumë biznese, hotele dhe shtëpi pritëse janë ndërtuar në lagjen e Llixhave që u shërbejnë pushuesve me paketë të plotë që nga akomodimi, ushqimi dhe deri tek terapia e banjës.
Aktiviteti kurativ në ujërat termale të qytetit të Peshkopisë ka filluar që në vitet 1600 dhe me heret, kur janë përdorur nga banorët e Peshkopisë dhe më gjerë në mënyrë të vazhdueshme për efektet kurative. Qendra me e madhe e Peshkoptes Ortodokse e vendosur ne Gradishten e Peshkopise dhe Manastiret e vendosura ne fshatin Staravec (Livadhet e peshkut, qe kane qene prone e Peshkopates kishtare) e shfrytezonin burimet termale per vetite kuruese dhe mireberese epr njerezit, si per “raumatizmen”, burimet termale te “zgjebes’, dhe deri tek mite kurative te te gjitah semundjeve. Gojëdhënat janë transmetuar brez pas brezi për efektin e tyre kurativ, derisa rreth viteve 1870 filluan të përdoren dhe të mirëmbahen nga komuniteti i teqesë së Peshkopisë. Njerëz me dijeni në mjekimet popullore, i kanë rekomanduar për shërim të disa sëmundjeve. Prona e tokave perreth burimeve termale ka qene prone e Teqese se Peshkopise, fiseve Bardulla dhe Shehu, dhe nje pejse e madhe ka qene “mera” toke e komunitetit te Peshkopise.
Rreth vitit 1928, u ndërtua i pari hauz me mbulesë, që filloi të përdoret me pagesë nga bashkia e qytetit. Në vitin 1953 fillon shfrytëzimi shkencor i tyre dhe ndërtohet i pari mjedis për larje me vaska, si dhe hoteli pranë tyre për të shtruarit. Ndërkohë që kompleksi me vaska dhe kabinete të terapive të veçanta u ndërtua në vitin 1989. Në kët zonë është kopmleksi balnearë i Llixhave, që menaxhon burimin ujor termalë, i njohur për vetitë kurative të tij, ka një temperaturë rreth 40ºC, me një përmbajtje kripërash dhe gazrash të tretura në to. Aty ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme, duke filluar nga pishina, vaska, masazhi, balta dhe shërbimi mjekësor. Cilësia e ujit të llixhave të Peshkopisë është nga më të mirat në Evropë.Dibraexpress.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here