Home Blog Page 551

Maqëllarë, humb jetën tragjikisht i mituri, e përplas makina teksa luante në oborrin e shtëpisë

0

Nje ngjarje e rende ka ndodhur dje mbasdite rreth ores 18:30 ne Njesine Administrative Maqellare. Nje 17 vjecar kishte marre makinen e te atit dhe ne oborrin e shtepise se tij ka perplasur vellain 7 vjecar teksa luante. Perplasja me mjetin tip Toyota ka rezultuar fatale per te  miturin me inicialet E.Xh i cili fatkeqsisht ka nderruar jete gjate transportimit te tij per ne spital.

Projekti për rrugën e Arbrit drejt finalizimit

0

Të martën, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transporteve do të japë një përgjigje përfundimtare mbi kërkesën që një kompani private shqiptare ka bërë për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Vlera e propozuar nga kjo firmë për përfundimin e segmentit është 205 milion dollarë, ndërsa projekti është futur në listën e shpallur nga qeveria shqiptare për paketën 1 miliard të dollarë të investimeve të llojit partneritet publik – privat.

Formula që do të aplikohet është financimi në vitet e para të rrugës nga firma private, e më pas kthimi i parave nga buxheti i shtetit. Nga matjet e bëra rezulton se norma e kthimit të fitimit për këtë vepër është 12%, mjaft e ulët krahasuar me projekte të tjera.

Dy vite më parë qeveria shqiptare hyri në negociata me kompaninë “China State Construcsion” për të ndërtuar rrugën e Arbrit.

Në ofertën që kjo kompani ka bërë, të siguruar nga Tv Klan, vlera që jepej për përfundimin e rrugës ishte 215 milion dollarë, ndërsa financimi do të vinte përmes një kredie të butë me normë interesi 2% nga qeveria e Kinës.

Rruga nuk premton fitime të mira për ndërtuesin pasi fluksi i makinave në këtë aks është 1900 në ditë, e pas ndërtimit mendohet se mund të arrijnë në 3400 automjete./ TV KLAN

Miresevini! Portali DibraExpress

0

Portali DibraExpress

Jam shume i kënaqur sot qe po nxjerrim portalin informative DibraExpress.com  Portali është një buletin informative online që do sjellë informacion nga Dibra, Bulqiza, dibra e madhe, Tirana, Anglia, Europa, Amerika dhe anembanë botës ku ka dibranë.

Kjo është një inisiativë dhe perpjekje e një grupi të pasionuarish dibranë drejt informacion dhe që kërkojnë të japin informacion rreth problematikës dibrane, politikës dhe qeverisjes, artit dhe kulturës, sportit dhe eventeve të tjera sociale.

DibraExpress do japë informacion, analiza, lajme, kuriozitete për të gjithë dibranët kudo që ato ndodhen si në Shqipëri, Maqedoni apo kudo nëpër botë. Dibranët të parët dhe pas tyre janë ngjarjet dhe historitë, me të mirat dhe të këqiat e veta.

DibraExpress do jetë një lider i lajmit dhe opinionit dibran, duke qene një kuvend I mendimit dhe përceptimit të dibranëve pa dallime krahinore, kufijsh dhe territoresh ku jetojne dhe punojnë, politike apo gjeneratash, nivelesh ekonomike apo sociale.

Portali do të pasqyrojë dhe promovojë vlerat më të mirat të dibranëve dhe Dibrës, vlera të cilat kanë lënë gjurmë në historinë, emrin, vyrtytet, kulturën dhe zakonet e dibranëve. Ai do promovojë potencialet natyrore dhe njerëzore të Dibrës kudo dhe ngado që janë. Portali do të jetë kritik ndaj fenomeneve dhe ndërhyrjeve që nuk I sherbejnë Dibrës dhe dibranëve, do të jetë kundrështues me politikat dhe veprimet që pengojnë, denigrojnë dhe rrënojnë zhvillimin e Dibrës. Do të jetë nxitës, mbështetës I insiativave, nismave të individëve dhe grupimeve që ngrejnë zërin dhe imazhin pozitiv të vlerave të Dibranëve.

Portal ynë nuk do jetë një mjet në shërbim të një personi apo grupimi, por një dritare që do pasqyrojë më vertetësi situatën dhe opnionet se cfarë po ndodh me Dibrat dhe dibranët. Ky portal nuk është shtojcë apo konkurencë e ndonjë portali apo faqe tjetër online që është hapur për dibranët gjatë këtyre viteve, por një partner dhe bashkëpunëtorë I mirë I të gjithë eksperiëncave të deritanishme dhe mundësi për ato të pasionuar që shkruajnë apo japim mendimet e tyre për ngjarje dhe evente të rëndësishme.

Vlerat që përcojnë portalin DibraExpress janë integriteti I shkrimeve dhe botimeve ku do të jemi të përgjegjshëm për lajmin dhe informacionin që japim. Gazetarët dhe korespondentët e portalit tonë do të jenë të drejtë, të pavarur, të saktë dhe korrekt me lajmin apo shkrimin që nxjerrin. Liria e shprehjes pa censuruar botuesin dhe e drejta e autorit janë ndër parimet kryesore të punës editorial të portalit tonë.

Ne besojmë se do jemi një dritare komunikimi korekte, transparent, dhe real me ju dibran të dashur në cdo kohë dhe në cdo ngjarje. Ne jemi gjithmonë aty ku jeni Ju.

Ju ftojmë të na ndiqni në DibraExpress cdo ditë me lajme dhe informacione në www.dibraexpress.com, dhe ne face book DibraExpress.com  Suksese dhe mbarësi për të gjithë stafin dhe lexuesit.


/Besnik Alku

Fillojnë regjistrimet për formularin A1

0

Tashmë kanë filluar regjistrimet për formularin A1 të maturantëve ,për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore .

Lind pyetja : A janë orientuar këto maturantë mbi lëndët me zgjedhje , gruplëndët  , kombinimet e pranuara por mbi të gjitha kriteret e secilit universitet mbi grup lëndët preferencë. Si do të bëhet përllogaritja e pikëve dhe kriteret për secilin Universitet ??

Nuk e di në rrethet e tjera por në Dibër  , as shumica a mësuesve nuk e kanë të qartë  e jo më nxënësit.Vjen dita e plotësimit të formularit dhe shumica e nxënësve shkojnë përpara kompjuterit , rrudhin krahët dhe mbledhin supet. Nga goja e tyre del një “se di, ç’të vendos” me një gjysmë zëri .
Nga ana tjetër kemi nje eksperiencë “ të mrekullueshme “ vitin që kaloi me maturantët ku në Fakultetin e Ekonomisë shkuan nxënësit me mesatare gjashtë , në atë të Mjekësisë mbetën vendet bosh  dhe nxënësit e ekselencës u penalizuan . E si të ndodhte ndryshe ???? Kur rregullat e lojës ndryshojnë rrugës ????
Dhe bashkë me brezin e vitit të kaluar e pësojnë edhe dy breza të tjerë .
Kur askush nuk mban përgjegjësinë dhe jo vetëm kaq por edhe krenohen me reformën në arsim , nga ana tjetër ka të tjerë që pranojnë që votuam reformën për shkak të koalicionit…..
Sa keq…. Si mund të luani me pasionin , energjite , mundin e ketyre të rinjve për hir të interesave të fshehura të Universiteteve Private ?
Në emër të reformës së Maturës Shtetërore ,  u penalizuan më të mirët . Dhe përsëri këtë vit nuk ka asnjë orientim , asnjë reflektim mbi kaosin e krijuar vitin e kaluar I cili u banalizua në torator salcash …
Përsëri një fllluskë sapuni , si pasojë e diarresë së premtimeve dhe kapsllëkut të arritjeve …

DibraExpress, për Dibrën, nga dibranët

0

E nisur që nga emri, portali serviret si një kafe ekspres për lexuesit e tij. Tematikat që trajtohen janë të lidhura me Dibrën dhe dibranët.
Tek logoja, D-së i kemi dhënë dy rrjedha që lidhen me lumin Drin, siç lidhet edhe me përkrenaren e Skënderbeut.  Ngjyrën e kaltër të logos e morëm nga uji i Drinit, si dhe nga kaltërsia e qiellit mbi Korab.

DibraExpress është një portal informues, një forum ku ndahet diçka, një hapsirë për të gjithë dhe mëhalla më e dashur për të gjithë dibranët.

Duke iu uruar edhe njëherë mirë se ardhjen, ju uroj shfletim të këndshëm.

 

 

DIBRANET DO JA DALIN

0

Dibra eshte nje vend me shum vlera,vend qe ka luajtur rol thelbesor ne periudha te ndryshme historike me figura shume te rendesishme ne rrafshet politike,kulturore,ushtarake,akademike etj. Nje vend i tille te jep plote arsye te krenohesh me prejardhjen e te bertasesh me te madhe qe vjen nga keto male. Por nese flasim per aktualitetin,do perballeshim me nje histori komplet tjeter. Dibra sot duket si nje vend i harruar ne qoshe nga e gjithe Shqiperia,edhe nga vete dibranet. Eshte vertete keqardhje e madhe te shohesh nje nga vendet me kontribuese ne ruajtjen e kufijve,ne ruajtjen e gjuhes,ne shpalljen e pavaresise,ndertimin e shtetit etj te katandiset ne nje harrese totale nga Qeverite shqiptare nder vite. Kerkesa me e madhe per te mos thene e vetme e dibraneve,ka qen gjithmon rruga e Arberit,qe per hir te se vertetes rendesia e saj eshte me teper se kombetare. Dhe ate qeveritaret kujtoheshin ta permendnin vetem ne fushatat zgjedhore,jo sepse vertet kishin dicka ne plan per te,po thjesht ngaqe ‘ua kishte marre shpirtin’ udhetimi per ne Diber nga rruga aktuale,e keshtu kujtoheshin te benin premtimin e tyre qe do ua siguronte duartrokitjet e shpesh edhe votat.

Mbase eshte bere si e bezdisshme per opinionin publik duke degjuar apo lexuar nga cdo dibran per kete rruge,po duhet te kuptojme se per dibranet eshte shume me shume se sa shkurtim distance e vuajtjesh per te shkuar deri ne kryeqytet.

Rruga eshte zhvillimin.

Dhe ka shembuj konkret te perafert per kete.

Shkodra,ka qen gjithmone nje treve e pasur e me vlera,njesoj si Dibra.

Kontribuese e madhe,njesoj si Dibra.

Shkodra kishte nje rruge shume kilometershe e te lodhshme per te shkuar ne kryeqytet,njesoj si Dibra.

Ajo nuk kishte ndonje zhvillim te madh ekonomik e shoqeror,njesoj si Dibra.

Shkodres i’u ndertua autostrada qe e lidh me Tiranen dhe nuk eshte me njesoj si Dibra. Ajo ka marre nje zhvillim te vrullshem dhe mund te thuhet pa frik se eshte nder 4 qytetet me te zhvilluara te Shqiperise,sidomos pas vitit 2007. Kjo jo vetem nga investimet e qeverive por edhe nga sipermarrjet individuale te shkodraneve qe me shkurtimin e distances me kryeqytetin dhe zhvillimin qe po merrte vendi,e shikonin te arsyeshme te investonin ne qytetin e tyre.

Gjithsesi,fenomeni me shqetesues ne Diber nuk eshte lenia ne harrese nga vjelesit e votave,por braktisja e saj nga vete dibranet. Ketu nuk flas per ato qe kane ikur per te jetuar me mire diku tjeter,po edhe ato breza qe po rriten e nuk e shohin te ardhmen ne vendin qe u linden.

-Dibranet e fuqishem ekonomikisht,sipermarres,drejtues firmash te njohura ne Shqiperi,bizneset e tyre dhe qarkullimin e plote te parase e bejne ne kryeqytet.Ka disa raste te iniciativave private per biznese te ndryshme ne Diber e pjesa me e madhe e tyre ka falimentuar brenda nje kohe shume te shkurter.Edhe kur idea e biznesit ka qene e duhura (si psh fabrika te recelit e turshive ne nje vend si Dibra ku frutat dhe perimet prodhohen me bollek);edhe kur te ardhurat nuk kane munguar,as pjesa materiale per nxjerrjen ne treg ne nje nivel konkurues,prap se prape iniciativa ka rezultuar ne deshtim.Kjo per faktin se mbeshtetja nga strukturat perkatese te shtetit ka munguar,dhe mungesa e tregut ka qene fatale.

-Cdo i ri pa shkolle e pune,pa prespektive,mundohet ta shtyje sa te mundet nga njera kafe ne tjetren deri kur te vije momenti te largohet ne nje menyre apo nje tjeter.Keta individe e shohin kurbetin si menyren me te mire per te ndihmuar familjen,po shpesh e gjejne veten te tunduar nga menyra komplet e ndryshme e jeteses ne perendim dhe keshtu harrojne rrugen e kthimit per ne shtepine e tyre.

-Te tjeret,te rinjte e afte,me potencial,mendojne qe ta japin kontributin diku tjeter,mundesisht jashte Shqiperise (dhe nuk mund ti fajesosh). Potenciali ne Diber shkon dem.Duhet te jesh filani,djali i filanit,nip i filanit,ti kesh bere nder filanit,qe te mundesh te marresh ca fryte nga energjite,koha dhe parate qe ke shpenzuar per te marre nje shkolle a zanat.

-Mungesa e medias ne vend gjithashtu eshte dicka shume shqetesuese.Mos pasqyrimi i problemeve eshte problem me vete.Dikur kishte nje televizion edhe pse me shume sherbente qe njerezit te pershendesnin njeri tjetrin po kjo vinte si pasoje e trendit te kohes.Te gjithe e dime rendesine e medias dhe mungesa absolute e saj eshte tregues i prapambetjes dhe izolimit te zones ku jetojme.

-Femijet e adoleshentet shohin lojerat kompjuterike si te vetmen menyre per shpenzimin e kohes se lire.Ironia e kohes se sotme qendron ne faktin qe ndoshta nuk ke me cfare ta hash buken ne darke,por nje i-phone ne familje e ke se s’ben.Vite me pare femijet i mbushnin rruget e Dibres plot,ne fshatra e ne qytet.Dilnin deri sa te perendonte,e ne cdo feste i shpiknin lojrat edhe nese nuk kishin.E nese nuk kishte as feste,shpiknin festen.Dhe nese atehere femijet merziteshin se kush humbi ne loje,apo nese mami do i’u bertiste per rrobat e bera pis,sot merziten nese ua merr telefonin nga dora me shpejte se zakonisht.

-Ndersa te rinjte shohin si menyre te vetme te shpenzimit te kohes,kafet e njepasnjeshme te cilat jane te mbushura vetem me biseda pesimiste e kritike ndaj situates ne vend qe nuk duket se ka premisa per te ndryshuar. Pyetja me e zakonshme e te rinjeve ne Diber eshte “Cfare te bejme tani,nga te shkojm?” pasi kane dale nga kafja e mengjesit. Pyetje kjo qe pasohet nga kafe te tjera qe jane si perseritje e njera tjetres.

Kjo eshte humbja me e madhe e Dibres.Humbja e shpreses tek te rinjte. Te vetmit qe mund te bejne dicka per vendin e tyre,ndihen sikur koha po u kalon kot ne nje vend qe nuk ofron asgje e mbi te gjitha nuk premton asgje. Dibra ka mposhtur shume armiq,po nuk e dime nese do mundet ta mposht armikun e ulur kembekryq ne mes tyre,ndjenjen e pesimizmit dhe humbjes se shpreses,mosbesimin se vendi do behet nje dite i pershtatshem per te pasur nje jetese te kenaqshme.Ndoshta zgjidhje ka,por sigurisht do duhet shume kohe.Si fillim Qeverite duhen ti shperblejne Dibres mundin,e me pas dibranet do e bejne Dibren ate qe ka qene.Eshte shume e veshtire te ringrihet emri ne lartesine e viteve te meparshme,po dibranet munden. Dibranet ndertuan Tiranen,prandaj me patjeter munden te bejne vendin e tyre!

/Ardit Iskurti

 

Vazhdojne punimet ne pedonale

0

Vazhdojne punimet me intensitet normal per rregullimin e bulevardit “Elez Isufi” ne kuader te programit “Rilindja urbane”. Punimet nisen ne muajin gusht te vitit 2016 me financues Qeverine Shqiptare dhe Fondin e Zhvillimit te Rajoneve. Afati i realizimit te punimeve eshte 8 muaj dhe pavaresisht kushteve jo te favorshme atmosferike te deritanishme punimet kane avancuar kenaqshem dhe pritet qe te perfundojne brenda afatit. Shume qytetare nuk jane te kenaqur per cilesine e punimeve apo dhe materialeve,ndersa shume te tjere shprehen se ndihen nostalgjik qe tani per pamjen e vjeter te shetitores. Gjithsesi,eshte i pamohueshem fakti qe ky projekt esht i pari pas shum kohesh ku Peshkopia ka qen nder qytetet qe ka perfituar me se paku investime ne vitet e fundit. Shpresojme qe ky projekt te pasohet nga shume te tjere,e kur te jete i perfunduar,te justifikoj plotesisht shnderrimin total te ‘bulevardit te blinave’ me te cilen dibranet jane identifikuar e krenuar per shume kohe.

ALEGORIA DIBRANE

0

Te folurit alegorik ne Diber eshte nje vecori e dialektit lokal, nje stil i vecante, i figurshem i gjuhes popullore. Baza e kesaj specifike jane te ashtuquajturat “mesele”, tregimet alegorike ose te sajuara , qe pas paraqitjes se drejteperdrejte fshehin kuptimin domethenes. Shkurt “i bie pragut te te degjoje dera”.Eshte nje metafore e vazhduar, nje pershkrim ose tregim qe nuk duhet kuptuar fjale per fjale sic eshte shprehur, mbasi fsheh nje mendim tjeter. Alegoria dibrane eshte krimtari e popullit. Me te jane marre personazhe te spikatur, njerez ndoshta te pashkolluar, por me mendje te mprehte dhe me aftesi krijuese e interpretuese. Nje nga vlerat e alegorise eshte se ajo ka sherbyer si rregullator ne jeten e njerzeve  dhe ka ndikuar pozitivisht ne marredheniet ndermjet tyre. Ne nje mexhelis mundet te rastisnin edhe njerez qe kishin konflikt midis tyre. Biseda ishte e gjate dhe duhej te perballohej pa perplasje. Alegorite kishin rolin e vet.Ne vend te bisedes se drejteperdrejte e te rendomte qe mund te shpinte ne acarime,u perdor gjeresisht polemika intelektuale e shkalles me te larte. Dibra ka nje kulture te thelle materiale e shpirterore. Albanologet, turistet, udhetaret,diplomatet, politikanet, ushtaraket, shkrimtaret etj. qe kane udhetuar apo jetuar ne Diber deshmojne per intelektualitetin e fuqishem te dibranit. Ketu mund te vecojme nje rast shume interesant.

Riginald Hilbert, ushtarak, diplomat, historian anglez,gjate luftes se dyte boterore ka qene ne Diber (Kastriot,Sllove,Maqellare), dhe ka vlersuar maksimalisht karakterin e dibranit.Ai ka thene: “Une kam mbaruar universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe nje universitet te dyte, ate te Dibres”

Alegoria dibrane eshte e shumellojshme,e ndryshme sipas situates.

Ja nje tregim alegorik me nje koment te shkurter qe deshmon se çfare fshihet pas tekstit e cili eshte nenteksti, si duhet kuptuar e pse tregimtari perdor ate lloj konteksti ne nje rrethane te caktuar.

Djali dhe cuca e Kurbetliut.

Nji djal donte nji cuce qe e kishte baben ne kurbet. Cuca i kishte thane djalit se, pa i ardh i ati nga kurbeti nuk fejohej. Mbas disa kohesh,cuces i erdhi i ati nga kurbeti. Cuca shkon ne dyqan me la paret e ushqimeve qe kishte marre veresi dhe me marre ushqime te tjera. Djali e sheh cucen dhe i con te motren te dyqani. Cuca dhe motra e djalit hyjne ne dyqan. Cuca i thote dyqanxhiut: ”Merri paret se kur isha nuk pata me dhae, e tash si kam, merr ato dhe keto per ushqime te tjera”.  Dyqanxhiu dhe motra e djalit e kuptuan se cuces i kishte ardhur i ati nga kurbeti. Cuca merr ushqimet dhe niset per ne shpi,kurse motra e djalit, kur shkon te shpia, gjen te vellain tu ba muhabet me do miq.
-A erdhe ? -i tha vllai
-Erdha
-A erdh ( a erdhi vajza te dyqani)
-Erdh
-Perse serdhi ? (Ketu)
-Se i erdh. Po mos ti vinte, do te vinte por i erdh e nuk erdhi. (se i kishte ardhur i ati)
-Si ishte moti? (si dukej vajza)
-Vrant e kthjellt si loti.
Moter e vella u mueren vesh, e miqte nuk kuptuan gja.

Ka raste kur rrefimi eshte bere ne nje mjedis, ne menyre qe te mos kuptohet nga armiku.Mesazhi i saj mund te jete me karakter vendimor, paralajmerues etj.
“Nji here nji katunar shkon te nji komshi i vet per muhabet.Pas tij shkon te ai komshia edhe nji katunar tjeter per te cilin dyshohej se kishte lidhje me pushtuesit dhe spiunonte njerzit. Miku i pare per me paralajmrue te zotin e shtepise i drejtohet ene e pyet:
-Or Islam, sa thot ai sahati yt?

-Po ti pyet Limanin se ai e ka sahatin me te mire se timin. -i thote i zoti i shtepise tue treguet te sapoardhurin.
-Sahatit te Limanit nuk i besoj, se e kam pa disa here te zotin tu e vu ne vesh.
Kuptohet se ketu nuk eshte fjala per sahatin e Limanit, por per ate vet.

Kishte burra te mencur qe merreshin kryesisht me improvizimin e tregimeve alegorike. Ata ishin krijues ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, qe sensibilizonin opinionin, elektrizonin atmosferen,parashikonin e paralajmeronin, vinin ne levizje mendimin dhe veprimin e popullit dhe beheshin keshtu prijesit e tij mendor. Ata shkonin nga oda ne ode, nga mexhelisi ne mexhelis,ne gezime e fatkeqesi ,duke improvizuar tregime te reja. Te tille burra ne Diber ka pasur shume, ata ishin nga malesia dhe nga fusha, nga fshati dhe nga qyteti, ishin nga cdo cep i kesaj treve.
Permendim disa persona te shquar si tregimtare:
Mane Kacani. Ishte nga Cidhna, malesor i pashkolluar,i rritur ne nje mjedis ku alegoria perdorej shume. Ishte thumbues i pameshirshem, ne kuptimin artistik te kesaj fjale. Sa zemergjere e tolerant ishte ne jete aq asgjesues e godites ishte ne bisede, kur kjo hynte ne shtratin e alegorise.
Selim Sula. Ishte nga zona e Slloves,jo shume e permendur per alegori. Por Selimi shetiste ne te gjithe Dibren neper oda e mexhelise, prandaj edhe sillte nje variacion te pafundem tregimesh alegorike.
Taf Kola nga Cidhna. Njeri i urte dhe i mencur, i varfer nga gjendja ekonomike, por i pasur ne mendime.Ka dominuar per nje kohe te gjate ne odat dhe mexheliset e Dibres me personalitetin e tij te fuqishem si mbartes dhe improvizues i alegorive.
Maliq Nikolli nga Luznia.Vend me tradite ne perpunimin dhe perdorimin e alegorise.Ishte elegant dhe metaforik, me nje stil te vecante bisede.
Nuk duhet mohuar edhe kontributi i parive te Dibres.Konaqet e Elez Isufit, Murat Kaloshit, Dine Hoxhes dhe te tjereve rrinin dite e nate plote me burra. Ishte e natyrshme qe aty te gjallerohej dhe te persosej alegoria.

Alegoria Dibrane u zhvillua dhe mori udhen e saj, neper odat dibrane. Odat ishin dhoma te vecanta ne ndertesat karakteristike te tipit “kulle”.Ato zakonisht ndodheshin ne katin e I-re per te qene me funksionale, njerzit e kishin me te lehte per te hyre dhe per te dal,gjithashtu kerkohej per te qene sa me te vecuara nga mjediset e tjera familjare.Dibranit i mungonte cdo gje por dhe nuk i mungonte asgje.Ai ishte i pasur,ne varferine e tij. Oda plote me burra ishte pasuria e tij e madhe, stolia e tij me e vyer. Nga miqte dibrani nuk merzitej kurre, ndonese kishte perhere ngushtesi ekonomike.
Pritja e miqve ne konak kishte dicka te vecante,solemne dhe madheshtore.Nga kodi i pritjes asgje nuk harrohej apo nenvleresohej.Secili nga miqte dinte vendin e vet se ku duhej te ulej.Por persosmeria me e madhe ne odat dibrane ishte menyra se si zhvillohej biseda. Kerkohej gjithmone qartesi,qetesi dhe urtesi. Fjala peshohej me kandar si duhet. Ngutja,konfuzioni, nderprerja e fjales se tjetrit,shikoheshin si shkelje te renda te odes.
Shkaktaret qe krijonin situata te padeshirueshme fshikulloheshin edhe me alegori,e ne raste te tilla ishte shume therese.

Perhapja e alegorise ne Diber ndryshon nga zona ne zone.Disa jane me te pasura,disa me te varfera por nuk mendohet te kete ndonje zone qe nuk haset ky stil mjeshteror i te folures.

I gjithe vargmali nga Reci, Dardha, Cidhna,Muhurri dhe Luznia eshte i pasur me alegori, ndersa fshatrat dhe zonat fqinje me to jane me pak.Levizja masive e popullsise nga nje vend ne nje tjeter ka bere qe alegoria ta zgjeroje hapesiren e vendodhjes.Kur popullsia malesore qe e kishte te perfeksionuar kete lloj te foluri shperngulej per ne vende fushore,ishte e natyrshme qe ketu te sillte edhe alegorine.

Disa alegori sipas zonave:

Tregimet alegorike ne zonen Dardhes shperthejne e gjallerohen ne pikat e vlimit te bisedes .

Nji katunar merr qenin e madh e klishin me e shit ne pazar. E pyet nje pazarli: Sa e man qenin ?
-Nje napoleon.  –i thote i zoti
-Po klyshin?
-Dy napolona
Keshtu pazari nuk kam pa. Pse qenin e mban ma pak e klishin e man ma shume?
-E maj ma shume klishin sepse ky asht qen bir qeni”

Ne zonen e Luznise kane nje berthame estetike me te thjeshte,tehun e goditjes me direkt,mesazhin me te hapur.

“Nji plake merr nji usta me i ba nje shpi te re,ustai e bante murin shume te mire.
-Me jep pak uje.-I thoshte ustai plakes ne mengjes, se i vinte rande me i kerkue kafe.
Plaka bante sikur s’kuptonte, e i çonte uje. Plaka kur vinte dreka, i çonte nji qull keshmaje (pa yndyre), ustai hante me zor. Atehere ustai e ndrroi doren, filloi ta bante murin pa balte e i vinte guret njeri mbi tjetrin sikur te ishte mur are.
-O usta! -I tha plaka

-Futi balte murit
-Futi ene ti tlien (gjalp) qullit qe t’i fus un balt murit. -i tha ustai”

Ne zonen e Recit

Nje burre me mustaqe po kalonte udhes. Dy njerz te tjere per ta tallun,bisedojne me njani tjetrin.
Te kam than njeqind here per ato ferra te shkreta. -foli njani
Disa here i kam pre por prape rrajten (rriten), tashti ska met tjeter veç me i shkul. -ia ktheu tjetri
-Shihni punen tuej,se ferrat rriten ne arat e tjeterkujt. -ua ktheu udhetari.

Ne zonen e Muhurrit alegoria ishte asgjesuese, e pameshirshme, shkalla e deshifrimit te saj eshte e larte.

“Ne nji kohe te acarte dimri nje katunar qe i ra udha andej, shkon tek Dine Hoxha per tu grofun. Avitet ke zermi dhe shtrin kamet per t’i ngrofur.
Dinja i tha: A  keni shume farktare ne katundin tuej ?
Katundari iu pergjigj:- Nji dite nji katundar i emi po vinte nji mullar kasht,sa tu i vu majen u thije qepra e mullarit e ai u rrezue e theu qafen”.
Dine Hoxha ka dashur ti thot katundarit se ai mberdhinte sikur te ishte kovaç.Katundari i tha se ti po tallesh me popullin, por si e ke nisur do te thyesh qafen.

Dibrani ka ditur gjithmone se si ta pres mikun. Per ate qe ka humbur traditen e mikpritjes populli gjithashtu i ka thumbuar me alegori:
“Nipi shkon tek daja,po gjen vec dajavicen ,qe I thote: -Me te thane halla ha darke ,ti darke ke hanger,me te thane halla hip ne rrush e ha,ke rrushi kam lidh qenin,me te thane halla rri sune(sonte) ti nuk rrin. Ska metur gja tjeter por hajde te puth halla ne dy faqet e te shkosh ke shpia jote. Ene nipit nuk i met gja tjeter vec merr udhen e shkon ke shpia e vet.”

Alegoria si forme e shprehur gjuhesore esht nje pasuri e madhe ,nje tregues i larte i mencurise e mprehtesise qe fatkeqesisht po humbet dita dites. Me kalimin e viteve problemi eshte bere me serioz se sa humbja e formave te vecanta te gjuhes. Gjuha po humbet kuptimin e pare te saj duke pesuar ndryshime shqetesuese me ndikimin e madh qe po peson shoqeria nga zhvillimi i teknologjise. Komunikimi virtual po e rrezikon fuqishem bazen e gjuhes shqipe,kshuqe duhet te jemi te lumtur me alegorite e dokumentuara dhe te perpiqemi ti ruajm ato.

/Ardit Iskurti

Vargmali Deshat-Korab

0

Vargmali i Deshatit shtrihet në rajonin e Dibrës në Shqipërinë Lindore, rreth 65 kilometra përgjatë kufirit shtetëror me Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë. Kufiri shteteror mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë e ndan këtë vargamal pothuajse në mes. Në territorin shqiptar, ky vargmal kufizohet në veri me Qarkun e Kukësit dhe në Perëndim dhe Jug Perëndim me lumin e Drinit të Zi. Ky vargmal në terminologjinë e sotme njihet si vargmali Deshat-Korab, i cili është pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik (shpallur park natyror në dhjetor 2011) që është pjesë e zonave të mbrojtura në kategorine IV (Rezervat Natyror i Menaxhuar) sipas standarteve ndërkombëtare te Unionit Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës (International Union for Conservation of Nature–IUCN). Ai përbëhet nga disa male të lartë si Kërçini, Velivari, Greva, Skërteci, Zimuri, Grama, Sorokolli dhe Korabi që është edhe mali më i lartë në Shqipëri. Rajoni ka akses në rrugën nacionale Tiranë-Peshkopi që kalon nëpër Burrel dhe Bulqizë dhe lidhet me Maqedoninë nëpërmjet Pikës Doganore të Bllatës. Vargmali përshkohet nga aksi nacional/ruga rurale Peshkopi – Kukës që lidhet me autostradën Tiranë – Prishtinë dhe t me Kosovën nëpërmjet Pikës Kufitare të Morinit. Rajoni përmblidhet në tetë Njësi Vendore përfshirë Bashkinë e Peshkopisë dhe komunat Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Fushë Çidhën, Sllovë, dhe Kala e Dodës. Qyteti i Peshkopisë është qendër e zonës por edhe e gjithë qarkut të Dibrës. Aty janë përqëndruar institucionet kryesore administrative, ekonomike dhe kulturore. Megjithë ndërhyrjet pa kriter në ndërtimtari, qyteti ka ruajtur elementë të traditës. Peshkopia është e njohur për traditat në kulturë, gatimin tradicional, punimet me dorë, etj. Fshatrat, në përgjithësi janë të vendosura në zonën malore, me shtëpi të ndërtuara me gur dhe të mbuluara me rasa guri. Burimi kryesor ekonomik i tyre është blegtoria. Fshatrat e zonës fushore kanë shtëpi të larta përgjatë rrugëve me kalldrëm, me oborre plot me pemë frutore të rrethuara me avlli të larta. Burimi kryesor ekonomik i tyre është bujqësia dhe blegtoria. Zona e vargmalit Deshat-Korab është një zonë tërheqëse për vizitorët e huaj dhe vendas në sajë të thesarit ë begatë të atraksioneve turistike përfshirë burimet e larmishme natyrore, trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, dhe mikpritjen tradicionale. Pejsazhi i vargmalit të Deshatit është shumë i larmishëm dhe përfshin male, bjeshkë dhe burime të shumta ujore. Malet janë shkëmbore dhe të pasura me bimësi. Vargmali ka një panoramë të bukur, me maja të thepisura por edhe me kanione, shpella dhe shkallë të formuara nga ndikimet shumë vjeçare të fenomeneve natyrore. Në të gjenden disa bazene ujëmbledhës, të cilët njihen për përmasat e tyre të mëdha. Ujërat e përrenjve krijojnë një pejzazh shumë panoramik me gryka të bukura, herë të thepisura nga shkëmbinjtë dhe herë të pasura me bimësi, të këndshme dhe të lehta për lëvizje në këmbë. Në këtë vargamal ka disa burime ujore të rëndësishme për cilësitë e tyre kurative si ujërat termale të llixhave të Peshkopisë dhe uji i ftohtë i Vleshës. Zona ka një histori të lashtë dhe kulturë të pasur. Ajo është e banuar që në kohën e Ilirëve (Kalaja e Grazhdanit). Në këtë zonë e ka prejardhjen Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Zona ka një numër të rëndësishëm të monumenteve të kulturës. Traditat kulturore të zonës janë të spikatura në të gjithë vendin.

Shfletoni të gjithë broshurën

Nostalgji për bulevardin!

0

Natyrisht ishe institucion, shkolle edukimi vlerash qytetare Bulevard .Mbi asfaltin tend mesuam te ecim si njerez,mesuam te komunikonim si njerez, te qeshnim e buzeqeshnim si njerez perdore shternguar nga prinderit tane cdo mbremje kur paradat e vlerave qytetase zbukuronin jeten tone gri ! Mbi ty e nen blinat e tu shetitem ne dhe prinderit tane intelektuale,mesues, mjeke,ushtarake,artiste,punetore te paster, te lare,te veshur thjeshte e mundimshem mire ! Mbi ty eca here me bicikleten e pare per femije e here me gjyshen per dore me nje trendafil ne doren tjeter dhuruar nga xhaxhi Agush, duke pozuar per fotografin Latif ! Mbi ty Bulevard ecnim veshur me bluzat e bardha te kopshtit apo me grykeset e zeza te shkolles !Mbi ty vraponim me shoket drejt kinemase per te pare Fan Fanin apo estraden e qytetit ! Mbi asfaltin tend ecja ngadale bashke me prinderit te cilet teksa me linin te haja akullore ne veranden e bukur te turizmit shkelqenin ne nje tango tek pista e vallzimit ! Diku mes teje takova Enverin e shume me vone Doktorin ! Mbeshtetur pas blinash dikur vershelleja Sara perche ti amo duke u munduar te zbuloj se cila ishte femra me e bukur e qytetit ne ate parade te pernatshme hiresh femerore ! Aty mbi ty diskutonim plot zjarr per futbollin boteror dhe kombetar duke u perlare mes nesh si partizane,dinamovite , tironca,shkodrane,gjermane, braziliane,italiane,,,! Po aty nen blina ju tregoja me ze te ulet shokeve filmin sexi qe kisha pare mbreme tek tv Shkupi e ndersa ata me kerkonin hollesira dikush tjeter na informonte se kish ndruar jete i vrare John Lennon ! Tek Ambeltorja e famshme mesuem si pihet konjaku,ponci e rakia shoqeruar me zupa nderkohe qe prisnim gocat e shkolles se nates ! Mbi ty Bulevard shetisnin punetoret e lodhur te paradites qe mbremjeve visheshin festivce sepse kodi yt kulturor ,etik nuk toleronte mosrespekt te xhiros mbremesore !,,,,,,,Bulevardi im i dashur, mesuesi im i qytetarise , ti sot je ndare prej nesh pasi barbaret dhe ca bijte e tu plangprishesh te mohuan,te harruan, te peshtyne,te urinuan,te dhjene, te vrane por une Biri yt besnik jetoj ende kujtimshem me ty ,mbi ty dhe qaj,,,,!


/Edmond Hasani

Loading...