Home Blog Page 546

Për republikën e re

0

Për republikën e re

/Bujar Kapexhiu

Urime Straka, nje pene premtuese!

1

“Nuk ka besim më sublim se besimi në vetvete, çdo lloj besimi tjetër është varësi dëshpëruese”, kështu e nis vëllimin e tretë autorja. Urime Straka, një penë premtuese në letërsinë Dibrane , Shqiptare dhe mbarë trevat e saj. Kur kjo vajzë erdhi me vëllimin e saj të parë titulluar “Qetësisht”, nuk ishte ndonjë çudi e madhe sepse unë personalisht ja lashë moshës së re, siç e dimë se mosha e re është si gonxhe trendafili që shpërthen në pranverë, por jo për Urimen , kishte tjetër destinaçion dhe këtë e tregoi më pas me vëllimin e dytë në 2014-n. Po kush është Urimja?! Biografia e saj është : Dibrane 24/karatshe por ka një ndryshim me një pjesë të madhe të shkrimtarëve në përgjithësi, ajo është me identitet të veçantë .Mos u habiteni ka një pashaport që pak njerëz e kanë atë të thjeshtësisë dhe sinqeritetit. Urimja studion për Psikologji në qytetin e Durrësit mbase kjo e ka bërë që në këtë qytet bregdetar të marr dozën e frymëzimit, më saktë ta shtoj dozën e frymëzimit. Me vëllimin e dytë titulluar “Përtej ëndrrës”, pasi doli në dritë nuk mund të rrija pa e pasur në minibiblotekën time . Autorja ishte në 360 gradë ndryshim, nuk është nga ata vajzat që qan nëpër vargje për një dashuri të pamundur apo një ndarje, përkundrazi ajo ka një stil krejt të veçantë sepse ka mënyrën e saj atë pra “pashaportizimin më shumë”. Nga proza “Kush jam unë”? çiton : “Thyhem kollaj, por nuk dorëzohem madje as përballë dashurisë.” Më kanë pëlqyer gjithmon vajzat , femrat që nuk rrëzohen por edhe kur rrëzohen gjejnë forçën të ringrihen, por força e ringritjes mund të peshoj më shumë sesa Guri i Sizifit , kështu më duket edhe Urimja . Por teksa shfleton më tej vëllimin “Përtej ëndrrës” ajo na tregon shumë saktë dhe qartë se ku mund të gjendet lumturia. Kështu e çiton në një tjetër prozë për sekretin e lumturisë “Nëse duam ta shtojmë akoma më shumë dozën e lumturisë, do të shfletonim fletë pas flete e libër pas libri. Aty gjendet lumturia”. Kjo nënkupton dhe tregon shumë pastër çelësin e suksesit të një njeriu të sinqertë dhe të dashuruar pas librit. Por, është edhe shumë e vëmendshme edhe për titujt , vjen qetësisht rrinë qetë por kërkon edhe përtej ëndrrës , të gjithë kemi ëndrra dhe dëshira por autorja është e vëmendshme shumë sepse i do gjërat të arrijnë edhe përtej ëndërrimit apo imagjinatës. Mund të lind pyetja , ja ka arritur?! – Sigurisht, edhe pse i duhet akoma shumë kohë të qëndroj qetësisht të kërkoj dhe ëndërroj përtëj ëndrrave deri në çastin që troket fuqishëm, më besoni shumë fuqishëm troket me vëllimin e tretë. Arti saj i të shkruarit qenka pjekur në furrën e mendimit poetiko-artistik. Trokas, titulli i vëllimit të radhës , më i riu me Ese, prozë e shkurtër dhe poezi. I çili ka vetëm pak kohë që ka dal në dritë për ta pasur çdo lexues, flas për ata që e mendojnë lumturinë si autorja që çitova më lart. Pa pikën e frikës , apo dyshimit them se vëllimi tretë ka një peshë të madhe poetike , sepse përçjell disa tema që shumë njerëz mund ti shikojnë por nuk dinë ta shprehin. Në këtë çast autorja është si gjigandi i Letërsisë botërore OSHO, e keni vënë re në romanët e tij shkruan aq bukur sa edhe të vërtëtëzuar por e bën të veçantë se ai ka një botë të bukur artistike. Mos kujtoni ju lutem, se po e barazoj Urimen me Osho-n sepse Urimja ka stilin e saj krejt origjinal .Më sipër ju dhashë thjeshtë një shembull. Autorja Urime Straka, ka edhe forçën për të njohur çdo skutë të shpirtrave të njerëzimit sepse në një ndër poezitë e saj çiton: ” U’a di tani dhimbjen burrave, kur alkoolin e kanë zot në çaste hidhërimi”. Më tej autorja godet ashpër një realitet të vajzave edhe pse vet është vajzë , por nuk lë pa nxjerr në pah kur ju thotë vajzave se dashuria nuk është në makinat lluksoze me zërin e ngritur të kasetafonit. Për një pjesë të femrave që dashurinë e barazojnë në materiale monetare. Për këtë e përgëzoj vërtetë autoren. Kjo vërteton se guxon me forçën e madhe artistike jetësore.. Më tej autorja shkruan me bojë shpirti për njeriun që e lindi dhe e rriti Babain të çilit i thotë se ti je burrë por jo nga ata burrat ,se burra ka plotë. “E njoh një “burrë”të mirë sa ti të vetmin “burrë” në këtë tokë… Jo…më mirë s’po them kështu, se burra në këtë botë ka plot… por ti je një njeri i vogël, Që mban emrin “Zot”. Vëllimi “Trokas” është me shumë ngjyra poetike dhe mesazhe të ndryshme njerëzor të jetesës. Ku thotë më tej se duhet të pranojmë të jetojmë ashtu me shpirtin e kristaltë . “Pranoje… se shpirtit i përshtatet vetëm një formë , formës njerëzore me veshje të veçantë”. edhe një herë dëshmon se është krejt e veçantë në stilin e saj të jetuarit dhe të shkruarit. Po e mbyll edhe unë ku më bukur sesi as sesa e thotë vet autorja “do luftoj ta arrij atë që dua, derisa edhe lodhja të lodhet nga palodhja ime”! Urime, mos ndalo ta hedhësh shpirtin tënd artistik në letër. Të uroj suksese!
/Hamdi Skeja

Atje ku ekziston besa e dibranit nuk humbet shpresa per jeten.

0

Ishte kohe lufte.Familjarishte Eqerem Ahmet Caushi i lindur ne Dibren e Madhe, pas vitit 1913 banonte ne fshatin Blliçe te Dibres se Poshteme . Kishte hapur nje dyqan te vogel per te rritur femijet ,por qe u vinte ne ndihme banoreve te ketij fshati ne nevoje.
Njeriu ne jetë ndjek gjurmet e gjakut te vete ,shkruan Barleti. Eqeremi vinte nga nje familje dibrane me taban te forte, me cilesi e virtyte te shkelqyera.Tek personaliteti i tije ishin kultivuar ,kultura e sjelljes dhe e komunikimit me njerezit,shpirtbardhesia ,trimeria,nderi dhe besa,,bujaria,shpirti patriotik , te cilat atij do t’i jepnin emer,nderim e respekt te vacante ,jo vetem ne mjedisin ku jetonte,por shume me larg.
Me shume se kudo ,Eqeremi do t’i tregonte vlerat e larta njerzore ne vitet e luftes kunder fashizmit.
Ne kujtimet e tyre per luften ,Irfan Vejsiu,Ferit Shijaku,Abas Ferhat Zani nga Gramshi e te tjere, na sjellin fakte interesante per kontributin e dhene gjate luftes per çlirimin e vendit nga patrioti dibran Eqerem Caushi.
Ne librin e tije ‘’Kohe lufte’’, Abas Zani nga Gramshi mes disa episodeve na sjell me shume realizem kontributin e Eqerem Caushit per shpetimin e jetes se tije ,ndonese ne kushte te veshtira dhe me rrezik per jeten e tije dhe te familjes.
Me 8 korrik 1944 ,ne luften e Salbatres se Sule ne Fushe Alie,midis partizaneve dhe çidhnakeve, ne perpjekje per te çare daren e rrethimit, partizani Abas Zani mbetet i plagosur rende .Shoket ne pamundesi per ta marre me vete, e lene Abazin siper nje rruge mes disa shkurreve.Ashtu i renduar nga plaga ,ne lufte me vdekjen, pas tre ditesh arrin te zhvendoset ne kodrat e fshatit Blliçe prane rruges Blliçe-Limjan
Pas tre ditesh drejte tije vinte nje tufe bagetishe dhe bariu i tyre Hasan Xhaferi nga Blliçja.
A partizan je ti , e kishte pyetur Hasani.
Po , ishte pergjigjur Abazi.
Mos qendro ketu, se po te gjeten do te te vrasin ,i kishte thene Hasani.
Nuk mundem me levize ,ishin fjalet e Abazit.
Hasani ia veshtron plagen,bindet per gjendjen e tije dhe largohet me bagetite per ne fshat..
Hasani shkon ne dyqanin e Eqeremit per te blere nje kaushe duhan.Midis gjithe te pranishmeve ai deklaron se ka takuar nje partizan te plagosur rende ne kodra ne lindje te fshatit.Pasi largohet Hasani ,Eqeremi dergon djalin e tije Fiqiriun, i cili i kerkon ,qe Hasani te vinte te bisedonte me Eqeremin vetem per vetem..
A ke bese o Hasan, i drejtohet Eqeremi.
Per ty ,po o Eqerem,pergjigjet Hasani..
Ate djale te ri duhet ta shpetojme ,por duhet mbajtur shume sekret.Mirekuptohen midis tyre.
Pas kesaj , Eqeremi bisedon me Shaban Noken.
Shabani Noka me mushke per dore, Eqerem dhe Hasani ne te ngrysur arrijne tek Abazi.Besimi ishte i lekundeshem tek Abazi ,por vendimi per dergimin e tije ne fshat per ndihme ,nuk kthehej mbrapsht.
Qe tek kujdesi i hypjes se Abazit ne mushke lindi nje fije besimi dhe shprese per jete per partizanin e plagosur.Fillimishte ai strehohet ne shtepine e Shaban Nokes ,me pas tek Eqeremi.
Nen kujdesin e Eqeremit u percaktuan masat qe duheshin marre. I bejne nje banje me uje te ngrohte si djalit te tyre e shoqja e Eqeremit Resmija dhe Xhevria, njera nga grate e familjes se Shabanit,,E veshin me rroba te pastra dhe i shtrojne rrobat e fjetjes , me te rehateshmet ,qe kishte familja e Eqeremit.
Nga gjendja e rende, Abazi,here ishte permendur,here kishte humbur ndjenjat. Eqeremi dhe Shabani ishin shume te shqetesuar per gjendjen e tije. Gjendja kishte qene e tille ,saqe ata kishin menduar dhe per vendin e varrosjes se partizanit.
Si me i besuari per sherbim roje dite e nate per te semurin ,ishte caktuar Sule Kurti nga ky fshat,kurse si mjek popullor do te vinte Driz Limjani(Gjapi) nga fshati Limjan rreth dy ore larg nga Blliçja..
Ai kishte nje tollumbace ,shkruan Abazi dhe nje pipth ,qe futej brenda plages e nxirrte krimbat dhe thithte qelbin e plages.Kur i shikoja krimbat mbi uje me kapnin dridhmat ,shkruan Abazi.Mjeku popullor Driza ishte i besuari i Eqeremit dhe i Shabanit.Ai pergatiste lloje-lloje kremrash q,e ia zbutnin dhimbjen te plagosurit dhe i mjekonin plagen.
Naten e trete, shkruan ne kujtimet e tije Abazi ,ne dhome me mua ishin tre veta ,Eqeremi,Shabani dhe Resmija e shoqja e Eqeremit.Papritmas hapet dera dhe futet brenda nje oficer me uniforme.
Ndodhi ajo qe s’duhet te ndodhte , kishte thene me vete Abazi.
Mos u tremb, i kishte thene Eqeremi.Nuk te gjene asnje e keqe , se te kemi marre ne bese .
Si jeni burra,kishte pyetur oficeri.A i keni sherbyer te semurit?
Me aq sa kemi mundur , ishin pergjigjur te pranishmit.
Forca e tradites ishte mbi ate te dertyres dhe te ligjit ne kete vend.Besa e dhene ,si kod nderi per dibranin ,qendronte mbi gjithecka.Pavaresishte se c’pune bente oficeri edhe ai ishte vene ne dijen dhe ne sherbim,kishte sjelle mjekime per te plagosurin.Ai i ishte afruar Abazit,i kishte dhene doren , e kishte pyetur per gjendjen,i kishte vene doren ne balle si vellai vellait dhe me pas u raporton Eqeremit dhe Shabanit per realizimin e detyrave te marra prej tyre ne sherbim te te plagosurit.Eqeremi dhe Shabani e kishin falenderuar shume oficerin Qazim Noka nga Blliçja ,vellai i Shabanit,ish komandant ne Batalionin e Drinit.
Interesimi per gjendjen dhe mjedisi aq njerezor per te plagosurin, i kishin dhene shume zemer partizanit te plagosur dhe shprese per jeten.
Ne largim te Qazimit Abazi kujton:’’Nuk duhet te qendrojme gjate ne dhome se e shqetesojme te semurin.Qazimi me shterngoi doren perseri ,me uroi ‘’sherim te shpejte’’ dhe doli nga dhoma.Oda filloi te boshatiset.’’
Per gatim i sherbenin e shoqja e Eqeremit,Resmija dhe e shoqja e Shabanit Sulbia Ne dispozicion ishin dhe Sofia e Qazimit dhe Baria e Sules..Me kerkonin çfare doja , me gatuanin ushqime me shume shije.Sa me sillte njera lengun e mishit,tjetra me sillte qumeshtin .Sa zemer me dashuri dhe sa guxim kishin ata njerez te mire ,shkruan partizani i plagosur ne librin e tije.
’’Pjestaret e famijeve Qaushi dhe Noka ,dhe te gjithe femijet e tyre u bene per mua si nena,si vellezer e motra.’’
Per sherimin tim sa me shpejte, porositeshin qengja te njome qe vinin nga bjeshket e Korabit.Lengu i ketije mishi kryente funksion rigjenerues ne sherimin e plages.Kujdesi per permiresimin e shendetit tim ishte i jashtezakonshem.Me trajtonin si te isha pjestar i familjeve te tyre,shkruan Abazi.
Kur diten bente nxehte, Resmija dhe plaka e Shabanit me nxirrnin ne te fresket ne oborrin e shtepise rrethuar me mure te larta ,shkruan partizani i plagosur.
Trimi i mire me shoke shume , thote nje fjale e urte. .Jo vetem lagjia, por dhe te tjere ne fshat e dinin ku ishte partizani ,por askush nuk spiunoi per kete çeshtje. Mikun, dibrani e ka mbrojtur historikishte me çdo çmim.
I plagosuri permiresohej dita dites. Kjo i gezonte shume Eqeremin dhe Resmijen.
‘’Qaushi dhe Noka po me sillnin, jo vetem çlodhje ne trupin e dobitur ,por edhe sherimin e plageve ,shpresen per te jetuar.Sherbimi me dukej se ecen sipas nje grafiku te caktuar ,qe respsktohej me shume korrektesi’’, shkruan Abazi.
‘Dibrani i mire nuk ta permend nderin qe te ka bere.’’Aspak dhe asnjehere nuk u permenden nga Eqerem Caushi ,as sakrifica para rrezikut per shpetimin tim,as sherbimet dhe lodhja,as netet pa gjume ,as parate e shpenzuara prej tije ne pagesen e mjekut, te personit qe vazhdimishte qendronte prane meje,te ushqimeve te zgjedhura si per te semurin e te tjera.’’shkruhet ne librin e tije Abaz Zani.
Nje dite ne shtepine e Shabanit vjen Hail Alia. Abazin e futin ne dhomen e grave,pasi atje nuk mund te futej askush.Pas kesaj dite partizani kalon ne shtepine e Eqeremit, pavaresishte se ai kishte vetem nje dhome banimi.
Eqeremi dhe familja e tije ishin intresuar pa kursim per partizanin e plagosur deri sa ne ate zone erdhen forcat e Brigades se V-te Sulmuese.
Ata ishin vene ne dijeni se ne kete famije ishte nje partizan i plagosur.Dy partizan futen ne shtepine e Eqeremit..Pasi u binden se i plagosuri ishte partizan,lajmerojne mjekun e tyre Ibrahim Dervishi.U grumbulluan pjestaret e dy familjeve, te Eqeremit dhe te Shabanit.I veshur dhe i mbathur, si jo me mire ,i hypur bute mbi kal, Abazi pershendetet perzemersishte me ata qe sakrifikuan aq shume nga vetja , kur jeta e partizanit ishte ne rrezik me teper se kurre dhe niset drejte Sllatines.
Edhe pas largimit te tije Eqeremi eshte interesuar per gjendjen e Abazit.Pas disa kerkimesh prej tije ,ai vete dhe e takon ne qytetin e Peshkopise ne katin e dyte te nje shtepie ,ku ishte spitali partizan.Ne ushqimet qe i kishte sjell Eqeremi,Abazit i kishin pelqyer me shume petullat e gatuara nga Resmija..
Familje e Abazit ishte informuar se djali i tyre ishte vrare.Kete informacion e kishin marre nga nje partizan gramshiot ,I cili bashke me shoket ishin munduar ta tehiqnin te plagosurin.Ishte bere ceremonia e varrimit te tije (ne mungese).
Ne diten perkujtimore te dyzetetave (,sipa zakonit,) kur ishin ftuar miq e shoke,ndodhi befasia me e madhe.Ate dite Abazi arrin ne Gramsh.Takohet me nje moshatar te vetin.Shoku i tije me nxitim niset per ne shtepine e Abazit,qe t’u jepte sihariqin e madh familjes me shprese se do t’i jepnin nje bakshish te mire.
Takon nenen e Abazit. Abazi eshte gjalle,sot e kam takuar ne Gramsh ,i thote i riu nga fshati i Abazit.E ema nuk i perballon emocionet dhe bije pa ndjenja.
Ate dite ishte 6 javeshi ne kujtim te vdekjes se Abazit.Dita perkujtimore ku ishin thirrur miqe dhe te aferm ishte kthye ne nje dite feste te jashtezakonshme. Famenderoni Zotin dhe Eqerem Caushin e Shaban Noken ,qe sot erdha i gjalle prane jush,kishte thene Abazi.
Sa e çmuar eshte dashuria e njeriut per njeriun,sa krenari eshte t’i gjendesh prane me te gjitha menyrat dhe mjetet atije qe eshte pa shprese ne lufte me vdekjen.sidomos kur ndodhet ne vend te huaj.
Per Eqeremin, shkruhet se shtepia e tije ishte baze e besueshme per strehimin e partizaneve qe ishin me sherbime te veçanta.Per kete na sjellin kujtimet e tyre Ferit Shijaku , Irfan Vejsiu e te tjere.
“Kini besim biri im, me thoshte Eqeremi, Mos kurseni as gjakun tuaj per kete lufte te shenjte.Ju do te fitoni dhe do ta gezoni lirine” ,shkruan Irfani Vejsiu ne kujtimet e tije.
.Une kisha mjafte miq ne Peshkopi ,shkruan ai ,por me i sigurte se kudo ndjehesha tek shtepia e Eqeremi Ahmet Caushit.
Kujtime te tilla sjell edhe Ferit Shijaku ,Ne veçanti ai tregon se Eqeremi e ka ndihmuar levizjen, jo vetem duke u vene ne dispozicion te tyre shtepine sa here te ishte nevoja ,por dhe per ndihme te çmuar me te holla,ushqime e veshmbathje,per te cilat kishin shume nevoje
Kaluan vite dhe komunikimi midis tyre ishte nderprere.Fiqiriu,djali I madh I Eqeremit, ishte ne shkollen tregtare te Vlores.Atje ishte dhe nje nxenes e mbiemrin Abazi .Nje bisede midis tyre me 1958 u be shkas qe lidhja midis tyre te rifilloje per te mos u nderprere kurre.
Abaz Zani familjarishte niset per ne Diber tek familja e Eqerem Caushit.Pas disa vitesh , me djalin tjeter te Eqeremit ,Ahmetin ,vene tek ai vendi me shkurre ,ku dikur ishin prezente jeta dhe vdekja .Fale atyre njerezve te mire,te tjereve prane tyre ,tradites se dibranit per mbrojtjen e mikut dhe jetes se tjetrit, Abazi rilindi ,sepse pa ndihmen e tyre, jeta e tije ishte e pamundur.
Kryesia e LANCIT Diber me 26 prill vendosi nje pllak perkujtimore si baze lufte ne shtepine e pasardhesve te Eqeremit.Te pranishem ishin Kryetari I Bashkise se qytetit te Peshkopise z. Ilir Krosi,Sekretarja e Pergjitheshme e Prefectures zj.Donika Hyseni.Nje takim qe nuk pati ngjyrime politke .Fjalen e rastit e mbajti kryetari I kryesise se LANCIT Diber Z.Ilmi Cani. Pereshendeten dhe kryetari Bashkise Z.Ilir Krosi si dhe Sekretarja e Prefectures Zj. Donika Hyseni.
I zoti i shtepise, Ahmeti,djali i Eqeremit , i falenderoi te pranishmit per vleresimin e veprimtarise patriotike te te atit te tije Eqerem Caushi.Ai ua dorezoi deshmine pasardhesve te tije dhe ua la kete amanet:’’;’’Edhe gjyshi,edhe babai im,edhe une dhe ju pasardhesit tone, t’I sherbejme me te gjitha mundesite atdheut tone.’’.Nje shembull i shkelqyer per te gjithe,nje frymezim per brezat.Atje ku eshte besa e dibranit ,nuk vdes shpresa per jeten.

/Murat Koltraka

Përralla me mbret

0

/Bujar Kapexhiu

“Selman i Nenes ke te qaj me pare”?

0

“Selman i Nenes ke te qaj me pare”? keshtu me erdhi mendimi kur po mendoja te beja nje shkrim tjeter per qytetin tim te lindjes. Qyteti Peshkopise me ngjan me nje femije jetim. Na ishte dikur nje Nane e bije ku i zoti shtepise kishte vdekur heret dhe i kishte lene te vetme, pas vdekjes se zotit te shtepise komshinjte ishin versulur keq ndaj kesaj familjeje duke hedhur balte mbi to por gjithmon me nje stil hajduti, keta sigurisht qe nuk ndiheshin mire aspak se kishin pesuar nje shok te vertete , sikur mos u mjaftonte ajo dhimbje , komshinjte ishin versulur edhe nga tokat duke shtyre kufijte sa larte e poshte e sa djathtas e majtas. Kjo vazhdoi per disa vite deri kur vajza gjeti djalin e endrrave qe lidhi kuroren e fejeses dhe me pas te marteses, edhe gjate kesaj periudhe komshinjte shpirtzinj vazhdonin avazin si gjithmon. Nje dite prej ditesh burri i thote gruas :- Grua , do shkojme sot te shohim Mamin tend dhe vjehrren time , ka filluar pranvera dhe duhet te jete shume e ngarkuar me pune , shkojme ta shohim pak. U nisen por rruges vajza filloi te qante i ishin mbushur syte me lot , koken mbeshtetur ne xhamin e ngrohte nga rrezet e diellit , kur burri e pa ju kthye :- Cfare ke , me thuaj perse qane?! Ajo hezitoi per disa momente per te mos shperthyer qe ta merrte vesh burri saj se cfare kishin vuajtur Nene e Bije me komshinjte zemersterr, por pas disa kembenguljesh nga bashkeshorti ajo i tregoi gjithcka , nga fundi bisedes ajo tha: shtepia ime ka mbetur pa zot shtepie. E nisa kete shkrim me kete historine se e ndjej dhimbjen deri ne palce , e ndjej dhe e citoj edhe njehere: dibra ka mbetur pa zot shtepie , prandaj me duket aq jetime me rroba te leckosura , plote llum , floke te pakrehura , Ah, Dibra ime e shenjte dhe e shtrenjte , ku ishe dhe ku je?! Te gjithe po mundohen te te hane edhe leckat e shtrenjta ime . Masakra e Lures duke e shkaterruar ate vend hyjnie , ate bukuri perrallore , ate natyre te qete . Sigurisht nuk mund te le pa permendur akacjet ne fshatin Ploshtan te Kalase se Dodes qe dikur ishin me hektar dhe sot nuk eshte asnje. Bukurite natyrore ne gjithe dibren nuk i ka pothuajse asnje vend te Shqiperise . Mali i Korabit dhe i Grames jane shfarrosur plotesisht dhe turperisht. Por nuk eshte vetem kjo, ke te qaje me pare?! Bulevardi ” Elez Isufi”, kishte dikur nje bukuri , por mbeti vetem si kujtim “Dikur”. sot nuk mund ta quaj ashtu. “Selman i Nenes ke te qaje me pare”?! Dikur thuhej se Pallati Kultures “Haki Stermilli” gurgullonte nga artista , po sot?! Sot , prej 20 vitesh pothuajse, asnje kuader politik nuk e hapi xhepin per nje sponsorizim te nje aktiviteti ku bashkia ka te drejten morale dhe ligjore per ta bere . Sepse ka buxhetin vjetor per artin ne pergjithesi. Por asnje nuk e ka bere, as nuk besoj ta bejne. Por lind pyetja, perse Dibra mbeti jetim?! Po , sepse ata qe hypin ne karrigen e bute te politikes nuk kane si vizion te bejne dicka per dibren ne cdo drejtim , por kane vetem manine per te mbushur xhepat , cantat dhe bankat . Prandaj dibra ka mbetur pa diell . Ne kaq vite , politikanet dibran dhe ato te medhenjt e kane mesuar si refren: “Sapo ne te vijme ne pushtet do bejme rrugen e Arberit”. Po nuk e beri askush sepse karrigia e bute eshte jo vetem e shtrenjte , e shenjte por edhe e embel. Po rruga e Arberit kur do behet?!- Jam skeptik une. Prandaj ka miliona probleme dibra dhe dibranet dhe askujt nuk u intereson pushtetareve dibran. Jam ofenduar dhe kercenuar disa here nga njerez te veshur me pushtet kur kam ngritur problemet qe shqetesojne dibren dhe dibranet e vertete. Edhe pse ato me kane ofenduar dhe kercenuar une kurre nuuk jam ndalur per te thene te dhimbshmen te trishten , ate qe ka mberthyer qytetin e Peshkopise dhe Dibren mbare. Dibra mbet jetim une po pres ringjalljen e te zotit te shtepise per ti dal zot familjes-Dibres.

/Hamdi Skeja!

Dasma dibrane nje kod i perpikte,nga batutat e deri te gjobat

0

Pas katër orësh udhëtimi përtej maleve, që nga Kukësi, më në fund mbërritëm në qytetin e Peshkopise (Diber), ku pa humbur kohë, duke pyetur e duke kërkuar, takuam disa nga burrat e moshuar të qytetit, të cilët pranuan të na rrëfenin mbi ritualet e kësaj treve. Dasma, lindja e vdekja edhe në këtë krahinë të Shqipërisë, patjetër që ka veçantitë e tyre, rritet dhe zakonet e shumta, që sigurisht nuk pretendojmë t’i zbulojmë sot deri tek e fundit… Ashtu si në ditët e sotme, ku para kurorëzimit vajza dhe djali pyeten nëse do ta duan njëri-tjetrin “në të mirë e në të keqe”, “në hidhërim e gëzime”, për t’u betuar më pas para Zotit, edhe në atë kohë, në Dibër, para imamit apo shehut, çiftit i bëhej e njëjta pyetje; 73-vjeçari dibran, Bajram Çenga tregon për “Shekullin” se “atëherë firmosej edhe në letër, pra me ligj kjo gjë, ashtu siç unë e kam bërë para 50-vjetësh…”. Përsa i përket pajës së nuses, për dibranët ajo nuk ka qenë tepër e rëndë; “Dy ose tri veshje komplet për nusen, ishin të detyrueshme në çdo rast. Por, kërkesat nga ana e shtëpisë së dhëndrit mund të shkonin deri në 7 apo 8 palë veshje, gjë që në atë kohë e rëndonte tepër familjen e nuses. Stolitë e nuses ishin napoleonat e varura në qafë e në veshje, si dhe monedhat e vjetra turke që shpoheshin dhe përdoreshin në vend të vathëve”,- thotë xha Bajrami. Dhuratat e para, shenja të fejesës, ishte shamia ose shalli për vajzën dhe riza për djalin. Më vonë piheshin kafet në të dyja shtëpitë dhe vendosej dita e martesës.

Krushqit marrin nusen
Gjithmonë, për të marrë nusen, krushqit e dhëndrit shkonin në numër tek. Do të ishin 7, 9, 13 ose 15 vetë, jo më tepër. Nga krushqit, tre prej tyre duhet të ishin shumë të përgatitur ose siç thotë populli “të rrahur me vaj e me uthull”. Njëri prej tyre nevojitej të ishte shumë i mençur e me përvojë të madhe, tjetri duhej të ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund të gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndërsa i treti kryesor i krushqve të dhëndrit, duhej të zgjidhej “trim e sypatrembur” në mënyrë që nëse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (që mund të kërkonte para shumë) ai të vepronte duke iu kërcënuar atyre. Të gjithë këta krushq që shkonin për të marrë nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombëtar. Atë e shoqëronin vllezërit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore që kishin, nuk binin derisa nusja futej në kufirin e fshatit të dhëndrit. Atje i prisnin në hyrje të fshatit të gjithë me gëzim, lodra e këngë. Në raste të rralla, ndodhin edhe ngatërresa, sidomos kur takoheshin dy palë krushq. Në këto raste, njëra palë duhej të hapte rrugën dhe tjetra të kalonte, e duke mos lëshuar asnjëri fill, kanë ndodhur edhe vrasje. Madje, këtu në fshatin Shuman, gjendet një episod i habitshëm natyror me 22 gurë përballë njëri-tjetrit (11 në secilën anë) dhe një gur të 23-të të veçuar. Për 11 gurët e anës së majtë, të gdhendur nga natyra, njerëzit thonë se janë krushqit e gurëzuar, ndërsa në anën matanë ndodhet një gur i përkulur, për të cilin thonë se është nusja. E çuditshme është, se dhe në krahun tjetër janë 11 gurë. Tregojnë, se dikur ndodhi që dy karvane me krushq, një në ardhje e një në kthim, u vunë përballë në rrugën e ngushtë. Asnjë nuk i hapi rrugë tjetërit dhe u… vranë, e u gurosën… por këto lloj ngatërresash kanë qenë të rralla në Dibër dhe legjendat e moçme tregohen me të qeshur..

Pazari i dajave për nusen
Sigurisht, që nuk mund të harronim në këtë shkrim, episodin e pazarit të dajos së nuses me dajon e dhëndrit dhe krushqit e tjerë.Një tjetër dibran i hershëm, madje i njohur dhe respektuar në gjithë zonën, siç ishte Ahmet Eqeremi, zbulon për ne një nga momentet më interesante të dasmës dibrane;Përballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisë, këmbimet e batutave dhe një alegori e retorikë e mrekullueshme gjallonte në të tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar në ndjeshëm, deri në zhdukje të këtij zakoni.“Atje kishte një ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherë shoqërohej me një garë për trimëri e pasuri…”,- thotë Eqeremi. “Në muhabet e sipër, fillonte daja i vajzës që kishte të drejtat e veta; Ai do të pyetej për vajzën, por edhe do të kërkonte. Daja i nuses e niste duke kërkuar një sasi të madhe lekësh. Pastaj fillonin shokët e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi të dashtun. Prandaj ule këtë vlerë…”. Më tej, dilte një shok tjetër i dajos së nuses dhe thoshte: “Prapë shumë e ke, ne do çojmë vajzën nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Më në fund, arrinte që daja i dhëndrit jepte shumë pak, ndonjë peshqesh për atë që bënte kafen, ndonjë dhuratë tjetër për nusen dhe një bakshish të vogël për derën. Shumë pak ishin ata që nuk të falnin. Nuk ishte dëshirë e dibranit për të ngacmuar mikun. Shumë rrallë, miqtë dilnin të pakënaqur nga dhomat. Në këto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumë të matura që këmbenin me njëri-tjetrin, duke dashur të ulnin çmimin që daja i dhëndrit duhet t’i paguante dajos së nuses. Shprehjet përdoreshin tepër alegorike dhe nuk ishin asnjëherë direkte: “Shqiponja ishte njëherë lart, por tani o ul në një kep…”,- që do të thotë se kanë qenë kohëra më të mira, por tani daja i dhëndrit është keq ekonomikisht. Më tej, oratoria vazhdonte me shprehje të tjera: “Rrasa atje në një arë, por miqtë e mi nuk më rregullojnë groshët…”. Kur daja kërkonte lekë mund t’ja niste “shtëpia është t’u më ra…”. Ndërkaq hidhej një nga krushqit për ta zbutur dajën: “Vërtetë është shtëpia duke të ra, por na ke ne, të ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Më ndihmoni ju, por jeni larg”, ndërkaq dikush tjetër mund t’ja kthente dajës, “me burrat tanë bëhemi shumë, nja 1000 plita t’i pres unë…”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janë marrë vesh dhe daja i nuses ka kërkuar shumë lekë, aq sa krushqit e dhëndrit kanë mbetur pa nuse dhe janë detyruar të vijnë më pas, e ta marrin me forcë vajzën..

Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq, dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen për herë të parë nëpërmjet saj. “Unë vetë e kam parë nusen ditën e dasmës që brenda unazës”, tregon Mendu Lusha. “Më parë ne nuk kishim bërë takime dhe aty unë e pashë gruan me duvak, për herë të parë, nëpërmjet unazës së florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtëpisë dhe në dy krahët i futeshin bukët, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe një gjel mbi kokë. “Me një hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Ritet kur hyn nusja tek dhëndri
Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t’i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të “mos ta zinte magjia”.

Nata e parë e dhëndrit me nusen
Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje që ja kanë kënduar atij vetë gjatë martesës: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh, duke kullotur gomarët…”. Shokët ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhëndër, mos e fal nusen për sonte…”. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. “Na këndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanim petullat”. Me ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilje përjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujë. Të paktën kështu ka qenë kjo traditë, deri vonë në Dibër..

/Shekulli

Fermerët do të mund të punojnë tokat e tyre pa dalë fare nga shtëpia

0

Sipas CNN, robotika në bashkëpunim me makineritë po punojnë edhe për sektorin bujqësor.
Po prodhohen traktora që mund të punojnë tokën duke u komanduar nga distanca. Kjo teknologji do të ndryshojë tërësisht bujqësine dhe proçesin e saj.

Case IH quhet lloji i traktorit që mund të punojë tokën, të korrë, të mbjellë, të spërkasë etj dhe mund të punojë 24 orë në ditë.

Ju mund të jeni në shtëpinë tuaj dhe me një tablet ose kompjutër siç jeni duke lexuar portalin DibraExpress, në një dritare tjetër të jeni duke komanduar një traktor i cili po punon tokën tuaj.

Paneli ju jep një kontrol të plotë të mjetit me të dhëna të plota dhe të detajuara për proçesin.

Case IH është një revolucion në bujqësi dhe pritet të bëjë një bum global përsa i përket bujqësisë dhe zhvillimit të saj.

Ftoi

0

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.
Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut.

Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi, bombë e vitaminave
Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një pemë të vërtetë të vjeshtës. Edhe pse koha e tij është nga tetori deri në dhjetor, ai nuk gjendet shpesh në treg. Kjo pemë e ka origjinën e saj nga Azia Jugperëndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë.

Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralet më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij shëruese
Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.

Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ftoi është i ushqyeshëm
Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave.

Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Për ata persona përgatitet ky ilaç i preferuar mund të merren 2 kokrra ftonj, priten në copa të imta dhe futen në 1 enë ku përzihen me verë të bardhë. Lihen të mbuluara prej 7-10 ditë.

Kush jemi per te gjykuar Visarin?

0

Per Visar Zhitin eshte shkruar e do shkruhet pergjithmone, keto ditet e sotme nuk perbejne perjashtim. Ai, ne te mire e ne te keq, ka lindur per te qene i shquar. Asgje banale nuk ka ne kete personazh te madh te jetes apo te artit. E meta kryesore e tij? Eshte fakti qe zgjon xhelozira te habitshme, sidomos tek mediokret e medhenj.
Emri i Zhitit u lakua ne te gjitha rasat sidomos pas nje shkrimi te tij per presidentin e Shqiperise. E lexova ate shkrim. I shkruar me shume art. Pjesen ne te cilen permendte ndonje te mete fizike te burokratit shqiptar te vene ne shenjester e lexova disa here. Mendimi se mund ta kish teperuar duke i meshuar satires sipas handicapit fizik me kaloi menjehere nepermend. Nuk i kam dashur ndonjehere sulmet fizike apo biografike.
U perpoqa ta krahasoj kete shkrim me precedente te njohur. I pari qe me erdhi ndermend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Personazhi i kesaj poezie eshte pershkruar edhe me te metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi kete krijim per te qene nje kryeveper. Shpesh, neper sarkazmat jo vetem letrare te kohes se tij, Gebelsi eshte satirizuar edhe me handicapin e tij: te çaluarit. Autoret qe e kane bere nuk jane quajtur te pamoralshem, pasi ne ato raste permendja e te metes fizike lidhej me persosmerine e propaganduar prej tij te trupit arian.
Per cfare mund te sulmohej ky shkrim i Visarit? Per konflikt interesi? ( Nje perfaqesues i shtetit shqiptar qe sulmon nje perfaqesues tjeter- kryesorin e po ketij shteti; dmth shteti qe sulmon vetveten. A mund te quhet kjo e moralshme? Pse jo, nese njera pale nuk e ka njohur kurre tjetren si te tille.
«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga nje pjese e tij) u sulmua nga nje kulm kulturor i tij, i pranuar si i tille nga te gjithe, pavaresisht nga ngjyrat politike. Ndersa lushjari i Vatikanit kish ndertuar nje sulm te pasionuar vertete, por te menduar mire, durrsaku i Tiranes nuk u mendua shume per tʼu pergjigjur, siç i takon nje kryetari te nje shteti. E beri me shume nxitim dhe kjo verteton papjekurine dhe padenjesine e ketij pesonazhi per rolin qe i eshte ngarkuar. Nje president nuk i pergjigjet akuzave te tilla per pandershmeri duke permendur dy iniciale te nje mesazhi, te shoqeruar keto me nja dy rreshta qe nuk e justifikojne ate lloj reagimi. Keshtu pergjigjen adoleshentet qe grinden per nje qese me pattatine!
Me kete ngjarje lidhen edhe sulme te tjera te bera Vizar Zhitit, kur ai kerkoi hapur te shkonte ambasador ne Vatikan. Shume i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:
Te gjithe intelektualet e medhenj duhet ta bjene kete gje: te vetepropozohen publikisht per postet ne te cilat jane me te afte se te tjeret – se ata aparatcike te partive qe si vlere te vetme kane besnikerine ndaj sahanit. Nese nuk i mbeshtesni ne kete forme, qofte personalisht, qofte nepermjet listave civile, duroni perjetesisht ata personazhe qe ju servirin partite, edhe kur jane pjella te vesit.

/Shpend Sollaku Noé

Një ditë në qytetin tim.

0

Dielli qetësisht lëshon rrezet e para mbi qytet. Rrugët sapo fillojnë të mbushen duke prishur kështu qetësinë e një nate të gjatë dhe të qetë. Zhurmave therrëse te qepenëve të dyqanëve u bashkohen dhe boritë e furrishme të makinave, diku diku ndonjë sharje alla shoferësh si përshëndetje mëngjesi. Dikush vrapon për punë, dikush për shkollë, dikush qetësisht i afrohet lokalit, e dikush tjetër nuk din ç’destinacion ka. Punëtorët bluzëverdhë dhe të lodhur natën nga pastrimi u lanë stafetën kollareve drejtuese, njerëzve me dosje dhe kokave të rënda. Bulevardi maskilist, dikur simbol i një qyteti model zbeh shkëlqimin e atyre rrezeve kaq të paqta. Çekanë, makineri, dy tre punëtorë dhe qindra njerëz shtypin vazhdimisht pllakat e sapovëna. Njerëz të papunë që vrasin kohën bashkë me varfërinë ulur këmbëkryq mes tyre. Njerëz të gënjyer vazhdimisht, me plot halle, njerëz që flasin me vete nga stresi dhe ato që përfitojnë padrejtësisht në kurriz të tjerëve janë njerëzit në qytetin tim. Teksa përpiqesh të bësh një xhiro, qindëra sy kureshtarë të kanë skanuar portretin tënd dhe me çdo kusht po të bëjnë çdo analizë dhe pyetje të mudëshme. Dielli vazhdon të shndërisë, kësaj rradhe më fort mbi pemët tashmë të krasitura dhe mbi kokat e njerëzve plot halle që vërtiten të hallakatur nga njëri cep në një tjetër. Ti je i vëzhguar. Kudo që shkon, çfarëdo që bën, kushdoqoftë ajo apo ai që ti shoqërohesh je i detyruar të pranosh titullin që mentaliteti akordon për ty. Hapat ndjekin ritmin e tyre. Lakuriqësia e fëmijëve që lypin lëmoshë shfaqet kudo që ky hap hidhet. Fus dorën në xhep dhe gjej aty kusurin që shoferi arrogant i furgonit më ktheu. Sytë e tyre qeshën e mes turmës si zogj shtegtarë humbën. Përpiqem ti shmangem një gruaje të shqetësuar që me shpatull goditi fort krahun, e më pas niset drejt destinacionit të saj. Egërsia e gruas që kaloi zbehet nga një vajzë e imët, e bukur dhe me një buzëqeshje prej fëmije që ëmbël të drejtohet duke pëshpëritur tekstin e mësuar përmëndësh. – Zotëri, vodafone jep numra falas, keni kartën e identitetit?Teksa përpiqesh të shijosh atë xhiro në kokë bluan qindra mendime. Pyetje të shumta lindin dhe pse tu japësh një përgjigje ështe shumë e vështirë. Mendon sa vajza paragjykohen në këtë vend? Sa njerëz të papunë. Sa vuajtje pasqyrohet në fytyrat e këtyre njerëzve punëtorë? Sa kemi ndryshuar… Për një moment një zë i çuditshëm ndërpeu çdo mendim “Sa e mëjra ç’kjë” :- ishte zëri tipik i një 35 vjeçari pedofil, i martuar, me fëmijë që ngacmonte një gocë pothuajse në moshën e vajzës së tij. Ndalova për një çast, e më pas nisa të ec ku përbri meje zellshëm disa të rinj debatonin si u zu “Obama me qenin Maqedonas”. Gjuhë vulgare e disa të tjerëve përpara, e pas meje dikush efiketoi k***e një femër që çante mes turmës maskiliste në këtë bulevard. Po më bërë përshtypje provova të ec më tej por pluhuri nga xhirimet e gomave në mes të turmës dhe para policëve më shtangu. Asgjë nuk kuptova. Ah po, kuptova që asgjë nuk ka ndryshuar përkundërazi jemi më keq se ç’kemi qenë. Të rijnë në qytetin tim numërohen me gishta. Flas për ato të rinj që për një të ardhme të mirë sakrifikojnë çdo gjë. Për ato të rinj që shkollohen, dhe do ndryshojnë përfundimisht mentalitetin, jetesën dhe do kthejnë vlerat që Dibra ka pasur me kohë. Vërtitem kot në qytet. Provoj një kafe, një tjetër. Takohem dy tri herë me të njëtët persona dhe dëgjoj pothuajse të njëtët muhabete. Asgjë nuk ndryshon mes ditëve. Ato janë fotokopje kaq identike saqë e ke të vështirë ti dallosh nga njëra tjetra. Dielli ka vazhduar rrugen e tij pa u shqetësuar çpo ndodh në këtë qytet. Turma rrallohet, e pasditeve çdo gjë ja lë vëndin qetësisë. Qepenët e dyqanëve mbyllen njëri pas tjetrit e me perëndimin e diellit qyteti përgjumet. Sërish punëtorët bluzëverdhë dhe diku një makinë policie bëhen rojtare të përjetshëm të qetësisë.

/Samet Zagradi

Loading...