Home Blog Page 3

NJE KRYEMINISTER QE NUK E MERITOJME Nga ish deputeti i PD z.Bardh Spahia

0

NJE KRYEMINISTER QE NUK E MERITOJME

Me gjuhe te trashur e fytyre te skuqur (si mjek i kam te qarta si simptoma, e besoj fort se i dalloi kushdo e pa ate performance te renduar), kryeministri me vota te vjedhura, krekoset si i sapo ngritur nga tryeza me vere te mire, ne krah te shefes se diplomacise se BE qe si kurre ndonje paraardhes, nuk ka patur nje performance aq te dobet! Vendi eshte ne krize kushtetuese, politike e institucionale, por kryeministri enderron se do ua shese shqiptareve per normalitet, e duke perdorur miqte e interesave, per ta paraqitur si te tille edhe ne Europe. Fatmiresisht lideret e Europes e kane te plote panoramen ne Shqiperi, perfshi akrobacite me standardet e atyre qe paguhen nga taksapaguesit e BE. Prandaj Edi Ramen nuk e pret e as e viziton kush nga Europa sot. Te njejtet “miq” i fshine Saimir Tahirin nga progres raporti i kaluar, por mashtrimi ngeci tek vendimmarrja e Keshillit Europian. Ne 6 vitet e fundit, Shqiperia eshte kthyer ne nje rregjim ku ligjet behen per interesa te erreta te krimit e oligarkeve. Nje vend i NATO-s pa gjykata, me drejtesi te kapur per fyti e me nje parlament ilegjitim eshte imazhi me elokuent se c’mund te beje nje person i semure pas pushtetit, kur uzurpon karrigen e kryeministrit! Cka refuzojne te shohin “miqte” e kryeministrit eshte realiteti kokeforte qe nuk fshihet permes raporteve te sponsorizuara: qytetaret jane ne protesta e kunder ketij kryeministri qe si alternative u jep vetem varferine ose emigrimin!#BashkeMe11MajPerShqiperine

Kush është veterani shqiptar i Ushtrisë Amerikane nga Lufta e Dytë Botërore që u nderua në SHBA

0

Javën e kaluar, kongresisti Stephen F. Lynch i dorëzoi Medaljen e Artë Kongresionale të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) veteranit të Ushtrisë Amerikane, Semeon ‘Sam’ Simollari.

veterani

Pjesëtari i dikurshëm i të ashtuquajturës Njësia Shqiptare, Kompania B, Regjimenti i 2677, u nderua për shërbim dhe guxim të shquar në Luftën e Dytë Botërore.

Si bën të ditur gazeta “Illyria”, në New York, Sam Simollari është i vetmi që ka mbetur gjallë nga njësia që u përgatit dhe dërgua nga Ushtria e SHBA-së që të ndihmonte në mposhtjen e nazistëve në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët.

Një ceremoni modeste u mbajt në Qendrën “South Shore” të Infermieriesë dhe Rehabilitimit, në Rockland, Massachusetts. Fotografitë nga ceremonia u dërguan nga zyra e kongresistit dhe tregojnë momentin e dhënies së Medaljes së Artë të Kongresit, në prani të familjarëve dhe Ron Nasson nga Shoqata e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë.

Sam Simollari i lindur në Përmet, ishte ende fëmijë kur prindërit e tij u vendosën në SHBA në vitin 1930. Ai u rrit në lagjen West End të Bostonit. U regjistrua në ushtri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u rekrutua nga OSS, e cila për lexuesit që nuk e dinë ka qenë pararendësja e CIA-s. Arsyeja ishte njohja e tij e mirë e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.

Ai u stërvit bashkë me një grup 20 ushtarësh të tjerë shqiptaro-amerikanë, përpara se të dërgoheshin në Bari të Italisë e që aty, në Shqipërinë e ushtuar. Sam u parashutua afër Korçës, ku iu bashkua njësive partizane që luftonin për çlirimin nga gjermanët. Detyrat e tij ishin të ndërlidhjes dhe vazhdimisht shkëmbente informacione me qendrën në Bari. Lidhja me të ishte kyçe në bombardimet nga ajri, me të cilat forcat aleate ndihmuan luftimin e nazistëve.

Në 28 Nëntor, ndërsa gjermanët largoheshin nga vendi, Sam Simollari ishte një nga 26 amerikanët e Njësisë Shqiptare të OSS-së që marshuan në Tiranë bashkë me drejtuesit e Frontit Nacional Çlirimtar.

Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e çlirimit ishte 28 apo 29 nëntori.

Sam qendroi në Shqipëri dhe Europë deri në 1945, kur u kthye në Massachusetts. Në 1947, u martua me gruan e tij Jean dhe u vendosën me banim në Sharon, Massachusetts, ku rritën një familje së bashku, ndërsa punonte në një dyqan mekanikësh për riparim makinash të huaja. Sam dhe Jean patën gjashtë fëmijë. Diane (bashkëshorti Peter) me banim në Hull, MA; Kristine nga Sandwich, MA; Linda nga Gulfport, Florida; Martha nga Connecticut; Ruth (e martuar me Tedin) në Hull, MA; si dhe Michael nga Palm Springs, California. Sam ka edhe shtatë nipër, mbesa e stërnipër. Vëllai i tij, Bill Simollari, një veteran i Forcës Ajrore së Shteteve të Bashkuara, i cili jeton në Stoughton, MA, mori pjesë gjithashtu në ceremoni. (Ruben Avxhiu)

Shaqiri: Do ta shikoj veten edhe një herë duke e mposhtur Messin e Barcelonën

0

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë krenar me Liverpoolin, pas suksesit të arritur dje në përballjen me Barcelonën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Shaqiri luajti që nga minuta e parë e ndeshjes.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri kishte qenë pjesë e formacionit të parë të Liverpoolit, që mbrëmë kërkoi ta bëjë mrekullinë kundër Barcelonës. Përveç që katalonasit e kishin epërsinë prej tri golave, Liverpoolit i mungonin edhe dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Edhe pse 27-vjeçari e kishte përjetuar ndjenjën e arritjes në finale të garës më prestigjioze të Evropës edhe një herë tjetër, sa ishte lojtar i Bayern Munichut, ai u shpreh po aq i ngazëllyer edhe për këtë herë.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se do të më duhet ta shikoj edhe një herë në shtëpi këtë ndeshje, sepse kam qenë dhe jam plot adrenalinë. Jam shumë krenar me këtë skuadër”, ka thënë Shaqiri.

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit, veçanërisht lojtarët që ju i përmendët [Salah, Firmino]. Kushdo që futet në lojë e jep maksimumin e vet. Nuk ishte e lehtë për ne. Ne [Shaqiri dhe Divock Origi] nuk luajtëm shumë këtë sezon, por e pritëm rastin dhe na erdhi. Mua më duket se e kemi shfrytëzuar mirë. Kemi arritur diçka të mrekullueshme”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi. /Gazeta Express/

,Mbi pesë ore operacion ….’, Ja gjendja shëndetësore e komandantit Klodian Tanushi.

0

‘Mbi 5 orë operacion ….’, ja dëmtimet dhe gjendja shëndetësore e ushtarakut të plagosur sot në Letoni

Një ushtarake humbi jetën sot në Letoni gjatë demontimit të një mine në një bazë ushtarake si edhe dy ushtarakë të tjerë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj mbetën të plagosur.

Informacione pranë syri.net bëjnë me dije se në gjendje të rëndë për jetën është Komandanti i togës Klodian Tanushi.

Po këto burime bëjnë me dije se ai është nënshtruar një operacioni të gjatë që ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Tanushi ndodhet në këto momente në reanimacion dhe ka dëmtime serioze në kokë.

Ai është baba i një vajzë vetëm 15 muajshe.

Ndërkohë që miqtë dhe kolegët të cilët tashmë luten për një shërim sa më të shpejtë, shprehin konsideratën më të lartë për të si koleg dhe shok.

Në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore ndërkohë ndodhet togeri Julian Kapaj që ka pësuar dëmtime më të lehta.

Kafsha me fytyrë njeriu/ Toger Baba, sigurimsi që përdhunonte gratë dhe terrorizoi mijëra njerëz

0

Kafsha me fytyrë njeriu/ Toger Baba, sigurimsi që përdhunonte gratë dhe terrorizoi mijëra njerëz

Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për të nënshtruar mirditorët ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste.

Ai i vuri emrin vetes ‘babë’, a thua se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Ai quhej Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi. Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip…

Në atë kohë, viti ‘46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra, të shpërndarë në çeta të vogla. I kishin lënë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhur përtej kufirit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte tek qeveria e Tiranës.

Toger Baba e filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fanë. Dha urdhër që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë e as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhër t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të çburrëruar e të lidhur dorë për dorë i shtynin pranë një zjarri të madh të ndezur, ndërsa i rrihnin.

E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar. Pasi mbaronin misionin ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpëruara e pa guxuar të thoshin një fjalë.

Por rreth këtij monstre sjell detaje të reja edhe arkivisti i njohur Kastriot Dervishi.

Ja çfarë shkruan ai:

Nga Kastriot Dervishi

Prej vitesh përmendej emri i këtij partizani që pas lufte u përshi në forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit. Vrasjet dhe sidomos torturat shtazarake ndaj grave, e bënë kaq të njohur për keq toger Babën, sa vetë regjimi i detyrua ta ndëshkojë. Një injorant dhe i pashkollë, përfaqësues tipik i regjimit të injorantëve filloi të ndjekë metodat tipike për vrasës dhe hajdutë. Hodo Habili u arrestua më 1.6.1947. Më 5, 14 qershor 1947 merret në pyetje nga Fadil Kapisyzi e më pas nga Zoi Themeli e Mustafa Qilimi. Hodo Habilit, lindur në vitin 1918 në Kuç të Vlorës, analfabet, me profesion bujk, me origjinë shtresë e varfër fshatare, ilegal nga viti 1942, por partizan nga maji 1944 me brigadën e 8-të, e më pas në brigadën e 6-të, ku kishte përgjegjësi deri komandant kompanie. Kishte shkuar deri në Bosnjë me formacionet partizane. Pasi vjen në Shqipëri u vendos rreth shkurtit 1945 me forcat e brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, “për ndjekjen e kriminelëve”, në Koplik.

Kështu në prill 1945 ai thotë se vartësi i tij Pertef Pëllumbi kishte torturuar disa gra në fshatin Vermosh. Nga Kopliku, zhvendoset në Mirditë me detyrë “ndjekjen e kriminelëve”. Në maj 1947 ai arreston dhe torturon Pjetër Kolë Mhillin nga Kallmeti. Pas tij arreston Kolë Simonin dhe Gjyste Voglin. Duke qenë pjesë e një bande në pushtet, vendos bashkë me një komunist tjetër që Pjetër Kolë Mhilli të pushkatohej rrugës për në Lezhë. Patrulla zbatoi me “përpikëri” urdhrin e tij. së bashku me një komunist tjetër, vendosin që Kolën dhe Gjysten t’i pushkatonin. Të parin e pushkatoi me të njëjtën metodë se Mhillin, ndërsa për Gjysten u vonua.

Deklarata të toger Babës

-Para se të bëja vrasje kam arrestuar një vajzë në katundin Fishtë, mbasi isha informuar se strehon ilegalë. Mbasi e arrestova, pasi e kërcënova, ua dhashë partizanëve ta shtrëngojnë. Ata e torturuan. Më pas e thirra në një dhomë dhe detyrova dy gra që ta zhvishnin lakuriq. Por pasi këto nuk e zhveshën dot, pas vajza nuk deshi dhe qante, e detyrova unë që të zhvishej lakuriq. Kjo prej frikës time u zhvesh siç e ka bërë nëna. Pasi e zhvesha e lashë mëse një gjysmë ore të zhveshur dhe pastaj e lashë të vishej. Vajzën e zhveshur e panë veç disa ushtarëve, edhe disa nga populli.

-Pas 3-4 ditësh kam arrestuar edhe një burrë në këtë katund dhe e kam zhveshur lakuriq, nga mbrëmja deri në mëngjes. Atëherë e lashë të vishet dhe e lirova. I thashë të më dorëzonte të vëllanë. Këtë e kanë parë edhe disa katundarë.

-Në katundin Mnellë kam shtrënguar dy murgesha që të na tregonin lidhjet që kishin me ilegalët dhe që sabotonin vajtjen e rinisë në hekurudhë. Njërën prej tyre, nga shtrëngimi që i bëra unë prifti e çoi në shtëpi.

-Në katundin Kallmet ku pushkatova Pjetër Kolë Dushin, para se ta pushkatoja, në darkë thirra vajzën e tij, e mbajta dy orë, pastaj e lirova. Nuk i kam bërë gjë.

-Kam zhveshur një grua në katundin Dedaj të Koplikut dhe ashtu e kam futur në dëborë. Andej kam rrahur edhe disa njerëz. Mace nuk i kam futur njeriu në pantallona.

Procesi ndaj Hodo Habilit nisi më 14.6.1947 në Hajmel nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës. Në fillim, i pandehuri deklaronte se ishte dekoruar disa herë, se ishte kundër ballistëve e zogistëve. Në gjyq sillen deklarata të ndryshme për torturat e krimet e toger Babës.

Gjyste Gjergj Vogli nga Hajmeli, dëshmoi në gjykatë:

“Në shtëpinë e kushëririt tim Kolë Simonit ka ardhur toger Baba. E ka lidhur kushëririn dhe i ka nxjerrë të gjithë jashtë. Ka ardhur nga ana e shtëpisë sime dhe pasi i mbylli të gjithë në një dhomë më pyeti e ku i kisha vëllezërit. Kur unë i thashë se i kam jashtë më tha të siguroja derën. Unë i thashë se dera e siguruar ishte, por ai më tha të ngrihesha e ta siguroja pasi do bënim dashuri në qoftë se doja që unë e Kola të shpëtonim gjallë. Duke u ngritur vetë në këmbë, më tha që nuk e hante këtë gjë të rrinte me derë hapur e të vinin vëllezërit e mi e ta kapnin. Për këtë mori një hekur për t’ia vënë derës. Erdhi te unë me automatik në dorë e më tha: ‘unë ja të shkërdhej ty sot, ja shkërdhej Krishtin tënd’ e filloi më bëri ato që më bëri që nuk mund t’i them dot”.

Me vendimin nr.192, datë 15.5.1947 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të ligjit nr.41 dhe e dënoi me vdekje, në litar. U la në fuqi me vendimin nr.154, datë 27.6.1947 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

Image

 

Dimër në pranverë, dëbora zbardh Dibrën

0

Muaji Maj ka filluar me temperatura të ulëta të shoqëruara me reshje të dendura shiu. Ndërsa në zonat malore, vendin e shiut e kanë zënë reshjet e dëborës.

Edhe pse jemi në stinë pranvere, mëngjesin e sotëm qarku i Dibrës është gdhirë i zbardhur nga dëbora e rënë gjatë natës. Në këtë qark në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore.

Kushtet atmosferike që janë krijuar në këtë zonë kanë krijuar probleme në bujqësi. Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjellat e tyre.

Reshje bore po ashtu ka edhe në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës. Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.

“Kuvendi të hetojë Institutin”, Tufa i përgjigjet Ramës: Mund ta mbyllësh, por mos u zër besë enveristëve Në një reagim në Facebook, Agron Tufa shkruan se Rama nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, por nuk duhet t;’i zërë besë as atij vet pasi mund të ketë konflikt interesi.

0

TIRANË- Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur kryeminsitirt Edi Rama, i cili e sulmoi dje nga dreka me veteranët.(Lexo këtu)  Në një reagim në Facebook, Agron Tufa shkruan se Rama nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, por nuk duhet t;’i zërë besë as atij vet pasi mund të ketë konflikt interesi.

“A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”?”, shton Tufa duke cituar ligjin për ngrijten e ISSK.

Ndërsa në fund shkrimtari shton se Kryeminsitri mund të ketë fuqinë për të mbyllur insitututin për krimet e komunizmit, pasi askush nuk dëgjon, por ai do të rpovojë të mbrohet me logjike dhe arsye, kundrejt atyre që ai i quan kryqëzata fanatike enveriste. 

REAGIMI I AGRON TUFËS

Dhe Kryeministri Rama foli: “…në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut” (5 maj 2019).

Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një “rrenë klluqe”. Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.
Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:
“a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”).

Pra si t’ia bëjmë asaj pjesës “si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944”?
Kryeministri për këtë periudhë – para 29 nëntorit 1944 – përdor pjesëzën mohuese “nuk mund”. Po ja pra, që Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.

Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorirlt 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve ’90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:

“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”
(“Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik “E për-7-shme”, mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por “Refleksionet” dhe gazetën “Albania” të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.

Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm…
Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.
Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.
Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.
Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s’është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.
Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.

Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.
Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.

Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama teska fliste para veteranëve, sulmoi Agron Tufën duke kërcënuar dhe me mbylljen e institutit që ai drejton. Kreu i qeverisë i kërkoi Kuvendit të vlerësojë nëse ky Institut e ka shkelur ligjin që përcakton punën e tij dhe sa dëm i ka shkaktuar ai qytetarëve. Ndërkohëq ë debati për krimet e komunizmit është më i hershëm, pasi gjithçka filloi nga një deklaratë e deputetit Spartak Braho në Kuvend, ku tha se institutiti i Tufës duhej mbyllur.

(A.B. Dosja.al)

Rritet numri i personave të helmuar në Bulqizë, asnjë reagim serioz nga shteti

0

Ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë, ndërsa të tjerë qytetarë janë paraqitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spital. Mes personave që janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spital janë edhe dy fëmijë dhe katër të rritur.

Pavarësisht se situata është alarmante, derimë tani asnjë person nuk është vënë përpara drejtësisë, dhe nuk ka pasur një reagim serioz nga ana e institucioneve. Duke folur për Fax Neës mjeku Ramazan Ceni thote se shkak është bërë uji, ndërsa fluksi vazhdon.

Ka raste që është paraqitur e gjithë familja në spital me simptomat e helmimit, me të vjella dhe dhembje barku. Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë edhe furrë buke, apo keqberës të tjerë, shkaqet për këtë helmim masiv, shkruan faxweb.

‘’Të gjithë në familje jemi me dhimbje barku, gruaja dhe vajza janë më keq”, shprehet një prej banorëve që gjendet në spitalin e Bulqizës.

Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, nis festa në LSDM

0

Në Maqedoninë e Veriut u votua në rrethin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit. Kur janë numëruar 99.27% e votave udhëheq kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 51.7% të votave. Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, ka 44.7%. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 46.64%. Menjëherë pasi rezultati nisi të ravijëzohej nisi festa në selinë LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev. Në një deklaratë pas daljes së rezultateve, Pendarovski tha se do të jetë President i të gjithëve.

“Populli im, faleminderit. Ju falënderohem të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve. Do të jem president i shtetit nga i cili nuk do të turpëroheni as brenda e as jashtë vendit. Bashkë përpara”, – tha Pendarovski. ©LAPSI.al

“Edhe berberi i “Dajtit” të arrestohet …”/Plani i supozuar për vrasjen e diktatorit nga Mehmet Shehu. Çfarë thurrte Enver Hoxha me Hekuran Isain

0

Hekuran Isai: Ta bisedojmë njëherë këtë, shoku Enver.

Enver Hoxha:-Të vijmë tani te Façori. Këtij ne duhet t’i marrim krahët përpara se ta arrestojmë. Po kë të arrestojmë më parë. Disa nga ata që ishin me të , për shembull shefin e sigurimit të rrethit të Durrësit.
Hekuran Isai:-Lirimin?

Enver Hoxha: Nuk e di si e quajnë. Të arrestojmë gjithashtu shefin e sigurimit të ushtrisë Çerçizin. Për ç’arsye t’i arrestojmë këta? T’i arrestojmë se “kanë luajtur kumar” dhe kumari dënohet me ligj. Ja, pra, kemi një arsye, kemi një bazë që t’i arrestojmë. Nga kumari vemi pastaj te “kumar” tjetër, pse këta ishin njerëzit më të besuar të tij.

Hekuran Isai:– Edhe Tahir Maloja ishte i lidhur ngushtë me këta.

Enver Hoxha:-Tahir Malos pra dorën në zverk. Edhe ai tjetri, Kadri Gojashi e ka hak dorën në zverk, sipas mendimit tim. Berberit të “Dajtit” gjithashtu dorën në zverk.

Hekuran Isai: Po, ne kemi propozim edhe për arrestimin e berberit.

Enver Hoxha: Po, edhe berberi i “Dajtit” të arrestohet. Domethënë disa punonjës të sigurimit të shtetit, që janë nga më kryesorët e më të komprometuarit me Façorin dhe që mund të dinë edhe gjëra të tjera, t’i arrestojmë dhe kemi arsye përse t’i arrestojmë, prandaj, veprojmë pa vonesë.

Hekuran Isai: Drejt, shoku Enver.

Enver Hoxha: Pse i them këto? I them se besoj që edhe ti e ke kuptuar që ky ka qenë një komplot i madh.

Hekuran Isai: Shumë i madh është, dhe jo i vitit 1961.

Enver Hoxha: Këtu nuk është çështja se këta do të vrisnin Enverin . Këtu është çështja të shkatërrohej Shqipëria socialiste që të mos ekzistonte. Pikërisht për këtë kanë luftuar për 40 vjet me radhë. Fakt është se Partia ka qëndruar në pozita të drejta dhe në krye të kësaj kam qenë unë që për ta isha bërë i padëshiruar. Përse? Për ta arritur një gjë të tillë. Dhe armiqtë për gjithçka ishin në dijeni se kishin agjenturën e tyre në radhët tona. Është një luftë agjenturash këtu.

Hekuran Isai: Gërshetim agjenturash është, luftë është kundër socializmit.

Enver Hoxha: Kundër Shqipërisë Socialiste.

Hekuran Isai: S’është puna vetëm sa për të marrë një territor këtu si ky i vendit tonë.

Enver Hoxha: As për territor, as për çështjen time, megjithëse unë isha bërë një pengesë për ta. Me atentat me armë, Mehmet Shehu nuk mund ta bënte këtë veprim, populli nuk do ta pranonte këtë dhe as vetë nuk ishin të sigurt që të ngriheshin, pastaj zgjodhën rrugën e helmit. Agjentura mendonte eliminimin tim , sepse ishte fare mirë e informuar. Pas helmimit bëhej njëfarë procedure me kryesorët, kurse të tjerët i asgjësonte me radhë. Ja, do të bënin këtë që po bëjmë ne për këta., të qëronin Hekuranin dhe tërë shokët e tjerë dhe në vend të tyre të vinin njerëz si këtë të Durrësit e kështu me radhë gjithë të tyret. Ky pra është një komplot i madh që nuk kufizohet as te Mehmeti, as te Fiqreti, as te Skënder Shehu dhe te Feçori. Sigurisht që këta janë nga më kryesorët, janë agjentë ordinerë, por me potencial, agjentë klasikë, të ndyrë që venë deri në vrasje. Këta nuk janë kundërshtarë politikë dhe ideologjikë, që të ngrihej Mehmet Shehu e të thosh nuk jam dakord me këtë ose atë pikëpamje të Partisë…

Image result for enver hoxha hekuran isai

***

Hekuran Isai:-E thotë Skënderi, shoku Enver. Më fal se të preva fjalën. Ky thotë kështu që babai, mbasi na u rekomandua që të bëhej fejesa pas vdekjes së Hysni Kapos, ai erdhi në punë në Komitetin Qendror. Fejesën ne deshëm ta bënim në 1980, por ai e shtyri se na tha që ‘nuk e kam të sigurt për ç’arsye po hiqem tani si ministër i mbrojtjes, prandaj ti, bir, mos vepro njëherë. Mirëpo, kur erdhi me punë në Komitetin Qendror  dhe filloi nga aktiviteti tha se ‘jam hequr për të forcuar punën këtej’ dhe e porositi djalin ta fillonte përsëri çështjen e fejesës. Në këtë kohë urdhrin për helmim e kishte marrë, helmi kishte ardhur, mirëpo kur doli çështja e fejesës, Partia nuk e lejoi, ky ngarkoi Skënderin të vente t’i çonte Rajsit, aty nga data 12 shtator një letër nga ana e tij për ta njoftuar që fejesa që kishin rekomanduar amerikanët u prish nga udhëheqësi, i cili e ka konsideruar këtë veprim gabim, si dy vija në Parti, prandaj  babai tani është në një gjendje shumë të rëndë dhe më porositi t’iu them se duhet bërë ndonjë incident, ndonjë shantazh, për ndryshe situata për të është e rëndë. Vetëm një incident…

Enver Hoxha:-Incidentin e kërkonte ky.

Hekuran Isai:– Po, incidentin ia kërkonte Rajsi, Mehmetit. Vetëm ndonjë incident ose ndonjë shantazh mund ta çojë çështjen e fejesës në plan të dytë dhe ta ngrejë përsëri autoritetin tim atje ku doni ju. Unë jam dakord i përgjigjet Rajsi, pastaj ai iku për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, kur u kthye, iu përgjigj se edhe ata, amerikanët, ishin dakord, por me një kusht, që incidenti të zbulohej dhe Shqipëria t’i përgjigjej.

Enver Hoxha:-E bën Jugosllavia këtë.

Hekuran Isai:– E bën Jugosllavia këtë si duket edhe me ndonjë mënyrë tjetër. Ky thotë se edhe me nëndetëse mund të bëhet incidenti. Dhe nëndetësja që erdhi, mundet në 13 shtator, ditën e bisedës me Rajsin. Mirëpo kjo kohë është shumë e shkurtër, prandaj ky mund të ketë biseduar më përpara dhe ngul këmbë se biseda duhet të jetë bërë nëpërmjet Skënderit. Kështu erdhi nëndetësja u bënë shantazhet dhe si ushtarak ky nga kjo ngjarje do ta merrte veten dhe fejesa do të kalonte në plan të dytë, se nuk ish koha për t’u marrë me këtë çështje.

Enver Hoxha:-Po, po tani kemi gjë tjetër.

Hekuran Isai:-Pra, këto çështje thotë ky djalë në proces./ Opinion.al

Loading...