Home Blog Page 2

SHBA shprehin ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi

0

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.

(Mesazh i Ambasadës së SHBA në Tiranë në rrjetet sociale)

“Borchardt turp të kesh”, dalin pamjet, kush janë ata që “kërcënuan” ambasadorin e OSBE

0

E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe pjesa më e madhe e ministrave të dielën kanë dënuar atë që e kanë cilësuar një kërcënim dhe frikësim të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë. Këtë të hënë reagime të forta pati nga të gjitha përfaqesitë e huaja në vendin tonë.

Nga ana tjetër PD tha se “është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”.

E

 

Por kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh të partive opozitare që kanë shkuar në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt ditën e protestës, të shtunën. Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata thonë: Borchardt turp për ju! Po ashtu në hollin e pallatit është shkruar e njëjta parullë: Borchardt turp për ju!

Ky reagim erdhi pasi teksa opozita protestonte OSBE do të publikonte një deklaratë të fortë: Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë./ Opinion.al

Lista zyrtare/ Emrat e Patozit në garë për 25 bashki, kandidatët që ka zgjedhur

0

Zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. 

Partia Bindja Demokratike e sapokrijuar nga Astrit Patozi ka depozituar mbrëmjen e djeshme në limitet e afateve kohore listën e kandidatëve për kryetarë bashkish.

Ndonëse s’e kishte pohuar se Bindja Demokratike do të garonte në të gjitha bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit, Patozi theksoi mbrëmë se ka depozituar pranë KQZsë 25 kandidatë për kryetarë bashkie.

GARA

Në garë për zgjedhjet e 30 qershorit është koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, e emëruar si “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e cila depozitoi dje listën zyrtare të kandidatëve për kryetarë bashkie; koalicioni “Shpresa për Shqipërinë”, e kryesuar nga Aleanca Kuq e Zi; si edhe parti të tjera, mes të cilave është Bindja Demokratike.

Për kryeqytetin, Bindja Demokratike ka kandiduar një prej themeluesve të saj, Arben Skënderin, i cili do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS. Bindja Demokratike ka kandiduar në Vlorë Valbona Mezinin, edhe kjo themeluese, dhe do të ketë përballë nga PS-ja Dritan Lelin. Në Korçë ka kandiduar një tjetër themelues i Bindjes Demokratike, Leonard Olli.

Ai do të përballet me kryetarin që është në detyrë, i cili është mandatuar nga PS për të rigaruar Sotiraq Fillon. Si risi në listën e Bindjes Demokratike është kandidimi i Salvador Kaçajt për Bashkinë e Lezhës. Kaçaj ka qenë më parë kryetar i Bashkisë Shëngjin, por pas ndryshimit të ndarjes territoriale ai u bashkua me LSI-në në 2015, ku bëri fushatë për Viktor Tushën.

Tanimë ai do të provojë një garë tjetër për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës, ku përballë do të ketë ish-deputetin socialist, Pjerin Ndreu. Partia Socialiste nga ana e saj mund të konsiderohet më komode për këto zgjedhje, pasi përballë nuk ka asnjë nga dy partitë e mëdha të opozitës.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk janë regjistruar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pasi nuk pranojnë asnjë proces elektoral me Kryeministër Edi Ramën.

Kësisoj, pritet që edhe kjo fushatë zgjedhore të mos përqendrohet te kandidatët, por te kriza politike në vend, ku PS nga një anë është në konflikt me opozitën, ndërsa partitë e vogla në garë nuk kanë marrë një numër votash që të bëjnë diferencën, ose nuk janë testuar ende.

KANDIDATET E BINDJA DEMOKRATIKE PER BASHKITE

Korçë Leonard Olli

Kolonjë Fatjon Feka

Vlorë Valbona Mezini

Tiranë Arben Skënderi

Berat Pavllo Shkarpa

Dibër Shkëlzen Qoka

Kamzë Ylber Gjeta

Lezhë Salvador Kaçaj

Kavajë Bledar Sinella

Durrës Valdona Sakollari

Kukës Abedin Uruçi

Skrapar Devi Hebibasi

Bulqizë Ilir Balla

Tropojë Edison Hasanaj

Kurbin Edmond Piroli

M. e Madhe Pjerin Spathari

Tepelenë Gëzim Malko

Këlcyrë Shkëlqim Muho

Shijak Arben Pohumi

Gramsh Sabri Ibrahimi

Cërrik Merita Xhika

Stevo Pendarovski betohet si President i Maqedonisë së Veriut

0

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.

Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut. Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

“Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë, e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar, është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim. E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës, pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”, ka deklaruar Pendarovski, duke theksuar edhe përkushtimin e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndëretnike në shtet.

“Raportet ndëretnike dhe baraspesha mes të gjitha mes të gjitha etniteteve gjithmonë ka qenë fryt stabilitetit dhe sigurisë tonë të brendshme. Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike, të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”, është shprehur kreu i ri i shtetit, duke u ndalur më parë në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet kryesor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.

“Raportet e shkëlqyera me të gjitha pesë shtetet fqinje dhe bashkëpunimi i frytshëm rajonal janë parakusht themelor për zhvillimin e një shteti me pozitë specifike gjeografike. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembuj pozitiv dhe paraqesin guxim politik për lënien anash të stereotipeve politike dhe ruajtjen e interesave nacionale dhe në të njëjtën kohë të promovohen interesat strategjike të shtetit”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai në fjalimin e tij ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimin e kushteve për parandalimit e ikjes së të rinjve nga vendit, pa të cilët siç tha shteti nuk mund të ketë të ardhme.

Në postin e presidentit, Stevo Pendarovski zëvendëson kreun e deritanishëm Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate ishte president i Maqedonisë së Veriut. Pendarovski në zgjedhjet presidenciale fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova./REL

 

Juventus me pushime, Roma merr tre pikë të arta për Champions-in

0

Roma ka mposhtur Juventusin kampion me rezultatin 2-0 dhe ka marrë tre pikë të arta në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Presioni ishte mbi verdhekuqtë sepse Atalanta, Milan, Torino dhe Lazio të gjithë kanë fituar këtë fundjavë dhe një rezultat negativ do të kishte qenë fatal.

Juventus ka veshur për të parën herë fanellën që do të përdorë për sezonin e ardhshëm, por ajo se sa duket nuk u ka sjellë fat lojtarëve.

Allegri ka përdorur tridentin Cuadrado-Ronaldo-Dybala  dhe ishte ai i pari që mund të kishte shënuar që në fillim të takimit, por Mirate ka shpëtuar Roma-n.

Portieri ka qenë vendimtar në disa aksione dhe në minutën e 79’ erdhi goli i vendasve i shënuar nga Florenzi.

Mesfushori italian ka finalizuar më së miri pas një aksioni të bukur të kryeqytetasve. Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Edin Dzeko ka dyfishuar rezultatin.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e gjashtë.

Dibra mbushet me parrulla “Rama ik”, qindra automjete me protestues nisin vërshimin drejt Tiranës

0

Dibra është zgjuar sot e mbushur me parrulla “Rama ik”. Të rinjtë dibranë sot në ditën e kulimit të protestës më madhështore që është organizuar ndonjëherë në Tiranë kanë vërshuar drejt Tiranës  për të shporrur Ramën, i cili ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Mësohet se dibranët janë nisur drejt Tiranës me qindra automjete me mijëra vetë nën drejtimin e deputetit Xhemal Gjunkshi dhe krerëve të degës së PD ku do të jenë preznet në orën 18:30 në protesten kombëtare të Partise Demokratike. Ata i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashës për të mbushur Bulevardin para Kryeministrisë.

Nga rrethi Dibër mësohet se janë nisur drejt Tiranës 2500 pesona ndërsa ne rang qarku pritet që pjesmarrja t’i kaloje 8 mijë vetë.

Dibranet janë mëse të vendosur për të larguar vrasesin e votës së lirë, Edi Ramën.

Basha: Në betejën tonë nuk kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme që e ka uzurpuar

0

Nga fjala e Lulzim Bashës në takimin me të rinjtë e organizatës së PPE:

Basha: Në betejën tonë nuk kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të të lidhur me krimin. Fillimisht kanë uzurpuar këtë parti politike, kundërshtarin tonë historik politike, por pasi e kanë uzurpuar, kanë shkatërruar debatin politik në vend. Këtu nuk ka debat për vizionin midis qëndrës së djathtë për liri, taksa të ulta, shtet të vogël, respekt për lirinë e individit dhe të majtës taksëlartë dhe shtetit të madh që i shton sa herë vjen ën pushtet…Jo: Debati këtu është midis shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe pakicës absolute që ka kapur gjithçka në këtë vend. “

Shtatë mitet amerikane që ka shkatërruar presidenca e Donald Trump

0

Ironia, paradoksi, kontradikta, tmerri. Këto janë ato që përcaktojnë kohën në të cilën jetojmë. Nga njëra anë, presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, është një gënjeshtar i paturpshëm. Nga ana tjetër, presidenca e tij u ofron amerikanëve të ballafaqohen me mite, rreth mënyrës se si funksionon aktualsht vendi i tyre.

Donald Trump është artisti i dështuar i klasit të parë. Megjithatë, i gjithë “arti i tij” reflekton kohën në të cilën është prodhuar. Brenda shumë gënjeshtrave, ka grimca të së vërtetës. Më lejoni të ofroj 7 shembuj ilustrues të miteve, që presidenca Trump ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë.

Miti nr.1: Qëllimi i qeverisë, është të avancojë të mirën e përbashkët

Në politikën moderne amerikane, koncepti i së mirës së përbashkët, nuk ka më ndonjë kuptim praktik. Dhe nuk ka pasur për dekada të tëra. Në fakt, popullariteti i Trump me “bazën” e tij të mbështetësve, rrjedh pjesërisht nga paraqitja e tij e sinqertë e kundërshtarëve të tij politik jo si një opozitë besnike, por si një forcë armike. Kritikët ia kthejnë kusurin: ata e urrejnë presidentin, dhe tani që gjeneralet e Trumpit janë zhdukur, cilido në administratën e tij nuk njeh kufij. Rregulli i Miç Mekonell, është ngritur në statusin e një dogme: Nëse fiton ana jote, hymbet e imja. Prandaj, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa një fitore e palës time. Kompromisi është për dështakët.

Miti nr.2: Qeverisja e mire, nënkupton një përgjegjëshmëri në administrimin e të ardhurave

Ky është një nga mitet më të zakonshme të politikës moderne amerikane: demokratët dorëlëshuar tatojnë dhe shpenzojnë shumë; republikanët janë të fiksuar pas buxheteve të balancuara. Kur mori detyrën, Trump u zotua jo vetëm të balancojë buxhetin për të shlyer të gjithë borxhin kombëtar brenda 8 viteve. Ndërkohë, deficiti i projektuar në vitin aktual fiscal, do të jetë sërish 1 trilion dollarë.

Miti nr.3: Drejtësia është e verbër ndaj politikës
Emërimi i Bret Kavanoug në Gjykatën e Lartë, dhe polemikat që shoqëruan konfirmimin e tij, treguan se kjo gjykatë dekadat e fundit është bërë një vend për avancimin e një axhende partiake. Për pasojët anëtarët e saj mbajnë tashmë etiketa të padukshme në togat e tyre të zeza, duke u identifikuar si anëtarë liberalë apo konservatorë, në përputhje në fakt, me pozita e demokratëve apo republikanëve. Për çështjet e nxehta – si e drejtat e armë-mbajtjes dhe ajo e abortit – puna e tyre është të veprojë në përputhje me rrethanat.

Miti nr.4: “Njerëzit e mençur”, janë vërtetë të tillë
Për ta mbajtur Amerikën të sigurtë, për të mbrojtur interesat themelore të vendit, si dhe për të promovuar paqen, presidentët amerikanë që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë kërkuar këshilla nga një grup i vogël ekspertësh të politikës së jashtme, që pretendohet se kanë njohuri të specializuara mbi atë se si fuksionon bota, dhe rolin e duhur të SHBA-së në të.

Si një kandidat presidencial, Trump e shprehu hapur përbuzjen për këtë elitë. Tani ai prakrikon versionin e njeriut “më të mirë dhe më të ndriçuar””, një këshilltari të sigurisë kombëtare që beson se “për të ndaluar Iranin nga pasja e bombës bërthamore, bombardojeni këtë vend”.

Miti nr.5: Gjiri Persik përbën një interes jetik mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së
Për dekada me radhë, na është thënë se Gjiri Persik është thelbësor për të ruajtur mënyrën tonë të jetesës. E thënë ndryshe thelbi është: Ata kanë naftë, dhe ne kemi nevojë për të. Në fakt, ne nuk kemi nevojë për naftën e tyre. Për më tepër, djegia e gjithë naftës përshpejton ndryshimet klimatike, të cilat përbëjnë një kërcënim më të madh për mirëqenien e popullit amerikan, se sa çdo gjë që mund të ndodhë në Gji.

Ndërkohë, disa dekada të ndërhyrjes së SHBA-së në atë rajon, kanë prodhuar efektet e kundërta nga ato që patën premtuar politikëbërësit. Ndëkohë, Trump vazhdon t’u shpjogojë mbështetësve interesin e vazhdueshëm të SHBA-së në këtë pjesë të botës: auditët, si dhe shtetet e tjera të Gjirit, kanë një oreks të pangopur për armatimet amerikane.

Miti nr.6: Perspektivat për një paqe izraelito-palestineze, varen nga ndërmjetësimi i ndershëm i Uashingtonit

Trump, e ka cilësuar gjithë procesin e paqes si një mashtrim. Ai favorizon vetëm një palë në këtë konflikt, atë izraelite. Por, kjo nuk duhet të cilësohet si e habitshme. Tek e fundit, për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur Izraelin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe gjetkë, së bashku me dhuratat vjetore prej miliarda dollarësh në armatime.

Miti nr.7: Lufta, është vazhdimi i politikës me mjete të tjera
Në fjalimin e tij vjetor, presidenti Trump tha se “kombet e mëdha, nuk zhvillojnë luftëra të pafundme”. Ishte një deklaratë e lavdërueshme. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largojë trupat amerikane nga Afganistani dhe Siria. Por, siç ndodh shpesh me këtë president, fjalët nuk përkthehen në vepra. Pra, në kundërshtim me qëllimet e shprehura qartë nga Trump, Pentagoni po planifikon të mbajë 7.000 trupa amerikane në Afganistan për 3-5 vjet të tjera, ndërkohë që gjithashtu mban një prani aktive edhe në Siri. Me fjalë të tjera, luftërat e pafundme nuk do të përfundojnë së shpejti./“Lobelog” – Bota.al/

Agron Tufa, totalitarizmi dhe krimi i organizuar PËLLUMB NAKO & AHMET PRENÇI

0

Agron Tufa, totalitarizmi dhe krimi i organizuar PËLLUMB NAKO & AHMET PRENÇI

Debati i ashpër i kohëve të fundit, që ka përfshirë drejtorin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i mbështetur nga disa pena dhe figura të njohura publike nga njëra anë dhe një grupimi historianësh, filozofësh, politikanësh nga ana tjetër, duket se po dëshmon edhe një herë antagonizmin e thellë të shoqërisë shqiptare për të shkruar një histori të pranuar nga të gjitha shtresat e saj sociale, ose të paktën nga shumica e tyre dërrmuese. Notat, me të cilat po zhvillohet debati, është në parametrat e një lufte civile, por këtë radhë me penë dhe jo me armë. Pa pushtues. Në front duket se po përballen pasardhës të të dy kampeve të dikurshëm.

Që të vërtetat historike të jenë të plota dhe të pakontestueshme, përveç profesionalizmit të studiuesve, në radhë të parë ato kanë nevojë për një shoqëri shqiptare, konsumatore e kësaj historie, të shkëputur tërësisht nga trashëgimia totalitariste e vendit. Kjo, sepse në asnjë rrethanë nuk mund të mendohet arritja e një të vërtete historike në kushtet kur historia që është ngulitur në mendjen e shumicës së njerëzve, edhe brezave të rinj, është shkruar nga historianë ose përfaqësues të klasës që uzurpoi pushtetin me dhunë, ose në shërbim të tij. Kjo klasë që sundoi vendin nuk la asnjë hapësirë konkurrimi politik. Për rrjedhim, nuk ka kuptim të mendosh kundërshti për të vërtetat e saj historike. Tjetër gjë janë partizanët e thjeshtë, tjetër hierarkët komisarë.

Për të kuptuar thelbin e Luftës Çlirimtare, duhen analizuar edhe proceset penale të postluftës. Ato nuk rezultojnë vazhdim i atdhetarisë së luftës, të njohur historikisht. Spastrimi i Shqipërisë nga tradhtarët, kriminelët zogistë, ballistë, nacionalistë, nuk u ndoq nga procese penale për ta. Diktatura komuniste pushkatoi me gjyq e pa gjyq mijëra shqiptarë, por asnjërin prej tyre për tradhti ndaj atdheut. Me përjashtim të disa individëve për kolaboracionizëm. Bomba në ambasadën sovjetike nuk ishte kundër atdheut, por kushtoi aq shumë jetë njerëzish të ditur. Po ashtu, asnjë proces gjyqësor nacionalistësh për krime ndaj njerëzimit apo thjesht për krime nuk u organizua. Asnjë syresh nuk u dënua në mungesë, siç kishte bërë Gjykata e Nyrembergut për nazistët. Po ashtu, qindra të vrarët në kufi nuk ishin tradhtarë të vendit, për të mos folur për martirët e fesë. As familjarët e tyre. E gjithë dhuna, vrasjet, deportimet, me apo pa ligj, nuk u përdorën në emër të Shqipërisë, por në emër të ideologjisë. Ose duke i bashkuar ato në një. Pra, shumica dërrmuese, për të mos thënë të tërë viktimat e diktaturës, nuk janë dënuar në emër të atdheut. Përse gjatë luftës të ketë qenë ndryshe?

Kur e sheh këtë debat kaq agresiv, edhe sot pas kaq vitesh të rënies së komunizmit, të pushton shqetësim. Logjika ndjek të njëjtën linjë me gjyqet e diktaturës. Kundërshtari ideologjik njësohej me armikun e vendit. Kurse sot si shërbëtor në shërbim të agjenturës së huaj. Trashëgimia totalitariste vazhdon aq tmerrësisht e njëjtë sa që edhe sot, në këtë kohë kur pretendojmë se jemi të lirë, askujt nuk i njihet e drejta për të zgjedhur që “si bir tradhtari të mos jetë tradhtar” dhe “si bir komunisti të mos jetë komunist.”

Nëpër rreshtat e debateve u evidentua edhe fakti se Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit financohet nga shteti dhe se do të ishte më e udhës që ai të mbyllej.

Këtu është rasti, ndoshta, që publikut të gjerë t’i rikujtohet se krijimi i Institutit nuk është një dashamirësi qeveritare apo thjesht vullnet i Kryeministrit. Ai është materializim i katër komponentëve të rekomanduara nga Këshilli i Europës për çrrënjosjen e trashëgimisë totalitariste në vendet ish-komuniste. Dhe vendi ynë është anëtar i Këshillit të Europës që prej vitit 1995. Në vitin 1996, Asambleja e tij e paraqiti rezolutën 1096 lidhur me “Masat për çmontimin e trashëgimisë së vjetër totalitariste komuniste”. Ky angazhim i vendit tonë tregon se çrrënjosja e totalitarizmit nuk është thjesht detyrë e drejtorit të Institutit, por e mbarë shoqërisë shqiptare.

Duhet rikujtuar këtu fakti se rezoluta në fjalë parashikonte në tërësi katër hapa që duheshin ndërmarrë nga qeveritë e vendeve ishkomuniste. Konkretisht bëhej fjalë për dënimin moral dhe historik të komunizmit, të rehabilitimit të viktimave të persekutimit, të dëmshpërblimit financiar të tyre dhe të dënimit penal të përfaqësuesve të pushtetit totalitar që kanë kryer krime. Madje, në pikën e saj të shtatë, lidhur me dënimet, rezoluta parashikonte edhe zgjatjen e afateve të parashkrimit të veprave penale të shkaktuara në kohën e diktaturës dhe që lidheshin me krimet e saj në raport me të drejtat njerëzore. Ajo parashikonte gjithashtu edhe dënim për persona, të cilët kishin kryer veprime të hapura kundër të drejtave të njeriut me urdhër apo sipas ligjit, sepse kjo gjë nuk i përjashtonte nga përgjegjësia për veprimet e tyre. Madje, këto kanë qenë edhe klauzola ligjore, të cilat u përdorën për gjykimin e nazistëve ne Nyremberg.

Instituti, pra, është materializim, pikërisht i kësaj rezolute të Këshillit të Europës. Në të njëjtin kontekst shtrihen edhe emisionet e përditshme televizive ku flitet për barbaritë e diktaturës. Nga më të padëgjuarat. Dënim moral ky që megjithatë nuk mjafton.

Sepse mbarë opinioni publik e di mirë që deri më sot, me gjithë hapësirat ligjore që krijon rezoluta e Këshillit të Europës si burim edhe për të drejtën kombëtare të vendit tonë, nuk kemi asnjë hierark të diktaturës, jo vetëm të lartë, por as të ulët, të dënuar penalisht. Megjithëse Këshilli i Europës njeh praktikat e disa shteteve që mundësojnë edhe privimin administrativ të personelit aktiv të diktaturës, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ gëlojnë nga ish-sigurimsat. Këta dy elementë tregojnë pastër se sa është çrrënjosur trashëgimia totalitare në vendin tonë. Jo sipas autorëve të shkrimit, as sipas Agron Tufës, por sipas Këshillit të Europës.

Vendi që vuajti me shumë nga diktatura është vendi ynë dhe nuk ka asnjë të dënuar, shkaktar i vuajtjeve. Dënimi jo si qëllim në vetvete, por si pastrim i shoqërisë. Edhe disa hierarkë që u dënuan, përfituan pafajësinë duke u dëmshpërblyer. Sepse trashëgimia totalitare ishte përsëri aty, e gjallë. Për të shpëtuar ndëshkimin. Edhe historianët më me emër në vendin tonë, zotë të ekraneve televizive nuk e kanë parë e studiuar përsenë e këtyre fakteve. Nuk e kanë analizuar nëse dështoi apo jo çrrënjosja e totalitarizmit në vendin tonë. Nuk kanë folur për rreziqet që mbart ky dështim. Dështim i shtetit dhe pse jo i shoqërisë shqiptare, e cila në vitin 1993 votoi masivisht për shkëputjen nga diktatura.

Në rast se drejtësia do të kishte ndërhyrë, edhe të vërtetat historike do të ishin më të sakta. Nëse për botën sot, kampet kriminale të përqendrimit nazist shihen si kampe shfarosjeje dhe jo pune, ishte Gjykata e Nyrembergut ajo që ua lehtësoi historianëve detyrën. Nëse do të kishte pasur ndonjë gjykim dhe dënim për ndonjë drejtues kampi internimesh në Shqipëri, ai i Tepelenës do të ishte i qartë dhe nuk do të linte vend për debate cinike sot.

Çrrënjosja e trashëgimisë totalitare nuk është vetëm një domosdoshmëri për të fituar paqen sociale. Dështimi i saj tashmë i ka sjellë pasojat e rënda që po e dëmtojnë sot vendin. Këtë nuk e thonë autorët e shkrimit, as Agron Tufa. Rezoluta e Këshillit të Europës, 23 vite më parë, e paralajmëroi.

Pra, a ka dështuar vendi ynë në çrrënjosjen e trashëgimisë totalitare? Ja çfarë thotë rezoluta në pikën e saj të tretë:

“Rreziqet që sjell një dështim i procesit të tranzicionit janë të shumta. Në rastin më të mirë do të shohim të vendoset oligarkia në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit të së drejtës dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut”.

Oligarkia, korrupsioni, krimi i organizuar, a nuk janë sot kryefjala e kushteve të Europës për integrimin e vendit tonë? A nuk janë ato pengesat më madhore të ecjes së vendit para?

Vuçiqi refuzon të bëjë fotografi me Metën (Video)

0

Vuçiqi refuzon të bëjë fotografi me Metën (Video)

Presidenti si Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas përshëndetjes me nikoqirët e Samitit të Brdo-Brijunit sot në Tiranë ka refuzuar të bëjë foton e përbashkët me ata.

Kreu i shtetit serb ishte i vetmi që refuzoi të bëjë fotografinë me presidentin shqiptar, Ilir Meta, homologun e tij slloven, Borut Pahor, si dhe atë kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Në videon e mëposhtme shihet refuzimi i Vuçiqit, pavarësisht thirrjes se nikoqirëve për fotografi.

Loading...