Home Opinion Njerez qe bejne histori me miresi dhe pune!

Njerez qe bejne histori me miresi dhe pune!

91
0
SHARE

Njerez qe bejne histori me miresi dhe pune!

Rexhep Ndreu qe e njohin te gjithe si pylltari i Dibres dhe gjithe Shqiperise. Kete titull ja kane vene , jo se ekziston nje titull i tille, por fale punes dhe veprave te ketij burri ne sherbim dhe mbrotje te pyllit. Kur te gjithe i kishin inat pyjet dhe preferonin nje pune diku ne nje cep qyteti, Rexhepi ishte ai qe preferonte malin, pyllin, bjeshken dhe faunen, per te punuar dhe studiuar qe si kjo te mbrohet dhe sjelle zhvillim ne dobi te banoreve te zones.
Nuk ka pyll apo mal te Dibres qe mos kete shkele Rexhepi, sikur nuk ka shtepi apo familje qe nuk ja ka hapur deren Rexhepit, dhe kjo vetem fale pasionit te tij per natyren dhe miresise njerezore te tij per te bere miq dhe te aferm.
Kur te tejret pasuroheshin dhe investinon ne motorshara dhe kamiona per te prere malin, Rexhepi ishte i vetmi specialist qe u dilte kunder dhe nxiste komunitetin qe te mbrojne pyjet dhe natyren. Mali te nem, te mallkon, thoshte Rexhepi, prandaj mbrojeni dhe kudjesini per te sepse vetem te mira do ju sjelli. Koha beri te veten, por Rexhepi nuk luajti nga pasioni i tij, qe ju be misioni i tij. Ai sebashku me kolege te dnershem dhe bashkpunetore krijoi shoqaten dhe Federaten e pylltareve ne Diber, duke filluar nga fshati me i vogel, komuna me e madhe dhe deri ne nivel Qarku, per te sencibilizuar banoret qe ti dalin zot vetes, dhe per te bere presion tek Qeveria qe te ndali korrupsionin dhe ti dali per zot pyjeve dhe natyres.
Rexhep Ndreu ishte i vetmi specialist i ndershem qe nuk e kishte problem ne cdo mbledhje te bente sherr dhe te debatonte me Ministrat, kryetare dhe drejtore per punen e pyjeve. Rexhepi eshte i pari qe ka bere protesta, peticione dhe rezoluta kunder ligjeve dhe reformave qe kane demtuar pyjet. Rexhep Ndreu eshte i pari qe bashkoi dashamiresit dhe pylltaret e Dibres ne nej strukture te vetme dhe sot ka krijuar Fedeaten e gjithe Pylltareve ne nivel kombetare, qe kontribon per mbrojtjen e pyjeve en Shqiperi dhe krijon alenaca dhe bashkepunim edh eme Kosoven dhe rajonin perreth.
Rexhep Ndreu eshte nje intelektual dhe profesionist qe ka miq dhe kolege qe e respektojne dhe e degjojne me vemendje ne konferenca dhe mediume lokale, rajonale, kombetare dhe dnerkombetare. Ai sot eshte kryetari i Federates se Pylltareve te Shqiperise, nje anetare i dneruar i Shoqates Europiane te Agro-Pylltarise dhe Organizates Boterore te Punes ILC. E gjithe kjo arritje fale vetem punes se ndeshme, perkushtimit dhe modestise.
Rexhep Ndreu eshte boutues i gazetes “jeto Gjelbert”, dhe shume studimeve dhe botimeve te tjera per pyjet dhe mjedisin duke lene nje pasuri per sektorin dhe baze per brezat qe do vijne dhe do studiojne. Ai eshte u pakursyer qe te perkrahe te rinjte ne zhvillimin profesional dhe akademik te fushes, qe zyren e tij te vogel e ka kthyer nje vend takimi per perfaqesuesit e shoqerise civile qe meren me mjedisin dhe pyjet, dhe nje inkubator per studentet dhe studiuesit e kesaj fushe.
Desha te flisinim pak per Rexhepin, por puna e tij shume e madhe sa qe nuk mudnesh me thene ne pak reshta, aq me shume qe Rexhepi se ka shume qef qe ti thuash gejrat e mira sepse vetem punen bejme thote Ai.
Rexhepi eshte nej familjar i rregullt, me nje familje te madhe te fisit Ndreu, dhe me femijet, niperit dhe mbesat qe jane pika e dobet e Rexhepit.
Rexhepi eshte mik, koleg, shok dhe bashkepunetore i rralle, ku burrnia, njerzilleku dhe profesionalizmi e bejne nje njeri te mire mbi te gjitha dhe nje koleg te dashur.
Respekte per Rexhep Ndreun, njeriun e pyllit por mikun e mire!!!!dibraexpress.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here