Home Aktualitet Miratohet buxheti I bashkisë Dibër, me sy dhe duar të zgjatura nga...

Miratohet buxheti I bashkisë Dibër, me sy dhe duar të zgjatura nga Tirana.

321
0
SHARE
Unknown

Këto ditë, këshilli bashkiak ka miratuar buxhetin e viti 2017 për Bashkinë e Dibrës. Ndryshe nga shumë vite të tjera, këtë herë bashkë me paketën fiskale, buxhetin vjetor të 2017,  është aprovuar edhe buxheti  Afat mesëm, me prioritet dhe projektet për secilën zyrë dhe për cdo funksion. Në këtë mënyrë Bashkia ka përmbushur  kërkesën nga qeveria qëndrore dhe Ministria e Financave me dokumentin e plotë të buxhetit.

Kryetari I bashkisë së Dibrës z. Muharrem Rama dhe stafi I tij kanë qenë të angazhuar për hartimin dhe aprovimin e buxhetit pasi është edhe përpjekja e parë e tij në postin e kryetarit për të përbushur premtimet dhe programin elektoral të zhvillimit për bashkinë. Në këtë përpjekje kryetari është përballur edhe me problematikën që lidhet me menaxhimin financiarë të bashkisë, detyrimet e prapambetura, kërkesat e 14 Njësive Administrative, dhe ndryshimet e reja që janë bërë në stafin e bashkisë që Ai drejton.

Buxheti I aprovuar ka kaluar një sërë fazash diskutime ne komisione, me stafet teknike, dhe me grupe interesi. Këtë vit Bashkia e Dibrës ka qenë mbështetur me asistencë teknike profesionale për hartimin e buxhetit edhe nga programi I DLDP (Programi I Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal) që financohet nga qeveria Zvicerane dhe është fokusuar në të gjitha bashkitë e veriut të Shqipërisë, duke krijuar në këtë mënyrë një model dhe standart të unifikuar të procesit dhe dokumentit të buxhetit të bashkisë Dibër si bashkitë e tjera të Shqipërisë.

Diskutime dhe debate ka pasur gjatë takimeve me komisionin e ekonomisë dhe buxhetit të këshillit bashkiak, por në mbledhjen e fundit të këtij këshilli këto debate dhe mos-marrveshje janë zgjidhur, pasi janë reflektuar shqetësimet dhe interesat e anëtarëve të këshillit në dokumentin e buxhetin të aprovuar.

Buxheti I vitit 2017 është parashikuar të jetë rreth 1.1 milion leke (të reja), të cilat do të përballojnë të gjitha shpenzimet që lidhen me pagat e punonjësve që zënë 35.5% të buxhetit, shpenzime operacionale me rreth 11% të buxhetit dhe pjesa tjetër prej 53.3% do të shkojë për investime. Pjesa më e madhe e investimeve është parashikuar të shkojë në programet e infrastrukturës, arsimit dhe shërbimeve publike, dhe më pak në sektorët e turizmit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit. Të ardhurat kryesore buxhetore do të vijnë nga trasferta ndërqeveritare e qeverisë qendrore e cila mban dhe 92% të barës së shpenzimeve në bashki dhe nga të ardhurat nga burimet e taksave dhe tarifave vendore që zënë vetëm 8% të buxhetit.

Edhe ky vit buxhetorë tregoi që sytë e dibranëvë, dhe duart e zgjatura do të jenë përsëri nga qeveria qëndrore pasi me të ardhurat e saja Bashkia nuk mbulon dot as shpenzimet operacionale  për ngrohjen, dritat dhe lyerjen e shkollave e institucioneve të tjera. Kështu që përmes rrugës së gjatë, me gropa dhe të shkatërruar Tiranë- Peshkopi do vazhdojë kalvari I ngjitjes dhe kapjes prej krahësh të ministrave, deputetëve, sekserëve të qeverisë me dhënë ndonjë lekë më shumë që të shkojë për të mbushur “gropat” e shumta që ka Dibra dhe zbutur pak fukarallëkun e banorëve të saj duke qenë zona më e varfër e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here