Home Aktualitet Meta firmos LIVE anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën

Meta firmos LIVE anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën

110
0
SHARE

TIRANË

Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për mediat tha se kriza politike dhe rreziku i një konflikti civil mes tyre, ka detyruar atë që të marrë veprimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i shtetit firmosi “live” para kamerave ç‘dekretimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa në fund përshëndeti qytetarët me simbolin e shqiponjës dykrenare, duke përcjellë edhe njëherë mesazhin se Shqipëria dhe stabiliteti i saj është mbi çdo interes tjetër.

Presidenti i vendit ftoi edhe faktorin vendas e të huaj, që të kontribuojnë për tejkalimin e ngërçit të krijuar mes palëve politike. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për t’i shërbyer të ardhmes së Shqipërisë, destinacioni i së cilës është  familja e madhe e Bashkimit Europian.

“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit.  Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë,  për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”-tha kreu i shtetit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here