Home Sport Messi apo Ronaldo? Gullit zgjedh portugezin

Messi apo Ronaldo? Gullit zgjedh portugezin

75
0
SHARE

Legjenda e futbollit hollandez, Ruud Gullit, u përfshi në debatin se kush është futbollist  më i mirë, Cristiano Ronaldo i Real Madrid, apo Lionel Mesi i Barcelonës, të cilët kanë bërë pronë të tyre cmimin e topit të artë në 4 vitet e fundit, si dhe janë kandidatë kryesorë për ta fituar edhe këtë vit. Gullit, që e ka fituar këtë cmim në vitin 1987, si lojtar i PSV Eindhoven dhe Milanit, anon më shumë nga portugezi.

“Unë mendoj se Ronaldo është një fenomen. Ndërsa Mesi ka shumë probleme kur shkon në Argjentinë, sepse bashkëkombasit e tij thonë se ai është më shumë katalanas sesa argentinas. Sigurisht që kjo është e kuptueshme, sepse ka jetuar 12 vjet në Barcelonë”, tha ish futbollisti i Milan.

Gullit numëron shumë cilësi të Ronaldos, për të thënë se ai është më I miri, madje futbollisti ideal.

Besoj se Reali është me fat që ka një futbollist si Ronaldo. Ai gjithmonë shënon, nuk di të ndalet. Për mendimin tim, ai është futbollisti ideal. Ai është i shpejtë, shtatlartë, i mirë në lojën në ajër, teknik shumë i madh, futbollisti me 11-metërsha, në fund të fundit është një lider i vërtetë.

Holandezi e krahason Ronaldon me David Beckham, duke kujtuar se nuk është vetëm futbollist i madh, por edhe një djalë i pashëm.

Ronaldo ka vetëm një të metë, ai është shumë i bukur. Njerëzit e kritikonin Devid Beckhamin sepse ishin xhelozë për të, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ronaldon. Të dy janë djem shumë të pashëm. /albeu.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here