Home Aktualitet Maqedonia e Veriut me qeveri teknike, kush është kandidati kryesor që pritet...

Maqedonia e Veriut me qeveri teknike, kush është kandidati kryesor që pritet të zëri vendin e Zaev

115
0
SHARE

Në mbledhjen e djeshme mes presidentit maqedonas Stevo Pendarovski dhe krerëve të palëve politike në vend, u vendos se deri më 2020 Maqedonia e Veriut do të qeveriset nga një qeveri teknike. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 12 Prill.

Ky ndryshim në shtetin fqinj erdhi pasi kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas refuzimit nga BE për çeljen e negociatave.

Qeveria teknike do të krijohet sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Në bazë të kësaj marrëveshje, qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë nga partia që deri tani ka udhëhequr qeverinë nga LSDM-ja.

Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski. Ndërsa VMRO-DPMNE si partia kryesore opozitare do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, ministrinë e Bujqësisë, ministrinë e Punës Sociale si dhe poste zv/ministrash.

Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare. Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. Në mungesë të negociatave, ai dërgoi vendin në zgjedhje të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here