Home Opinion Llomet mbulojnë Dibrën.

Llomet mbulojnë Dibrën.

773
0
SHARE

Sapo futesh në Peshkopi shikon një re tymi me plehrat që digjen, shumë afër qendrës së banuar dhe zonës më piktoreske të Peshkopisë. Mendon që këtë pamje e le shumë shpejt pas, por nuk është kështu sepse kudo që do hysh në qytet në cdo cep pallati, lagje apo rrugice shikon plehrat nga të katër anët. Nuk ke pamje më të mirë edhe kur del nga qyteti I Peshkopisë dhe shkon në fshatra ku shtratet e përrenjve dhe tokat në rrethinat e fshatrave janë mbushur plot me qese plastike dhe lloj lloj mbeturinash. Duket sikur në Dibër nuk ka mal, prrua, rrugë,fshat,  lagje,  shpi që nuka kanë grumbullin e plehrave tek dera e shpisë, duke qenë komshija më I afërt I gjithsecilit.

E nëse do kishte mundësi të fotokopjohej një fenomen apo territor, kjo do të ishte situata e plehrave në Dibër të Madhe me Dibrën e vogël. Sapo hyn në doganë dhe afrohesh Dibrës së Madhe përballesh më një mal me plehra në fushën e dekompozimit që frekuentohet nga qentë e Dibrës dhe që vizitohen edhe nga ata të fshatrave të Maqëllarës.  Lagjet e Dibrës së madhe po e njëta situatë me plehra mes rrugëve dhe sokaqeve, lugina e Radikës dhe rruga përgjatë Drinit plot me mbeturina.

Tek po kalon përgjatë gjithë territorit të trevës së Dibrës të duket sikur ke ardhur në vendin më të madh të plehrave. Treva që ka emrin më të përmendur për pastërti, ku gratë pastronin 2 herë në ditë rrugët dhe oborret, rregullat e lagjes dhe fshatit për grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave ishin strikte dhe të zbatueshme për të gjithë banorët, sot është kthyer në një fushë të madhe mbeturinash.

Tek bisedon me njerëzit që kanë më shumë informacion për këtë fushë, fajin ja hedhin pushtetit lokal që shpenzon miliona në buxhetet e pastrimit por asgjë nuk duket. Personat më afër drejtuesve lokalë bëhen brigadier, pergjegjës, magazinier, shoferë dhe përfitojnë nga këto fonde, a thua se je në Napoli apo Brazil që ky sektorë kontrollohet nga mafja. Punëtorët e pastrimit I shtojnë dhe I heqin sikur të duan, kjo në varësi të fushatës elektorale, pasi u duhen vota. Bëjnë listat me fukarrenjtë e shkretë në kohë fushate dhe i blejnë me nga 1000 lekë, pjesën tjetër e fusin kapot në xhep si dhe krekosjen para bosëve të politikës se sat ë zotët janë që mbledhin vota. Kërkohen fonde tek donatorë të ndryshëm sepse tek plehrat mbulohen më mirë abuzimet. Më duket pak cinike këto që thonë, por ky është realiteti.

Kur ndahem me cinikët, takoj një shokun tim të fëmijërisë Benin që punonte në një brigadë pastrimi. E pyes edhe Benin si më afër që ishte se pse ndodh kështu dhe ai me thjeshtësinë e tij më thotë. O shoku, llomet aty janë dhe me dashtë I pastrojnë për njëherë, por cfarë tu bëjmë atyre llomeve nalt, se llomet llome bëjnë. Kështu u themi në dibrance plehrave më tha Beni duke qeshur.

Qesha edhe Unë duke më mbetur në mendja fjala e Benit se skemi ctu bëjme llomeve nalt se këtyre poshtë I rregullojmë. Duket se 1300 trajlet me llome nga Italia që janë zhdukur në Shqipëri të kenë ikur për Dibër, sepse ato llomet nalt I dinë më mirë këto punët me llomet. Bëjnë ligje, ndalojnë ligje, bëjnë plane dhe projekte, dalin në media dhe konferenca, si dhe sa të përfitojnë më shumë. Nëse ke një gërmë gabim në pasaportë apo kartë tjetër identifikuese të kapin në pikën kufitare, ndërsat 1300 trajlet me llome kalojnë pa u kapur. Nëse ke rrypin pa vënë të shikojnë dhe të ndalojnë, por 1300 trajle nuk shikohen. E ctë bëjmë? Llomet kudo që janë njëlloj janë llome, por Dibrën e kanë bërë shumë pis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here