Home Kulturë Lezhjanja malsore, nxin Uneskon mes Londres per Lahuten,”dhene” Serbise. Ambasadori ….

Lezhjanja malsore, nxin Uneskon mes Londres per Lahuten,”dhene” Serbise. Ambasadori ….

237
0
SHARE

Nje dite me pare, eshte zhvilluar Festivali Folklorik Shqiptar, per here te pare ne Londer, Walthamstow, ku prezente ishin dhjetra shqiptare,delegacion nga Komuna,ambasadori shqiptar ne Britani dhe publik britanim. Festivali ishte iniciuar nga ideja e shqiptareve qe jetojne atje e punojne me kulturen shqiptare, nen organizimin baze te Juliana Shalla, stafit shqiptar e stafit bashkpuntor te huaj britanike.Interpretuan disa artiste te rinj e te tjere qe prej vitesh jetojne ne Britani. Ajo qe terhoqi vemendjen ne kete festival, ishte artistja/aktivistja lezhjane me origjine nga Kelmendi, e cila solli ne 5 minuta nje teater te mrekullueshem kordinuar me muzike. Me ane te tekstit te krijuar nga vete ajo per bashkimin e shqiptareve, muzikes se nje ninulle krenare dhe me dhimbje shpesh, edhe nen obrellen e vargjeve te Fishtes, Mjedes e Pashko Vases, goditi me nje skenografi simbolike unike vendimin e Uneskos per Lahuten e shqiptareve. Si nje diplomate dinjitoze, ajo u perqendrua tek bashkimi i shqiptareve me nje strofe te Ndre Mjedes, heqjen e diferencave me frymen e Fishtes,e rebelimin e Pashko Vases. Me gojen e lidhur me shami te zeze,veshur me flamur shqiptar,para nje djepi shqiptar,ajo heq nga goja shamine e heshtjes se Shqiperise dhe behet ne skene zeri i Lahutes shqiptare,duke lene ne zi me shami varur, nje pankarte mes Shqiperise dhe Uneskos. Vajza ishte me mesazhin e qarte te vendimit te gabuar te Uneskos per Lahuten qe “ia dhane” Serbise para disa muajsh. Juria e perbere nga te huaj dhe shqiptare, gjate gjithe kohes mbeti e habitur dhe e buzeqeshur nga gjesti i guximshem i lezhjanes para publikut, komunes se huaj e ambasadorit shqiptar. Duket qe edhe ambasadorit shqiptar, i ka pelqyer performanca i saj, pasi e ka duartrokitur pas performances, e uruar ne fund me shtrengim duarsh. Megjithse ambasadori permendi vetem cifteline per veriun ne fjalim, lezhjanja sic duket kapi fjalimin diplomatik, dhe kur u prezantua tha”Une vij me origjine nga Malsia e Madhe, nga vendi i origjines se Lahutes se shqiptareve” Ne fund Nertila Haxhia, u vleresua per kengen e interpretimin me Cmimin e Diplomacise Kulturore per performancen me te mire te Festivalit. Kujtojme se Nertila ka studiuar Diplomaci&Drejtesi dhe ka shprehur gjithmone, se artin do ta vere ne funksion te aktivizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here