Home Histori Kronologjia e fisit” Murrja “(Pjesa I) Arif Murrja & Xheladin Murrja

Kronologjia e fisit” Murrja “(Pjesa I) Arif Murrja & Xheladin Murrja

799
0
SHARE
  1. Kronologjia e fisit Murrja (Pjesa I)
  2. Arif Murrja & Xheladin Murrja
  3. Në vend të hyrjes

Së pari, për të bërë kronologjinë e fisit tim ka qenë një ide e kahershme. Idjea ime është nxitur nga xhaxhi im i ndjer Mësuesi i Nderuar Ibrahim Murrja, i cili ishte shumë i apasionuar nëhulumtimet historike, jo vetëm të fisit Murrja, por të Malit të Luznisë dhe Nëntë Maleve të Dibrës. Por, Ai që më shtyu të bëj realitet këtë ide është një tjetër Mësues i Nderuar i këtij soji, Xheladin Murrja. Pas shumë orvatjeve (intervistime, leximeve, gojwdhënave) dhe pothuajse i dorëzuar, tek Xheladini gjeta bibliotekën e pemës gjenetike të fisit Murrja. Prandaj në këtë studim timin shkencor do të jetë bashkudhëtar Mwsuesi Shumë i Nderuar Xheladin Murrja. Së dyti, duke përfituar nga rasti, më lejoni të ftoj këdo që ka dëshirën e mirë për të kontribuar sepse qëllimi i studimit tonë është testimi shkencor në institucionet kompetente. Dhe së fundmi, për ta bërë më të thjeshtë për lexuesin në media lokale dhe kombëtare do të paraqesim këtë studim disa pjesë, por njëkohësisht do t’ju informojmë mbi botimin e këtij studimi në revista dhe konfernca shkencore, ku normalisht aty do të njiheni në detaje me metodologjinë, ballafaqimin me literaturën, të dhënat historike, vërtetimin e hipotezave dhe përfundimet.

Fisi Murrja

Murrja është një ndër fiset më të dëgjuara, jo vetëm në Luzni eDibër, por në gjithë Shqipërinë. Nga ky fis kanë lindur atdhetarëtë mençur e trima. Qëllimi i studimit është evidentimi kronologjik i origjinës (prejardhjes), gjenezës (lindjes si fis mëvete), retrospektiva (e kaluara) dhe sa i moçëm (i vjetër) është fisi Murrja. Për të përshkruar kronologjinë e fisit Murrja ështëpërdorur metoda shkencore e ballafaqimit të fakteveantropologjike, rapsodike, folklorike, arkeologjike, historike dhei gojëdhënave me brezin biologjik të jetës së njeriut. “Breziështë marrë si etalon shkencor deri në 30 vite (një brez jete e njeriut është deri në 30 vite).

Deri më sot nuk është bërë ndonjë studim shkencorë për pemën gjenetike të këtij fisi. Është folur dhe flitet për pinjollët, dëshmorët, të mënçurit e fisit Murrja. Mungesa e esesëshkencore nuk ka vendosur në dyshim apo ka zbehur mendjehollësinë, patriotizmin dhe bujarinë e burrave dhe gravetë këtij fisi në breza e shekuj. Retrospektiva e fisit Murrja ka mbetur e gjallë nga këngët rapsodike e folklorike, nga shkrimet historike, nga veprat arkeologjike, dhe nga gojëdhënat e transmetuara nga brezi në brez, por thjeshtë nuk është bërë sistemimi shkencor.

Më shumë se dy fjalë për luznakët dhe Luzninë

Patriotizmi, mençuria, bujaria, trëmëria e fisit Murrja ka qenëdhe është e pandarë me luznakët. E gjitha është një histori suksesi e përbashkët. Luznakët janë banorët e trevës Luzni. Sot quhet Njësia Administrative Luzni, pjesë e Bashkisë Dibër, Rrethi Dibër dhe Qarku Dibër në Shipëri. Para disa viteve quhej Komuna e Luznisë (pas viteve ’90) e deri para dhjetra vitesh quhej Kooperativa e Luznisë (në sistemin socialist) dhe qindra vite më parë quhej Mali i Luznisë (në kuptimin administrativ në Perandorinë Osmane). Në regjimin e Perandorisë Osmane, Mali i Luznisë ishte njësi administrative e Dibrës së Poshtme, sot Dibra e Vogël (emërtimi Dibra e Vogël është pas vitit 1913, sepse Dibra e Madhe ose Sheheri quhet pjesa e Dibrës që i mbeti ish Jugosllavisë apo Maqedonisë së Veriut sot, kjo për faktin se ajo ka qenë qendra kryesore administrative në Perandorinë Osmane). Luznia ka 6 fshatra: Arap i Epërm, Arap i Poshtëm, Hoteshi, Lishan i Epërm, Lishan i Poshtëm dhe Katundi i Ri (renditja është alfabetike).

Gjeneza e fisit Murrja

Të parët e fisit Murrja, janë fisi Lika. I pari i këtij fisi quhej Lik Kastrati, i ardhur nga fisi dhe fshati me të njëjtin Kastrat i Malsisë së Madhe, i regjistruar për herë të parë me këtë emër nga administrata osmane në vitin 1416. Nga gojëdhënat e transmetuara në dekada e shekuj, thuhet se Lik Kastrati kishte migruar nga vendlindja bashkë me të vëllanë, i cili kishte preferuar të ndalohej në Kukës, ndërsa vetë ai ka ardhur dhe është vendosur në fshatin Lishan i Epërm në Luzni. Për arsye përshtatje me politikat e perandorisë osmane, por edhe tëekstensionit gjeografik, pasardhësit trashëgonin mbiemrat e baballarëve. Nga Lik Kastrati kanë origjinën fiset: Dedja, Demiri, Skuka, Sula, Stafa, Murrja dhe Neziri (renditja ështëalfabetike). Troja (vendi) në fshatin Lishan i Epërm, ku ështëvendosur Lik Kastrati edhe sot quhet lagja Like.

Edhe përse nga fisi Lika kanë rrjedhur fiset Dedja, Demiri, Murrja, Neziri, Skuka, Stafa dhe Sula, në breza e shekuj ështëtrashëguar një lidhje më e afërt e fisit Murrja me fisin Skuka. Ky fakt është edhe realiteti i sotëm, ku Murret edhe Skuket ndjen më afër njëri-tjetrit, por kjo nuk mohon faktin tjetër, që janëvllezër të një gjaku me Dedet, Demiret, Stafet, Sulët dhe Nezirët. Pasardhësit e fisit Lika: Dedja, Demiri, Skuka, Stafa, Sula, Murrja, Neziri edhe sot nuk bëjnë krushqi mes njëri-tjetrit.

Përse Murrja është më afër me Skukën? Një ndër pasardhësit e Lik Kastratit ishte Kuk Lika. Të gjithë pasardhësit fisit apo tëparit Lika, trashëguan emrat si mbiemra, si: Deda (Dedja), Demiri, Kuka (Skuka), Stafa, Sula dhe Neziri, ndërsa fisi Murrja ka një lindje krejt (komplet, totalisht) të veçantë. Kuk Lika ka qenë i martuar me dy gra. Nuk ka gojdhëna nëse i ka patur tëdyja në të njëtën kohë apo i ka vdekur e para, por bashkëshortja e dytë e tij, ka qenë një vajzë nga QafMurra, e cila ishte mbesa e fisit Vladi në Lurë, fis i dëgjuar për të drejtën kanunore nëDibër e më gjerë. Sipas gojëdhënave vajza është marrë nën gjak, që do të thotë ai që merrte për grua vajzën sipas të drejtës zakonore të kohës mund të vritej. Në traditën e kohës cucat (vajzat), kur martoheshin dhe manifestonin personalitet, zgjuarsi, sjellje sociale thirreshin me emrin e fshatit apo të trevës nga vinin. Për shembull, nëse vinte nga Selishta (fshat në Katër Grykët e Dibrës) thirrej Selishte, nëse vinte nga Lura thirrej Lurake, nëse vinte nga Reçi thirrej Reçjane, nëse vinte nga Çidhna thirrej Çillnake, nëse vinte nga Dardha thirrej Dardhnjane, etj. Në rastin tonë, kjo grua thirrje Murre sepse ishte vajzë e Qaf-Murrës. Gojdhëna të pandryshura, tëpatjetërsuar në breza e shekuj kanë transmetuar se kjo grua ishte e zgjuar dhe shumë e fuqishme. Kjo grua nga martesa me Kuk Likën bëri dy djem Halilin dhe Osmanin.

Zgjuarsia dhe fuqia e gruas së Kuk Likës nga Qaf-Murra ështëkthyer në legjendë. Në breza është thënë, se kjo grua i mbante fëmijët e saj të vegjël mbi ngarkesën e druve, bereqetit, krandeve (shkrapave) dhe i ushqente me qumësht. Për shkak të famës, si: fuqia, zgjuarsia e origjna e saj, bëri që fëmijët të identifikoheshin si djemt e Murres. Kështu Halili dhe Osmani trashëguan mbiemrin Murrja (rënditja është alfabetike).

Figura 1 –Origjina dhe gjeneza e fisit Murrja

II

III

I

Lika

Dedja

Demiri

Murrja

Halili

Osmani

Neziri

Skuka

Stafa

Sula

Burimi: Paraqitje e autorëve (Arif Murrja &Xheladin Murrja)

Të gjithë pasardhësit e fisit Lika në fillim ishin në fshatin Lishan i Epërm. Njëri nga vëllezërit Halili u zhvendos nga fshati Lishan i Epërm në fshatin Hotesh. Në lidhje me lëvizjen e Halilit nga fshati Lishan i Epërm në fshatin Hotesh ka dy burime. Burimi iparë, fletë për një zënkë të HaNe do t’i Por evidentojmë se me lëviznjen e Halilit jemi tek brezi i tretë i fisit Lika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here