Home Aktualitet Kreu i KLP mesazh Kuvendit për kryeprokurorin e ri: Vlerësoni meritokracinë dhe...

Kreu i KLP mesazh Kuvendit për kryeprokurorin e ri: Vlerësoni meritokracinë dhe frymën e reformës

79
0
SHARE

Ndërsa ka përfunduar edhe procesi i pikëzimit të secilit prej kandidatëve në garë për mandatin e kryeprokurorit të ri me mandat kushtetues, tashme është bërë edhe renditja e kandidatëve, listë që do t’i dërgohet Kuvendit.

Olsian Çela, prokurori i Krimeve të Rënda renditet i pari, Arta Marku e dyta dhe Fatjona Memçaj e treta.

Parlamenti brenda 30 ditësh voton njërin nga kandidatët, ndonëse secili prej tyre është renditur nga i pari te i treti në bazë të pikëve të grumbulluara nisur nga aftësitë profesionale, menaxheriale, kualifikimet etj.

Pas shpalljes së renditjes, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi tha se nuk beson se prej kandidatëve të këtë animime për renditjen, që i lejon ata brenda tre ditësh duke nisur nga sot.

Po ashtu, Ibrahimi, në kushtet tashmë i mbetet Kuvendit të votojë për kryeprokurorin e ri përcolli edhe një mesazh, për t’u zgjedhur dhe votuar më shumë kandidati me më shumë pikë, i renditur në bazë të meritokracisë.

“Ne shamë shembull me këtë proces që i përgjigjemi skeptizimit, tani kuvendi zgjedh secilin prej kandidatëve e besoj se në frymën  reformës që i mëshon meritokracisë të marrë pozicionin që ne renditëm të parin”, tha Ibrahimi për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here