Home Histori Krahina e Zerqanit ose Gryka e Madhe ka nje histori te lashte.

Krahina e Zerqanit ose Gryka e Madhe ka nje histori te lashte.

562
0
SHARE

ASPEKTE HUMANE TE ZHVILLIMIT TE ZONES

Krahina e Zerqanit ose Gryka e Madhe ka nje histori te lashte.Deshmi te kesaj lashtesie jane gjetjet arkeologjike ne vende te ndryshme si tek “Ura e Qytetit”,”Fusha e Gurres”,”Qafa e Sofraçanit” etj.
Kjo krahine ka qene e banuar qe ne lashtesi.Gjetjet arkeologjike,si tulla,tjergulla,kapitole kolonash te stilit koritnik dhe sende te tjera te kultures materiale,ne vendet e quajtura “Qafa e Qytetit” ne lindje te fshatit Krajke tregojne per lashtesine,autoktonine dhe vazhdimesine e jetes ne kete treve qe ne koherat me te lashta,ne mesjete e ne kohen e sotme.
Ne mesjete Gryka e Madhe quhej Tamadia (Tej Matit).Gryka e Madhe gjithenje ka sherbyer si nyje,ku kalonin rruge qe lidhnin qytetitn e Dibres se Madhe me Matin, Krujen e deri ne Tirane.
Pozita gjeografike strategjike ka bere qe kjo krahine te jete epiqender e zhvillimeve te medha historike e shoqerore ne te gjitha koherat.
Populli i krahines se Zerqanit si gjithe malesia dibrane nuk e njohu asnjehere pushtimin turk,nuk pagoi taksa e nuk dha ushtare.
Ne korrik te vitit 1844,populli i Grykes se Madhe se bashku me 9 Malet e Dibres,nen udheheqjen e Sheh Mustafes,luftoi heroikisht ne fushe te Gjorices kundra forcave turke te komanduara nga Hajredin Pasha.Nga Gryka e Madhe rane ne fushe te betejes 104 deshmore.
Zerqani ka qene ne pararoje te përpjekjeve titanike per liri e pavaresi,eshte perfaqesuar dhe ka luajtur rol te rendesishem ne te gjitha evenimente historike ku vendosej per fatet e Shqiperise dhe te kombit shqipetar.
Nga krahina e Zerqanit ka marre pjese ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit,ne kongresin e Manastirit dhe ne kongresin Dibres,patrioti dhe atdhetari i shquar Sulejman Shehu (Sheh Sula).
Shpallja e pavaresise me 28 Nentor 1912 u prit me gezim nga populli i krahines se Zerqanit,i cili pa te misheruara edhe perpjekjet,luften dhe gjakun e derdhur per liri te shume bijve te tij.
Qeveria e Vlores ngriti ne Zerqan,Nenprefekturen,nder te parat e vendit tone.
Populli i krahines se Zerqanit nuk qendroi indiferent edhe ne ngjarjet e trazirat e medha qe ndodhen ne vendin tone pas shpalljes se pavaresise.Intelektuale dhe atdhetare te kesaj krahine me idete e tyre me perkushtimin,me vizionin qe kishin dhane ndihmese te rendesishme ne kongresin e Lushnjes me 1920,ne administraten e Zogut dhe ne luften nacional-çlirimtare duke e vendosur krahinen e Zerqanit ne Panteonin e nderit te historise sone kombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here