Home Uncategorized “Kërcënohet Lulzim Basha?” Lleshaj takon në zyrë truprojën e kreut të opozitës

“Kërcënohet Lulzim Basha?” Lleshaj takon në zyrë truprojën e kreut të opozitës

181
0
SHARE

RTV Ora ka siguruar një shkresë, që Partia Demokratike i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me një kërcënim ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Në shkresën që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

“Zoti Feim Dollapaj, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha na ka informuar në lidhje me takimin që ju keni patur me të me kërkesën tuaj, ditën e premte datë 14.06.2019 ora 15:00 në zyrën tuaj në Ministrinë e Brendshme. AShtu siç ju i keni kërkuar z. Dollapaj na ka informuar se ju keni informacione të tërthorta dhe të besueshme si Ministër i Brendshëm, mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës zotit Basha dhe se ju prisni përgjigje verbale nëse Basha vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie”, thuhet në shkresë.

Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

“Më duhet tju them se takimi juaj me shoqëruesin e kryetarit të opozitës dhe biseda e zhvilluar me të është jo vetëm e paprecedentë, por tërësisht jashtë standardeve dhe praktikës ligjore, etij dhe profesionale për një ministër të Brendshëm. Me këtë qëndrim ju keni shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështje”

PD kërkon nga ministri informimin në mënyrë zyrtare për këtë informacion, në të kundër ajo thotë se do ta konsiderojë veprimin e Lleshajt si një shantazh për qëllime politike.

“Në emër të PD kërkoj nga ju që të na informoni menjëherë zyrtarisht mbi motivet që ju kanë shtyrë për ta trajtuar këtë çështje në këtë formë të paprecedentë dhe në anashkalim flagrant të ligjit, si dhe të na informoni menjëherë zyrtarisht mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të kryetarit të opozitës, mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës. Në të kundër, PD do ta konsiderojë veprimin tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim”


360grade.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here