Home Sport Juventus me pushime, Roma merr tre pikë të arta për Champions-in

Juventus me pushime, Roma merr tre pikë të arta për Champions-in

66
0
SHARE

Roma ka mposhtur Juventusin kampion me rezultatin 2-0 dhe ka marrë tre pikë të arta në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Presioni ishte mbi verdhekuqtë sepse Atalanta, Milan, Torino dhe Lazio të gjithë kanë fituar këtë fundjavë dhe një rezultat negativ do të kishte qenë fatal.

Juventus ka veshur për të parën herë fanellën që do të përdorë për sezonin e ardhshëm, por ajo se sa duket nuk u ka sjellë fat lojtarëve.

Allegri ka përdorur tridentin Cuadrado-Ronaldo-Dybala  dhe ishte ai i pari që mund të kishte shënuar që në fillim të takimit, por Mirate ka shpëtuar Roma-n.

Portieri ka qenë vendimtar në disa aksione dhe në minutën e 79’ erdhi goli i vendasve i shënuar nga Florenzi.

Mesfushori italian ka finalizuar më së miri pas një aksioni të bukur të kryeqytetasve. Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Edin Dzeko ka dyfishuar rezultatin.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e gjashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here