Home Bota Imamoglu kërkon konfirmimin e fitores në Stamboll

Imamoglu kërkon konfirmimin e fitores në Stamboll

173
0
SHARE

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie të Stambollit i kërkoi të mërkurën bordit të zgjedhjeve të Turqisë të konfirmojë fitoren e tij të ngushtë, pasi në tetë nga 39 zonat zgjedhore të qytetit, nisi rinumërimi i pjesshëm i votave.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pësoi një goditje politike në zgjedhjet e së dielës, ndërsa rezultatet e para treguan se Partia Popullore Republikane në opozitë (CHP) kishte mposhtur partinë e tij, AKP-në në Stanboll dhe Ankara, dy qytetet më të mëdha të Turqisë.

Në Stamboll, kandidati i AKP-së, ish-kryeministri Binali Yildirim, u mposht me një rezultat të ngushtë prej kandidatit të Partisë Republikane Popullore Republikane (CHP) në opozitë, Ekrem Imamoglu.

Partia e presidentit Erdogan paraqiti një ankesë të martën për të kundërshtuar rezultatin në Stanboll, duke kërkuar korrigjimin e parregullsive të supozuara si dhe rinumërimin e votave të shpallura të pavlefshme. Pas shqyrtimit të ankesave, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) urdhëroi rinumërimin në tetë zona zgjedhore të Stambollit.

Zoti Imamoglu i kërkoi Këshillit të Lartë Zgjedhor “të bëjë punën e vet” dhe ta shpallë atë fitues të garës për kryetar bashkie. “Ne duam drejtësi”, u tha ai gazetarëve duke shtuar se “bota po na vëzhgon”.

Nënkryetari i AKP-së Ali Ihsan Yavuz i doli në mbrojtje partisë së tij duke thënë se nuk po ndodh asnjë veprim i paligjshëm. Ai vuri në dukje se diferenca e votave mes kandidatëve (Imamoglu dhe Yildirim) është ngushtuar në më pak se 20 mijë vota.

“Besojmë se e vërteta do të dale sonte dhe të gjithë do t’i pranojmë rezultatet. Të dy Ekrem Imamoglu dhe AKP-ja do të pranojnë rezultatin,” tha ai në një konferencë shtypi.

Nëse konfirmohen fitoret paraprake të kandidatëve të opozitës, CHP-ja do të marrë kontrollin e Stambollit dhe kryeqytetit Ankarasë. Zoti Erdogan, i cili bëri fushatë të fuqishme për AKP-në, ka gjasa të humbasë një pjesë të kontrollit mbi kontratat lokale në këto dy qytete, që ndoshta do të pengojë përpjekjet e tij për ta nxjerrë ekonominë turke nga recesioni./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here