Home Uncategorized Flet Alban Dudushi: Ja ç’bënte kryeministri jashtë transmetimit

Flet Alban Dudushi: Ja ç’bënte kryeministri jashtë transmetimit

223
0
SHARE

Dy ditë më parë kryeministi Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Top Show” për të folur mbi 8 kërkesat e studentëve. Gjatë transmetimit, kryeministri kërkoi shpesh një karrige tjetër për t’u ulur pasi tek ajo që i kishin vendosur nuk po ndihej rehat.

Alban Dudushi ka zbuluar në një lidhje telefonike për emisionin radiofonik “You&me” se Rama gjatë hapësirës publicitare, ka bërë të njëjtën gjë duke i kërkuar moderatorit t’ja ndryshojnë karrigen.

“Me thënë të drejtën kryeministri në pauzë publicitare zihej me mua për karrige. Ne ramë dakort që të mos rrinte i zhytur në kolltuk, por në një karrige më të lartë, në një atmosferë më sportive. Mesa duket ose ka shtuar në peshë, ose gjatësia, nuk e di ça po ajo karrigia nuk i rrinte mirë. Pastaj i vumë edhe një karrige tjetër që për dreq prapë nuk i rrinte mirë dhe u zhyt tek ajo karrigia. Dhe filloi të bëhej edhe paranojak dhe thoshte ore po ma bëni kastile nuk më sillni karrige”, u shpreh Dudushi.


360grade.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here