Home Aktualitet Familja Shehu e Tominit, dhe leksioni i politikes qe “Ndal dhunes dhe...

Familja Shehu e Tominit, dhe leksioni i politikes qe “Ndal dhunes dhe eksperimentin politik me Dibren”. Nga Besnik Alku.

2049
0
SHARE

Familja Shehu e Tominit, dhe leksioni i politikes qe “Ndal dhunes dhe eksperimentin politik me Dibren”.

Nga Besnik Alku.

Dibra nuk eshte laborator politik.

Zgjedhjet e 30 Qershorit do hyjne ne rekordin gines, per menyren dhe procesin qe po organizohen. Por nuk desha te ndalem ne kete fenomen, por ne lajmet ku Dibra eshte ne qender te medias edhe keto dite, ku opozita proteston, dhe ku populli terrorizohet e arestohet naten nga policia.

Se pari. Ne qender te ngjarjes eshte familja Shehu nga Tomini qe dhunohet dhe terrorizohet nga policia. Ngjarja eshte edhe me e rende sepse pa asnje ndiene humane dhe profesionale lendohet nje grua dhe femije, dhe kjo ndodh ne vitin 2019 kur jemi 30 vjet ne demokraci, per nje arsye se je Demokrat dhe merr pjese ne proteste.
Ti polic, qe nuk e meriton ate uniforme, dhe je nje mut polic, duhet ta dish qe fisi Shehu i Tominit, eshte dera me madhe ne Diber. Kjo dere ka prit e ka percjelle mbreter dhe fukarenj, vezire e qafire, pari dhe vegjeli, sepse deren edhe shpine i ka quajtur ” te mikut dhe e zotit”. Te gjithe jane demokrate, por demokrate paster 100%. Nuk kane bere kopromis me asnje, as per vende pune, as per karrige apo kolltuk, as per korrupsion, as per prona, as per leke, as per thase mielli, as per njerez te afert, por vetem per bidje e besim, sepse jane te djathte dhe familje fetare, qe duan lirine dhe besimin ne zot dhe demokracia e solli kete.
Te gjithe jane te ndershem dhe dinjitoze, nuk luajne andej kendej, nuk rrine tek dera e zyrave duke lajkatuar, spiunuar, e kerkuar ofiqe. Punojne dhe ja dalin me djersen e ballit. Jane burreror, krenar dhe bujar dhe prandaj jane demokrate dhe nuk perulen e nenshtrohen. Jane vllazeror dhe miqsore, prandaj kane respektin e gjithe Dibres. Tanin dhe Lutin qe policia po i sulmon me shume, vetem se jane Demokrate, nuk i gjunjezoni dot, vetem ua rritni prestigjin dhe u forconi dinjitetin. Prandaj, ju police ziliqare dhe ju urdherues politike shpirtlige dhe hileqare, ndaloni sulmet dhe bastisjet e familjes Shehu te Tominit se neser turpi do ju mbuloje dhe zoti do ju vrase.

Se dyti, Dibra nuk e meriton te jete laboratori e eksperimenteve politike te Edi Rames. Prandaj keto masa policore qe duken si Palestine, dhe kjo gjendje terrori nuk ju ka hije. Dibra nuk eshte laborator politik. Kudo qe jeni dhe kushdo qe jeni, mos luani me Dibren dhe mos i perdorni Dibranet si kavje.
Dibra eshte e drejte dhe neser do ju mbuloje turpi si me pergjimet.
Zoti e nderofte Dibren , dhe percmi i mbulofte dallaveret dhe matrapazet politik qe luajne me Dibren.
Respekte edhe njehere per deren e madhe te Shehelereve te Tominit, qe jane gjithmone dinjitoze ne kohe dhe momente te veshtira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here