Home Aktualitet Enigmat e proçedimit penal Nr 184 si dosja epike e Dibrës.Nga: Ish...

Enigmat e proçedimit penal Nr 184 si dosja epike e Dibrës.Nga: Ish deputeti i PD z. Xhemal Gjunkshi

99
0
SHARE

Enigigmat e proçedimit penal Nr 184 si dosja epike e Dibrës.
Sa evidente është dosja epike e faktimit të hapur te manipulimit zgjedhor, tjetërsimit të vullnetit popullor, shpërblimeve duke dhënë para apo duke ofruar të mira materiale, premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, kanosja që u është bërë zgjedhësve apo komisionerëve të qendrave të votimit në Dibër nga një grup i strukturuar kriminal me në krye Kryenarkistin e Shtetit:

A e ka regjistruar Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë procedimin penal nr. 184 të vitit 2016, për veprat penale të parashikuara nga nenet 328, 329 dhe 333/a të Kodit Penal dhe a e ka detyrimin për të zbardhur plotësisht çështjen dhe jo zvarritjen e hetimeve?

Çfarë parashikojnë nenet 328, 329 dhe 333/a të Kodit Penal!

Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 50)

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.
Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 328/a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 51)

Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.

Neni 329
Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 52)

Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.
Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Neni 333/a
Grupi i strukturuar kriminal
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 33)

Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.
Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.


Për sa lart përmendëm nenet e Kodit Penal, lidhur me regjistrimin e çështjes, organi i akuzës ka detyrimin ta zbardhë këtë çështje, e cila po zvarritet qëllimisht, ndaj dhe po i drejtojmë disa pyetje prokurores së Krimeve të Renda lidhur me dosjen e njohur si dosja 184:

Për nevoja të veprimeve hetimore, në kuadër të këtij procedimi (të cilat po i zvarrisni për të djegur të gjitha afatet ligjore më qëllim për t’i bërë të pavlefshme) a janë thirrur në prokurori personat e përfshirë në këtë dosje?

A mund t’i jepni përgjigje qytetarëve dibranë dhe publikut të gjerë se sa është numri i personave që janë përfshirë në këtë procedim?

A i keni thirrur këto persona në prokurori për t’i marrë në pyetje?

Po ose Jo!

A kanë qenë këto persona të përfshirë në lidhje me akuzat e parashikuara në tre nenet që përmendëm sa më lart dhe cili ka qenë roli i tyre?

A janë të përfshirë në këtë listë persona kandidatë, emrat e të cilëve janë bërë publike për të kandiduar për Kryetar Bashkie në Qarkun Dibër, të prezantuar para dibranëve nga Kryenarkisti?

Si keni vepruar duke “zbatuar ligjin në këtë rast”?

Ku jeni bazuar që dhatë OK që këto persona janë të pafajshëm dhe kanë të drejtë të kandidojn?

Kush ju dha urdhër që të shkelni mbi betimin që keni bërë?

Çfarë pasojash sjell për qytetarët dibranë në veçanti dhe për gjithë qytetaret në tërësi mbyllja e veprimeve hetimore nga ana juaj e dosjes Nr 184?

Tek urdhri për njoftim nuk keni saktësuar se me çfarë cilësie i keni thirrur:

(persona që kanë dijeni për rrethana të çështjes apo si persona ndaj të cilëve po zhvillohen hetime).

Në rast se kjo qëndron, atëherë po ju them se veprimet tuaja janë të qëllimshme dhe nuk ndihmojnë aspak procesin e plotë të hetimit.

Me këto veprime ju mbroni dhe mbani në qarkullim kriminelë.

Sipas Kryenarkistit ato individë dhe shumë të tjerë janë të pastër për të kandiduar, për të vazhduar duke qëndruar në punë, si në kuvend, në administratën qendrore, lokale, në policinë e shtetit etj.

Me kostumin që ju ka veshur populli, Ju po e minoni këtë proces, nuk po ndihmoni aspak atë që pret jo vetëm populli i Dibrës, por të gjithë qytetarët shqiptarë, atë që presin fëmijët tanë, atë qe ne duhet tu lemë atyre, një shtet ku ka drejtësi, një shtet ku përballë ligjit të gjithë jemi të barabartë, një vend ku ka demokraci dhe demokracia funksionon.

Fatkeqësisht kjo zvarritje kaq e gjatë, është e turpshme, e qëllimshme dhe thellësisht politike.

Kjo tregon se ju jeni kthyer jo vetëm prokurore në shërbim të narkoshtetit, por ju keni përdhosur dhe institucionin i cili duhet të jetë plotësisht një institucion i pavarur nga politika dhe në shërbim të qytetareve.

Institucioni i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në këtë rast ka një përgjegjësi epokale për qëndrueshmërinë e Demokracisë në Shqipëri.
Me punën tuaj korrekte, profesionale, të paanshme ju vetëm forconi dhe lartësoni themelet e këtij shteti.

Sikurse në të kundërtën, me mosveprimet tuaja të qëllimshme, të politizuara, jo profesionale, të njëanshme minoni, shkatërroni themelet dhe forcimin e demokracisë në këtë vend.

Dibranet dhe shqiptaret presin tu ktheni përgjigje këtyre pyetjeve dhe të mbyllni hetimet për Dosjen 184.

Ne emër te qytetarëve te Qarkut Dibër;

Ju lutem distancohuni urgjentisht nga keto kriminelë, mos i ushqeni që ata të shëtisin lirisht, që ata te hiqen si sulltanë dhe të vazhdojnë të përdhunojnë këte popull.
Shërbeni shtetit dhe jo pusht- shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here