Home Kulturë Duam farë vendi, s’duam farë të huaj! Hamdi Skeja!

Duam farë vendi, s’duam farë të huaj! Hamdi Skeja!

120
0
SHARE
Duam farë vendi, s’duam farë të huaj!
Motorrët e fushatës u ndizen si prush e flaka,
Burra, gra, të rinj, të reja, pleq edhe plaka.
Shkon kandidati në fshatin Luzni-Dibër,
hap fjalimin plot premtime në fjalë e sipër.
 
Të nderuar Luzni, sot jam pranë jush,
ju premtoj se gjithnjë do hani mish në prush.
S’do ketë më ushqime me listë në dyqan,
do keni edhe rrugët me ndriçim anemban.
 
Po ma dhatë votën mua veç diell do shikoni,
shtruar tavolinat dhe verë të kuqe do shijoni.
Unë vërtetë s’jam Dibran me origjinë,
por dhe ju që s’keni makina, do ju blej makinë.
 
Mund të ketë ndonjë që s’më ka besim,
po unë e dua Dibrën, siç dua vendin tim.
Aty ngrihet një grua dhe pyetje i drejton,
-Z. kandidat, ti për çfarë kandidon?!
 
Ngrihet kandidati dhe i kthen përgjigje,
zonjë e nderuar, ne bëjmë ligje mbi ligje.
Këtu më kujton “përrallën nga e kaluara”,
ku ligjin e bën Maliqi në trubullta dhe t’kulluara.
 
Po dëgjonin premtimet disa me vëmendje të madhe,
S’do ketë ditë zije sëbashku do hedhim valle.
Një tjetër grua donte të thonte dy fjalë,
s’kishte fol e mjera aq vite sa është gjallë.
 
Z.kandidat, thuaj tëndit kryetar,
se populli s’mund të hajë gjithmon bar.
Kaq vite s’bëri asgjë në këtë vend,
Dhe nuk mund të ndodh siç tha Agolli,
“Një i çmendur të gjithë i çmend”.
 
Heshtja ra aty si gjethet​ në vjeshtë,
mungonte diçka, mungonte një rresht.
Një i moshuar ngrihet të të flas,
nga premtimet boshe gati sa s’po plas.
 
Unë z. kandidat kam një hall të madh sa bota,
unë jam bujk, eci me gomar, jo si ti me rrota.
Arat i mbolla me miser po më doli si krosa juaj,
po plas nga marazi, se s’kam ç’të korr e të bluaj.
 
Një kërkesë kam unë për kryetarin tënd,
Kjo farë e huaj nuk bën prodhim në këtë vend.
Ndaj thuaj kështu kur të shkosh te zyra .
Ne duam farë vendi, jo fara të blera.
 
Unë mendoj ta mbyllim tashmë takimin tuaj,
ne duam farë vendi, nuk duam farë të huaj.
U mbyll takimi në heshtje pa bërë zë,
se çfarë i thanë në Luzni, kandidati s’mori vesh asgjë.
 
© Hamdi Skeja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here