Home Opinion DITA NDËRKOMBËTARE E AKCIONEVE PËR LUMENJTË

DITA NDËRKOMBËTARE E AKCIONEVE PËR LUMENJTË

324
0
SHARE

Çdo vit më 14 mars , mijëra njerëz nga mbarë bota çojnë lart zërin e tyre për mbrojtjen e lumenjve në mbarë botën  – Dita ndërkombëtare kundër pendave. Është dita kur shpërndahen informatat për kërcëmimet me të cilat ndeshen lumenjtë tanë, dhe promovohet alternativa për prodhimin e energjisë elektrike në vend  të asgjësimit të lumenjve. Para gjithë paramendimeve, kjo është një ditë kur mund të bashkohen gjithë adhuruesit e lumenjve dhe duke vepruar bashkarisht të tregojnë se këto çështje nuk janë vetëm lokale, por kanë edhe me  karakter global.

,, Ne të qytetit të Dibrës kemi arsye të festojmë këtë ditë, se pas akcionit shumëvjeçar për shpëtimin e lumit të Radikës e kemi fatin të festojmë fitoren e shpëtimit të Lumit të vogël ( Mala reka). Por gjithësesi mbetën sfida që në tërësi të ruhet rrjedha e lumit të Radikës dhe të degëve të saja nga projektet e planifikuara hidroenergjtike„ – deklaroi Shuip Marku nga Shoqata – Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit .

Në vitin 2010 Republika e Maqedionisë inicoi ndërtimin e mbi 20 hidroelektranave në teritorin e Parkut Nacional të Mavrovës – në të cilat përfshiheshin edhe projektet e ,,Lukovo poles” ( Fusha e Lukovës) dhe Boshko  mosti ( Urra e Boshkut). Thuaj se të gjitha lokacionet e projekteve të parapara hidroenergjetike ndodhen në rajone  të papërshtatshme dhe me vlera të larta natyrore.Ndërtimi i të njëjtave do të paraqiste shfarosje të rrjedhave ujore me gjatësi prej  75 km.

Planifikimet me qëllim që të shfrytëzohen pothuajse të gjitha lumenjtë në Parkun Nacional të Mavrovës për prodhimin e energjisë elektrike, ishin çështje  hetimi për Komitetin e përhershëm të Konventës të Bernës.Në dhjetor të vitit 2015, Komiteti i Përhershëm miratoi Rekomandimin nëpërmjet të cilit kërkohej suspendimi i projekteve hidroenergjetike në Mavrovë dhe vlersimi i i efektit kumulativ ndaj Parkut kombëtar si edhe ndaj pellgjeve të lumenjve.Një vit më vonë të dyja institucionet financiare, Banka botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i refuzuan planet e yre për mbështetje financiare të projekteve ,,Lukovo pole” ( Fusha e Lukovës) dhe ,,Boshko  most” ( Urra e Boshkut).

,, Për dallim nga institucionet financiare ndërkombëtare, investitorët privat vendosën që të mos e respektojnë vendimin e Komitetit të Përhershëm dhe filluan që të vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e projekteve. Dz hidroelektrana janë në ndërtim e sipër: Lumi Kakaçkës dhe Lumiri Beliçicës. Në ndërtim e sipër është edhe ndërtimi i jnë rruge të kalueshme deri te hidroelektrana e planifikuar Galiçka 2” – Deklaruan nga Front 21/42.Lokacione të planifikuara plotësuese për projekte hidroenergjetike nga investitorë privat në Mavrovë i hasim në Rosoçki Potok (Proi i Rosokut), Trebishki potok ( Proi i Trebishtës), Jamska reka ( Lumi i Jamës) , Petilepska reka ( lumi i Petilepës) Leunska reka ( lumi i Leunovës), Krakorniçka reka ( lumi i Krakornicës) dhe Osojski potok ( proi i Osojës ). Momentalisht janë lëshuar koncesione edhe për 4 hidroelektrana: Zhirovniçka reka 5 dhe 6 ( Lumi i Zhirovnicës), ribniçka reka ( lumi i Ribnicës) dhe Jadovska reka ( Lumi i Jadovës) dhe për të njëjtit pritet të fillohet me ndërtimin e tyre në çdo moment. ,,Vendimet për të cilat janë lëshuar koncesionet janë  lëndë ankimi nga muaji maj i vitit 2016” – n Deklaroi Bujarovska

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here