Home Aktualitet Dimër në Pranverë! Reshjet e borës mbulojnë disa zona në vend edhe...

Dimër në Pranverë! Reshjet e borës mbulojnë disa zona në vend edhe dibrën  , parlajmëron ARRSH

39
0
SHARE

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit edhe në dibër

Për të evituar problemet ARRSH njofton se kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet 10 km e fundit, 4-5 cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna.

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here