Home Të tjera Kuriozitete Besëtytnitë e 31 Dhjetorit, çfarë duhet të bëni që t’ju ecë viti...

Besëtytnitë e 31 Dhjetorit, çfarë duhet të bëni që t’ju ecë viti mbarë e të keni më shumë para

247
0
SHARE

Të gjithë në familjet tonë natën ndërrimit të viteve, besojmë apo jo, mundohemi që disa “rite” t’i kryejmë me shpresë se viti I ri do të na sjellë më shumë fat e begati.

Viti i Ri pritet me rituale të ndryshme në vende të ndryshme dhe disa prej tyre I ka treguar për publikun Olesia Leço, eksperte e ‘Bon Ton’.
“Italianët kanë shumë rite dhe janë shumë supersticiozë.

Ata kanë thjerrëzat për natën e Vitit të Ri. Kjo vjen nga antikiteti romak, sepse ata dhuronin disa çanta të vogla me thjerrëza me shpresën se do të shndërroheshin në monedha sepse forma e tyre është e ngjashme. Italianët dalin gjithnjë me monedha në xhep sepse mendohet se ato shumëfishohen. Sipas supersticionit nëse atyre iu kërkon hua natën e Vitit të Ri të japin.

Në Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush në natën e ndërrimit të viteve sepse përkojnë me këmbanat. Rrushi tregon edhe bollëk për ta.
Në Filipine njerëzit mbushin tavolinën me fruta të rrumbullakëta sepse kjo formë ngjan me monedha. Ata po ashtu shkëmbejnë monedha për të ardhura më të mira.

Në Brazil njerëzit vishen me të bardha. Ata po ashtu kanë edhe kapërcimin e 7 dallgëve që janë 7 ditët e javës së çdo viti për të ecur mbarë.
Në Angli njerëzit formojnë një rreth me qirinj të kuq dhe hidhen në mes pa i fikur ato. Në Rumani njerëzit mundohen të lexojnë lëvoret e qepëve për të treguar fatin”, tregoi Leço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here