Home Aktualitet Bën gjestin e madh për gruan që e ofendoi, shqiptari personazh në...

Bën gjestin e madh për gruan që e ofendoi, shqiptari personazh në “SHBA”

132
0
SHARE

Ajo kishte kritikuar lokalin ku Armando punon për faktin se në muret e tij kishte më shumë imazhe burrash sesa grash.

Ndërsa djali me humor i kishte thënë se grave nuk u pëlqen të hanë pica në verë.

Mirëpo, ky koment nuk i kishte pëlqyer Karen Vinacour, e cila i kishte lënë një shënim mbi tavolinë pasi ishte larguar.

“Gratë hanë pica dhe e ke dëgjuar shprehjen se kurrë nuk lënë bakshish”, shkruhej në shënim. Por gruaja nuk e dinte se pikërisht atë ditë do të humbiste një zarf me plot 424 mijë dollarë, i cili do të binte në duart e Armandos.

Ky i fundit kishte pritur disa ditë që i zoti parave të shfaqej dhe më pas kishte kontaktuar një gazetar për të gjetur se kujt i përkiste zarfi.

“I jam shumë mirënjohëse që ofendimi që i bëra nuk e ndali të bënte gjënë e duhur”. Karen i ofroi para Armandos, por ai nuk i pranoi, prandaj Karen po mendon ti mundësojë shkollimin.

Shqiptari ka thënë vetëm një koment për rrjetin televiziv ABC: “Gjeste të tilla na bëjnë njerëz”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here