Home Aktualitet Basha: Të shtunën ju pres në Tiranë, për hallet e Dibrës dhe...

Basha: Të shtunën ju pres në Tiranë, për hallet e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

516
0
SHARE

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po përshkon rrugët e Peshkopisë duke u dhënë dorën tregtarëve dhe qytetarëve të ulur në lokale.

Një grua e ka shoqëruar Bashën për disa momente, e njohur publikisht tashmë: mësuesja që në fund të vitit të shkollës e transferuan në një shkollë shumë larg vendbanimit. Në bashkëbisedimin e tyre ndërkohë u mësua se si deputetja dhe ministrja e PS, olta Xhaçka, bën mbledhje partie me drejtoreshën në ambientet e asaj shkolle.

Po ashtu, disa hapa më tej, një qytetar e ndaloi Bashën dhe i tha: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të deputetit, Ulsi Manjës.

Të gjithë ve Basha u dha një përgjigje: Nuk ka rrugë tjetër, në 16 mars në protestë në Tiranë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here