Home Aktualitet Basha: Çfarë do ndodh në protestë, s’ka zgjedhje në 30 qershor

Basha: Çfarë do ndodh në protestë, s’ka zgjedhje në 30 qershor

99
0
SHARE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin Opinion tha se opozita e së premtes do të jetë paqësore. Sipas tij ai vetë do të marrë pjesë me familjen në këtë protestë.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha.

Çfarē do tē ndodhē mē 30 Qershor?

Mē 30 qershor do tē jetē njē ditē ku nuk ka zgjedhje nē Shqipēri, sepse nē Fletoren Zyrtare tē Republikēs ēē Shqipērisē, e cila ēshtē nēn urdhrat e Ministrisē sē Drejtēsisē, ēshtē botuar dekreti i Presidentit, i cili ka hyrē nē fuqi. Loligji i zbatueshēm nē Shqipēri ēshtē qē mē 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo proces farsē mē 30 Qershor, as nuk do tē ndodhē, as nuk do t’i pērgjigjet askush pērveç lakejve tē qeverisē, as nuk do tē njihet nga askush.

Prandaj, u bēj thirrje shqiptarēve tē jemi tē vendosur, tē jemi tē qetē, tē jemi tē bashkuar, se kētij regjimi po i numērohen minutat e fundit. Tē dalin nesēr masivisht nē protestē, sepse nesēr, bota ka nevojē tē shohē kontrastin midis mes bandēs qē ēshtē ekspozuar nē anglisht dhe nē gjermanisht nē sytē e tē gjithē Perēndimit dhe njē populli europian, qē lufton pēr vlerat themelore europiane tē zgjedhjeve tē lira, tē drejtesisē sē pavarur dhe dhēnies fund tē pandēshkueshmērisē tē kriminelēve dhe politikanēve tē bērē njēsh me krimin. Ejani masivisht nesēr nē protestē!/ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here