Home Aktualitet Sot 5 orë mocion debati kundër vendimit të Metës/ Policia “blindon” Kuvendin

Sot 5 orë mocion debati kundër vendimit të Metës/ Policia “blindon” Kuvendin

75
0
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare, ku është parashikuar 5 orë mocion debati për rezolutën kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën e tij në orën 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës, Mbi aktin e presidentit të republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, policia ka marrë paraprakisht masat duke shtuar forcat e sigurisë.

Mësohet se janë angazhuar para Parlamentit, rreth 250 forca policie, ndërsa perimetri i jashtëm i saj është rrethuar nga gardhi metalik dhe teli me gjemba

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here